Sejdi Peka:Zëri që po i prish qetësinë një Kulle-patericë të Edvinit
Faqja 1 e 1

Zëri që po i prish qetësinë një Kulle-patericë të Edvinit
Sejdi Peka
Nuk e lexoj pothuaj asnjëherë “Shekullin” e Kokëdhimës, jo vetëm se është një gazetë e ekstremit të majtë, e ndikuar nga aferat korruptuese të Edi Ramës, por edhe për faktin se nuk gjen ndonjë gjë të saktë dhe me vlerë në lajmin ose në opinionet që trajton. Por kur një miku im po më kërkonte të dinte se “ky Pëllumb Kulla a është ish i përndjekur politik, se ka shkruar për ju tek Shekulli”, pata kureshtjen të lexoj një letër publike që i dërgonte Kryeministrit të vendit. Është fjala për shkrimin e dt 12 qeshor me titull “A ia vlen të humbësh zërin”. Është për t’u çuditur se edhe në vitin 1997, në momentet më të vështira për kombin, kur falangat komuniste kishin rrëmbyer urat e zjarrit dhe po digjnin Shqipërinë pasi kishin rrëzuar qeverinë demokratike, në gazetën “Republika” të asaj kohe, lexova një shkrim të Pëllumb Kullës. Kam mbetur mjaft i habitur se si ishte e mundur që ambasadori i Shqipërisë në Nju-Jork, po shprehej me një gjuhë të urrejtjes pa kufi të një shpifjeje bastarde kundër Presidentit të vendit të tij. Nga ana tjetër ishte pikërisht ky President që e kishte emëruar ambasador në institucionin më prestigjioz të diplomacisë së botës. Një gjë ishte e qartë në qëllimin e Kullës në atë kohë, se duke e parë Berishën se humbi pushtetin kërkonte të miqësohej me pardonët ish-komunist që kishin marrë pushtetin në Shqipëri, në njëfarë mënyre po luante shumë ndyrë rolin e mercenarit që për ne shqiptarët është mjaft denigrues. Në atë kohë nuk ishte e mundur të komunikoje me e-mail dhe i dërgova një shkrim gazetës “Iliria” të Nju-Jorkut dhe sot e asaj dite nuk e di se është botuar ky shkrim a po jo. Këtë Pëllumb Kullën nuk e kam njohur asnjëherë personalisht por me rastin e vizitës së Presidentit Berisha në vitin 1995 në Amerikë, i ftuar nga presidenti Klinton, rastësisht u ndodha edhe unë në Nju-Jork në pritjen madhështore që shqiptarët e Amerikës i bënë në hotel “Plazza”. Aty, shumë prej patrioteve antikomunistë më të dalluar të diasporës sonë më folën shumë keq për Ambasadorin dhe po përpiqeshin të gjenin rastin që problemin t’ia bënin prezent Presidentit “se ky Kulla është komunisti më i ndyrë që na ka ardhur në Amerikë”. I ndodhur përpara një dileme, nuk isha në gjendje të besoj, por nga ana e tjetër e vërteta ishte në anën e atyre burrave që gjithë jetën e kishin shkrirë për lirinë e Shqipërisë. Pas shumë debatesh, edhe sepse ata kishin qenë miqtë më të mirë të Babait tim të ndjerë, më dëgjuan fjalën se problemin mund ta bënin evident në një rast tjetër si i thonë fjalës “dreqit lëshoja litarin e gjatë, se lidh këmbët e veta”.
Duke hequr një paralele me atë shkrim të asaj kohe, edhe shkrimi në gazetën e Kokëdhimës nuk është aspak më miqësor, përkundrazi është një përpjekje hipokrite e dëshpëruar e Kullës për të përfaqësuar ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, duke iu qarë hallin me atë fabulën e “La Fontenit”. Por shumë shpejt i dalin petët lakrorit të Kullës, kur vetë deklaron: “Unë kam qenë gjithnjë për bojkotin e plotë të zgjedhjeve, por ende ai pak patriotizëm më ka shtytur të mos e humb besimin” (shih gazeta “Shekulli” dt.12 qeshor 2009, “A ia vlen të humbësh zërin”). Pra siç shihet Kulla na tregon se është pak patriot. Ndërkohë unë jam një ish-i persekutuar politik i regjimit komunist që në moshën dyvjeçare kam provuar burgun komunist së bashku me Nënën time të mjerë për arsye se im atë kishte kundërshtuar instalimin e regjimit komunist në Shqipëri e në Kosovë dhe ishte deklaruar “armik i popullit” sipas komunistëve. Në këtë mënyrë fati ishte i tillë që e kam pirë deri në fund kupën me helm të komunizmit, pasi linda pothuaj njëherësh me lubinë komuniste që zbriti nga Uralet dhe pushtoi vendin tim. Por sot, në këtë moshë, jam krenar përpara fëmijëve të mi dhe demokracisë, se nuk i kam shërbyer për asnjë ditë dhe asnjë minutë komunizmit dhe ish-Sigurimit dhe jam në të drejtën time që sa të jem gjallë të luftoj kundër tij. Jam në të drejtën time gjithashtu se do të luftoj sa të jem gjallë në mbrojtje të demokracisë për të cilën jemi sakrifikuar, vrarë dhe pushkatuar, akoma njerëzve tanë nuk u janë gjendur varret. Prandaj Kulla është mjaft i gabuar në përpjekjet e tij për të dhënë opinione në emër të ish-të persekutuarve politikë. Sipas tij, Kryeministri duhet “ta lexojë letrën e tij me qetësi, se shoqatat me prirje të pastra antikomuniste, që ju shpërfillët në këto dekada, kanë shpallur largimin nga ju dhe po i përkëdhelin shpresat në mitingje të tjera”. Kjo është një hipokrizi e paparë dhe një mashtrim ordiner. Shoqata Antikomuniste e Ish të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me degët e saj në të gjitha rrethet e Shqipërisë, është e përcaktuar me një vendim të posaçëm të Këshillit Kombëtar, që në themelimin e saj, se është e vendosur të përkrahë PD, jo vetëm të përkrahë por pothuajse të gjithë ish-të përndjekurit anëtarë të kësaj shoqate janë njëkohësisht edhe anëtarë dhe aktivistë të dalluar të PD. Kjo shoqatë është e vetmja në Shqipëri që është anëtare e shoqatës ndërkombëtare të ish-të përndjekurve politikë me qendër në Berlin. Është mjaft kuptimplotë fakti se nga dt.4-6 Prill të këtij viti, me iniciativën e shoqatës tone dhe ftesën e saj është mbajtur në Tiranë Kongresi Ndërkombëtar i Ish-të Përndjekurve Politikë nga regjimi komunist. Në këtë kontekst Kulla nuk ka pse të gatuajë petulla me ujë në përpjekje për të mashtruar opinionin se gjoja “ish të përndjekurit i paskan kthyer krahët Berishës”. Kulla qenka shqetësuar se ish të përndjekurit duhet që në zbatim të ligjit të paraqesin dokumentacionin e duhur për dëmshpërblimin, ndërkohë nuk tha asnjë fjalë se e majta ish-komuniste në tetë vite të qeverisjes së vet nuk pranoi të merret fare me problemin e tyre. Urrejtja patologjike i ka verbuar logjikën Kullës, kur shkruan se “ne për një gjysmë shekulli kemi qenë larg dhe në armiqësi me dy superfuqitë e nuk na pushtoi kush. Kush e kërcënon lirinë e Shqipërisë, që më së fundi futja në NATO na e garanton? Askush” (Po aty). Edhe po të ngrihej nga varri si lugat E.Hoxha nuk mundte të përpilonte një mendim më absurd antikombëtar dhe një gënjeshtër monstruoze të tillë, që do të ia kishte zili edhe enveristi më fanatik i kohës tone. A nuk ishte në vitin 1998 Milosheviçi kur deklaronte: “Shqipërinë e pushtoi vetëm me gjuetarët e armatosur me çifte të Beogradit”. Dhe me të vërtetë në atë kohë Shqipëria në gjendjen që ishte katandisur shteti shqiptar pas rebelimit komunist të vitit 1997, nuk ishte e mundur që të përballonte as për një orë makinën ushtarake të kasapit të Ballkanit nga qeveria socialiste që kishte marrë pushtetin. Ndërkohë Berisha, në vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike do të deklaronte botërisht se - në rast të një sulmi serb mbi Kosovën, populli shqiptar do të reagojë si një trup i vetëm.-Në vitin 1999,sulmi ushtarak serb mbi Kosovën dhe genocidi, bënë që një milion kosovarë të strehoheshin në Shqipëri të ndjekur nga terrori më barbar i historisë së Kosovës. Dhe shteti shqiptar nuk mundej në atë kohë që të përballonte agresionin serb dhe Shqipëria do të përjetonte pushtimin më kriminal e barbar në historinë e tij, në qoftë se nuk do të ishte ndërhyrja e vendosur e NATO-s. Në këtë pikëpamje Kulla është shumë më naiv se një fëmijë kopshti që sa ka filluar të mësojë shqipen dhe shfaqet në pozitat e një mashtruesi që falsifikon historinë. Sa banale tingëllon thirrja histerike e Kullës, në kulmin e dëshpërimit, për fitoren e madhe të shqiptarëve kundër Kryeministrit të vendit: “Lëreni pra NATO-n, se nuk është kushedi çka dhe ruajeni zërin” (po aty). Të injorosh hyrjen e Shqipërisë në NATO, këtë nuk kanë pasur guximin ta bëjnë as enveristët më fanatikë të kohës sonë. Edhe një lajthitje tjetër e Kullës në shkrimin e sipërpërmendur kur shkruan duke iu drejtuar Kryeministrit: “Ju nuk e kuptoni dot këtë, pasi atë të atëhershmen ju vazhdoni ta quani liri dhe pushtimin enverian nuk ua bën zemra ta quani historikisht më të egrin që ka parë Shqipëria” (po aty). Mendoj se nuk ka shqiptar që nuk e ka dëgjuar Berishën të deklarojë me qindra here publikisht dhe të denoncojë regjimin komunist të E.Hoxhës - si më të egrin dhe më barbarin që ka shënuar historia e vendit tonë në shekuj. Dhe megalomania e Kullës vazhdon më tej duke shkruar kundër Kryeministrit të vendit të vet: “Kështu po ndodh edhe në jetën tuaj politike: i fundit në përmbysjen e komunizmit; i fundit në dënimin e diktaturës; i fundit në reforma; i fundit në NATO;i fundit në antarsimin në BE; i fundit në lëvizjen tej kufijve”. Për tranzicionin e stërgjatur të Shqipërisë post komuniste, Kullës nuk ia bën zemra të akuzojë në asnjë frazë ish-komunistët dhe ish sigurimsat që përbëjnë elitën e PS-së, që i vunë flakën Shqipërisë me revolucionin bolshevik të vitit 1997 dhe tetë vitet e mbrapshta të qeverisjes së tyre që e ngujuan Shqipërinë në hapa prapa në rrugën e vështirë të demokracisë. Me sa shihet në këtë këndvështrim, Kullës nuk ia kap radari që të zërë në gojë ish-Sigurimin komunist, strukturën më kriminale të diktaturës komuniste. Shumë njerëz që i kanë shërbyer regjimit komunist në mënyra të ndryshme, e kanë pasur shumë të vështirë t’i shërbejnë demokracisë. Me ndërgjegje të vrarë nuk kanë mundur të gjejnë vendin e tyre në shoqërinë demokratike dhe për këtë shumë here akuzojnë demokracinë duke bredhur nga një parti politike në një tjetër.
Për hir të së vërtetës më duhet të them se Kulla në shkrimin e tij në gazetën e Kokëdhimës, ka shënuar një fjalë të urtë të popullit të cilën ai e ka përvetësuar si të “viseve të tij”. - I pabesi është më i urryer se hasmi - shkruan Kulla. Dhe unë në fund po i bëj një pyetje Pëllumb Kullës; kush është në këtë rast i pabesi? Përpjekjet për të bërë patericën e Edi Ramës në këtë fushatë elektorale janë të destinuara të dështojnë me turp dhe aq më tepër nga një ish-ambasador i qeverisë demokratike.
(Autori është sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Anti Komuniste të Ish të Përndjekurve Politikë - Dega e Tiranës).

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Peka: Maskarada e fundit e maskarenjve
» Sejdi Peka: Lugati komunist që u shfaq në Fier
» Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj
» Sejdi Peka: Secili duhet të kërkojë të ndahet nga e kaluara ish-komuniste
» Sejdi Peka:Një botë soc-komuniste, plot spiunë me maska e makiazhe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi