Sejdi Peka: Lugati komunist që u shfaq në Fier
Faqja 1 e 1

Lugati komunist që u shfaq në Fier
Nga Sejdi Peka
Shumë herë në shkrimet e mia kam theksuar se komunizmi është përmbysur si sistem, por kufoma e tij që bie erë kërmë lëshon lugatin e vet që endet nëpër Europë dhe sidomos në Shqipëri t’i bëjë gjëmën demokracisë. Se komunizmi ka qenë dhe mbetet armiku më i egër i demokracisë. Çfarëdo lloj iluzioni se komunizmi ka vdekur është një ëndërr në diell. Metastazat e atij regjimi të urryer e kriminal po i vuan demokracia në Shqipëri, në rrugën e saj të vështirë. Pa luftuar komunizmin në gjithë kompleksitetin e vet si sistem, por edhe si mentalitet, pa e dënuar komunizmin dhe çdo shfaqje të ideve të tij që prodhojnë varfëri, pakënaqësi, destabilitet dhe regres, demokracia në Shqipëri është seriozisht e kërcënuar.
Nga ana tjetër duke qenë se falangat komuniste janë të patrazuara në elitën e Partisë Socialiste dhe strukturat e ish-regjimit komunist janë të organizuara me të gjitha potencialet e tyre, populli shqiptar është në një humbje kohe në rrugën drejt Europës, çka ka qenë dhe mbetet ëndrra e brezave tanë në shekuj.
Nuk mundet të mbetesh pa u indinjuar si njeri dhe si qytetar kur natën e 2 Korrikut turmat e organizuara nga monstra e diktaturës komuniste Gramoz Ruçi, sulmonin qendrat e numërimit të votave në qytetin e Fierit. Ishte pamja e frikshme që të kujtonte revolucionin bolshevik të vitit 1997, kur pikërisht ky njeri-monster u printe turmave dhe falangave të ish-sigurimit komunist që i vunë zjarrin Shqipërisë dhe përmbysën qeverinë demokratike. Ishte një akt i turpshëm dhe një thikë pas kurrizit kundër gjithë popullit shqiptar që pas një dite të qetë të 28 Qeshorit, ku shkoi dhe paraqiti me vullnetin e tij të lirë verdiktin për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, opinioni dhe institucionet demokratike të Europës e Amerikës, shikonin në mes të Europës pamjet e një vendi si Irani. Gramoz Ruçi, me një fytyrë të përçudnuar, gjithë mllef dhe urrejtje, në atë orë të vonë të natës do të deklaronte publikisht se “vetëm mbi trupin tim do të kalojnë”. Nuk është shumë e largët ajo kohë e vitit 1991, kur pikërisht ky ish-kriminel komunist deklaronte se “Partia Demokratike do të formohet në Tepelenë pasi të kalojnë demokratët e Tepelenës mbi trupin tim”. Partia Demokratike në Tepelenë u formua në atë kohë dhe Ruçi iku i turpëruar, me bishtin në shalë. Edhe tani, vetëm pas pak orësh të asaj nate të gjatë, nën presionin e mediave dhe të institucioneve ndërkombëtare, përsëri Ruçi do të hante turpin me bukë dhe si dhi e zgjebosur do të urdhëronte turmat e atyre njerëzve të mashtruar, “tani ikni në shtëpi”. Ky armik i egër i demokracisë në veprimin e tij kishte një qëllim ogurzi kundër popullit dhe atdheut: të pengonte edhe njëherë tjetër si në vitin 1997 shqiptarët t’i bashkohen familjes europiane duke paraqitur imazhet e një vendi pa stabilitet dhe që nuk mundet të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, duke e ditur se ky është kushti themelor për shqiptarët që vitin tjetër të lëvizin pa viza në të gjithë Europën. Nga ana tjetër ky është edhe premtimi që Kryeministri Berisha u ka bërë shqiptarëve në fushatën elektorale. Në Parlamentin e ardhshëm përsëri kjo monstër kriminale do të mundej të akuzonte Berishën “për premtimet e pambajtura”. Në ndihmë të tij, atë natë të frikshme kishin ardhur edhe të tjerë si Kastriot Islami që në vitet e para të pluralizmit politik do të deklaronte se “u duhen thyer kafkat demokratëve”. Erdhën edhe pinjoj të tjerë të ish-kriminelëve të diktaturës komuniste si Saimir Tahiri me pamjen e një rrugaçi, që tani u bë deputet apo Dashamir Myslym Peza, i biri i një tjetër emri kriminal të komunizmit. Populli dhe demokratët e Fierit u distancuan nga veprimet ogurzeza të ish-kriminelëve të diktaturës komuniste. Me gjakftohtësi dhe tolerancë populli i Fierit tregoi se nuk është më bastion i të majtës ish-komuniste. Është me të vertetë shumë për t’u çuditur si mundet të ndodhë që krimineli dhe armiku më i egër i pluralizmit në Shqipëri, ish-Ministri i Brendshëm i sigurimit komunist, autori përgjegjës i masakrës që përgjaku Shkodrën me 2 Prill 1992, të zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Por duket se është koha e fundit e këtyre monstrave në politikën shqiptare. Shumë shpejt populli shqiptar do t’i hedhë në koshin e plehrave të historisë. Sovrani popull këtë radhë e largoi nga politika për të mos ia parë kurrë më bojën Skënder Gjinushit, ish-Ministrit komunist të Ramiz Alisë. Kjo më duket një fitore e madhe e përbashkët në zgjedhjet e 28 Qeshorit. Pa asnjë dyshim, ky verdikt tregoi se populli shqiptar tanimë është në rrugën e duhur. Ai me zgjuarsi tregoi se nuk mundet të pranojë të qeveriset nga Edi Rama një njeri skizofren dhe me vese pinjoll i ish-kriminelëve të diktaturës, duke e larguar nga politika dhe se shumë pak kohë i ka mbetur të fshihet pas karrikeve në Bashkinë e Tiranës. Duket se nuk do t’ia shohim më bojën Erion Velisë, një pinjolli të paturpshëm të së kaluarës komuniste, një rrugaçi ordiner që po përpiqej të bëhej udhëheqësi monster i asaj pseudo partie që quhej me emrin e turpshëm “G 99”. Përsëri edhe në këtë pike populli ynë tregoi zgjuarsinë e trashëguar në shekuj për identitet kombëtar. Mazhoranca e Partisë Demokratike dhe Kryeministri Berisha kanë treguar se janë formacioni i fjalës së mbajtur që do ta transformojnë Shqipërinë shumë shpejt në kuadrin e reformave demokratike në një vend të prosperitetit dhe shpresave të mëdha. Kryeministri Berisha nuk ka asnjë dyshim se do të kryejë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë nga regjimi komunist. Edhe kjo shtresë fisnike e popullit shqiptar, e vuajtur nga komunizmi dhe e sakrifikuar për aspiratën e lirisë dhe demokracisë, tregoi edhe njëherë tjetër pjekuri politike duke votuar masivisht për Partinë Demokratike. Tentativat për të mashtruar në emër të disa partive gjoja të djathta dhe për të tërhequr drejt tyre në zgjedhje ish-të përndjekurit politikë dështuan. Ideatorët e këtyre partive mbetën me gishtin në gojë dhe ish-të përndjekurit treguan edhe njëhere tjetër se kanë qenë e mbeten formacioni më vital i Partisë Demokratike dhe i Kryeministrit Berisha. Por nga ana tjetër Kryeministri Berisha nuk mundet të harrojë që sa më pare të jetë e mundur të ridërgojë në Parlament ligjin e “hapjes së dosjeve” të ish-Sigurimit komunist. Këtë radhë Gramoz Ruçi dhe kompania e ish-sigurimsave të regjimit komunist që janë ulur këmbëkryq kudo në institucionet dhe në administratën shtetërore duhet të largohen sa më parë të jetë e mundur nga jeta politike. Hapja e dosjeve do të jetë reforma më e qëlluar për mbrojtjen dhe funksionimin e demokracisë. Vetëm kështu mundet të realizohet dënimi i krimeve të komunizmit. Orvatjet e Edi Ramës për të mbushur edhe një herë tjetër Parlamentin shqiptar me spiunë dhe pinjoj të kriminelëve të diktaturës duhet penguar. Ligji duhet të jetë i tillë që ish-sigurimsat e regjimit komunist të largohen edhe nga Parlamenti, si një kërkesë emergjente e Asamblesë Parlamentare të KE-së. Hapja selektive e dosjeve do të ishte një veprim i gabuar në rrugën e vështirë të demokracisë. Në librin e Aleksandër Solzhenicin, laureat i çmimit Nobel, në rreth 1700 faqet e “Arkipelagu Gulag”, nuk kam gjetur qoftë edhe një rast që një ish-bashkpuntor i sigurimit sovjetik të mos kishte dëmtuar njeri në veprimtarinë e tij të spiunazhit. Ulërimat se kushedi çfarë do të ndodhë me hapjen e dosjeve vijnë pikërisht nga ish-sigurimsat e regjimit komunist. Me këtë rast dua të theksoj faktin se janë me qindra e mijëra dëshmitarë të gjyqeve politike që kanë dënuar njerëz me dëshmitë e tyre dhe asnjë gjemb në këmbë nuk u hyri nga ish-të dënuarit politikë të diktaturës. Janë dhjetëra ish-prokurorë, hetues e gjyqtarë që akoma kapardisen në organet e drejtësisë, të cilët kane dërguar njerëz të pafajshëm përpara skudrave të pushkatimit, bile ca syresh edhe kane pashkatuar njerëz me dorën e tyre. Shpirtrat e atyre që vdiqën dhe të familjarëve të tyre që akoma po u kërkojnë varret, duhen qetësuar. Duhet të marrë fund edhe ankthi i atyre ish-bashkëpunëtorve të sigurimit që kanë mbetur akoma vasalë të operativëve të ish-Sigurimit që sot akoma janë ulur këmbëkryq kudo nëpër institucione.
Është një fakt që s’doja ta besoja, por mafia ish-komuniste me Edi Ramën në këto zgjedhje ka derdhur miliona euro për të blerë votën e shqiptarëve. Edi Rama i konsideruar si njeriu më i pasur i Ballkanit ka shkuar në këto zgjedhje me shpresën se shqiptarët mundet të blihen me para. Nëpërmjet sekserëve të organizuar të PS, kanë hyrë shtëpi në shtëpi për të blerë votën e shqiptarëve. Me këtë rast dua t’i shpreh mirënjohjen time Shkëlzen Maliqit dhe të shquaj faktin se sondazhi i “Gani Bobit” është deformuar në qytetet e mëdha pikërisht nga kategoria e ish-sigurimsave në administratën shtetërore, të cilët nga frika i kanë deklaruar votën PD-së, por në fakt votuan Edi Ramën.
Lugati komunist që u shfaq në Fier duhet të na kujtojë edhe njëherë tjetër se komunizmi nuk ka vdekur. Komunizmi mbetet një rrezik real për funksionimin e demokracisë. Reformat në këtë drejtim duhet të jenë mjaft radikale. Këtë po e kërkojnë me këmbëngulje institucionet demokratike të Europës dhe Amerikës si kusht themelor për t’ju bashkuar familjes europiane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdi Peka: Maskarada e fundit e maskarenjve
» Sejdi Peka: Secili duhet të kërkojë të ndahet nga e kaluara ish-komuniste
» Sejdi Peka: Aleanca Kuq e Zi si lëvizje haxhiqamiliste dhe kush fshihet prapa saj
» Sejdi Peka:Zëri që po i prish qetësinë një Kulle-patericë të Edvinit
» Sejdi Peka:Një botë soc-komuniste, plot spiunë me maska e makiazhe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi