Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook

Shko poshtë

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook  Empty Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 26, 2011 1:37 am

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook

Reportazh special nga New York - Beqir SINA

Ish Kryeministri Tony Blair i dha merita presidentit te pare te Kosoves dr Ibrahim Rugoves, dhe çmoi lart dhuraten e tij nje kristal nga Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh merr nje vlere te jashtezakoneshme, duke na treguar se "Çfare vlere te madhe kan pasur ato guret e Kosoves qe i ndjeri Rugova i pate dhuruar burreshtetasve- nga mbare bota, gje qe e ka ber te njohur Kosoven ne arenen nderkombetare"

NEW YORK CITY : Planifikimit i mbajtjes se kesaj ngjarje, te veçante e te rendesishme, ne sallen e famshme te qytetit te New Yorkut, Gotham Hall ishte gjithçka e perkryer. Ne Gotham Hall, mbremja e 15 -te "Annual Awards Gala "mori nje vemendje te jashtezakonshme dhe me te vertete mund te quhet "nje nate e paharrueshme per shqiptaret e Amerikes ne Nju Jork".

Kjo per vete faktin se Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) organizoi me rastin e 15- vjetorit te themelimit te kesaj organizate, mbremjen jubilare te 15 -te "Annual Awards Gala . Darke vjetore e cila kete vit nderoi ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin e “Duarve te Shpreses” (Hands of Hope) – per kontributin e tij historik qe dergoi ne pavaresine e Kosoves.

Ne kete eveniment Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) kujtoje dhe nderoje, edhe jeten e ambasadorit Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “Arritje Gjate Jetes” (Lifetime Achievement Award), nje diplomat amerikan dhe i derguari i posaçem presidencial per Ballkanin – per guximin e tij te jashtezakonshem diplomatik, per te sjelle paqe per njerezit e Ballkanit. Holbrooke vdiq dhjetorin e kaluar, ndersa mirenjohjen per “Arritje Jetesore” e mori miku i tij i perjeteshem ambasadori Frank Wisner.

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ne programin e saj gala i vitit 2011, ne ne sallen e famshme te qytetit te New Yorkut, Gotham Hall perkujtoje me kete rast edhe 20-vjetorin e riperterirjes se marredhenieve SHBA-Shqiperi. Qe sipas Sekretares se Shtetit te SHBA-se, Hillari Rodham Klinton, “ky pervjetor perkujton partneritetin tone, na perkujton perparimin e bere dhe nenvizon premtimin per te ardhmen e Shqiperise… derisa ne vazhdojme te punojme se bashku, per njezet vitet e ardhshme dhe me shume se aq.”

Ne kete eveniment moren pjese Ambasadore dhe Ministra te shteteve te rajonit, anetare te Departamentit te Shtetit te SHBA-se, USAID, represantues te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi, ne Kombet e Bashkuara, veprimtare e aktivistet e rendesishem te komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe biznesmen e afaristet nga rajoni dhe diaspora, dhe udheheqes lokal nga komunat ne Kosove(Peja dhe Prishtina), Mal te Zi(Tuzi) dhe Maqedonia(Tetova).



Te pranishem edhe kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, zevendeskryeministri i Maqedonise, Musa Xhaferi, ambasadorja e SHBA ne Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, zevendesndihmessekretari amerikan i Shtetit per Evrope dhe Euroazi, Philip Reeker, kongresisti Eliot Engel, Ministri i Jashtem i Malvines Shahid, Ministri i Jashtem e Batus, ambasadori Frank Wisner, zvendes kryeministri i pare i Kosoves , zoti Behgjet Pacolli, ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i Pergjitheshem i Shqipersie ne SHBA, zoti Dritan Mishto, ambasadori i Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu dhe diplomatet e tjere te Kosoves, ne New York, dhe nga Insituti Amerikan per Paqe, David Philips, si dhe kryetari i Komunes se Pejes, zoti Ali Berisha, Kryetari Komunes Urbane te Tuzit, Nikolle Gegaj.


Darken e 15 te, vjetore te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, e udhehoqi Drejtori Egzekutiv i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, ndersa e pershendeti edhe Presidentja e Kosoves zonja Atifete Jahjaga, Kryeministri Berisha, ambasadori Riker dhe ambasadori Visner, si dhe aktoria e Hollivudit Eliza Dushku dhe modelja e njohur shqiptare ne SHBA-es, Emina Çunmulaj.

Darka vjetore e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, u hap me intonimin e hymneve kombetare te Shqiperise dhe ai i SHBA, kenduar nga John Krasniqi.

Folesi kryesore ishte presidenti i KKSHA, Martin Shkreli, i cili ndertetjera ka vleresuar edhe arritjet e Kosoves dhe Shqiperise si dhe perparimin qe ka bere çeshtja shqiptare sot ne Ballkan.

Ne kete eveniment, fjalen kryesore e mbajti Presidentja e Kosoves zonja Atifete Jahjaga, e cila u shpall dhe anetare nderi e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan.


Ne fjalen e saj zonja Jahjaga, tha se “Jam e nderuar qe marre pjese ne kete darke qe na tubon neve shqiptareve dhe miqte tane. Kryeminister Bler, eshte nje nder te te kemi sonte ne mes nesh dhe une dua te falenderoj per udheheqjen tuaj, vizionin tuaj dhe te kontributit te madh qe çoi ne lirine e Kosoves. Ne jemi ne ndertimin e nje shteti te forte qe do t’ju beje krenar."

Une gjithashtu dua te nderoj kujtimin e z. Richard Holbrooke, i cili nuk eshte me me ne per perpjekjet e tij te palodhura diplomatike dhe per kushtimin e tij te gjate per paqe ne Ballkan. Ne emer te Kosoves, faleminderit!
Ndjehem shume e nderuar qe t’Ju drejtohem Juve, bashkekombes te mi dhe qytetare te respektuar te kesaj bote te lire, me ndjenjat e respektit te thelle, sepse idealet qe ju perfaqesoni jane nje gershetim fatlum i lirise dhe miqesise midis popujve.
Deshiroj te permend ketu kontributin e shoqatave patriotike, te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane qe vepruan ne SHBA, dhe sidomos deshiroj te permend vepren e presidentit Ibrahim Rugova, liderin e pluralizmit ne Kosove, qe projektoi idene e miqesise ne mes Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ideali i lirise, i cili qendron i brumosur ne themelet e botekuptimit te qyteterimit amerikan eshte bere vlere e perbotshme dhe sherben si frymezim per te gjithe popujt e mbare rruzullit, duke respektuar vlerat themelore te lirise dhe te dinjitetit njerezor.

Ne jemi udheheqes te dy vendeve tona, te nje kombi, qe kemi mandatin e popullit, qe kemi nje ideal per nje vizion dhe qe ketu nuk jemi te mbledhur vetem nga fakti se flasim nje gjuhe dhe jemi bashkekombes, por nga vlerat qe i perçojme per te ndertuar nje te ardhme me te ndritur per popullin tone, duke qene te perkushtuar per demokracine dhe per civilizimin evropian.

Nderkaq, duke e dorezuar çmimin Duart e Shpreses, ish kryeminisrtit te Anglise Tony Blair, Kryeministri i Kosoves Hashim Thaqi i dhuroi atij nje kopje te "Deklerates se Shpalljes te Pavaresise se Kosoves - 17 Shkurt 2008"

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, duke marre kete çmim te cilin ai e vlersoje larte, dhe e quajti nje nder qe po i behej nga shqiptaret, tha se: "Kosova ka zene nje kapitull te veçante ne zemern time."

"Kur Kosova, theksoi Bler doli si nje problem ne fund te vitit 1998 dhe shpertheu ne muajt e pare te 1999-es, ana e mprehte e politikes se jashtme dhe vendimmarrjes u be ne fakt urgjente dhe e dhimbshme. Ne thelb, problemet e shkaktuara ne prag te shperberjes se Jugosllavise, perfshire renien e Murit te Berlinit, ishin ende te pranishme."

"Une mesova shume gjera nga ajo çfare ndodhi ne Kosove, atehere per qeverisjen, per udheheqjen, per veten time. Kur i rikthehem ne mendimet e mija tani kujtoje si u zhvillua situata, dhe mahnitem se si kjo ndryshoi gjithashtu plotesisht qendrimin tim ndaj politikes se jashtme, te atehershme." tregoje zoti Bler
Ish Kryeministri Tony Blair i dha merita te medha presidentit te pare te Kosoves dr Ibrahim Rugoves, dhe çmoi lart dhuraten e tij nje kristal nga Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh, duket se merr nje vlere te jashtezakoneshme, duke na treguar se "Çfare vlere te madhe kan pasur ato guret e Kosoves qe i ndjeri Rugova, i pate dhuruar burreshtetasve - nga mbare bota, gje qe e ka ber te njohur Kosoven ne arenen nderkombetare"

Ish Kryeministri Bler, foli me pase per ate se perse ai ishte i pari ne ate kohe, njeriu qe mbrojti tezen e nderhyrjes ushtarake per zgjidhjen e asaj çfare po ndodhte ne vitin 1999 ne Kosove . Ai tregoi se cila ishte ndenja qe e shtyu ate te marre ate vendim te veshtire, ne nje kohe qe populli i tij kerkonte qe ai t'i kushtohej me shume vendit te tij sesa Kosoves. Me pase duke rrefyer perse mbajti kete qendrim, si u veprua, si dhe per takimin me Ibrahim Rugoven, i cili asokohe i kishte dhuruar nje gure te kristalte, ai nenvizoje : "Ky ishte nje Gure i cili, tha Zoti Bler, u be me vone inspirimi i im shpirteror, per te ndihmuar popullin e Kosoves dhe te beja ne ate periudhe, ate qe edhe une bera per Kosoven qe ajo te ishte e lire dhe e pavarur, te jentonte me dinjitet dhe krenare."

"Ibrahim Rugova, tha ish kryeministri britanik i asaj kohe, me dhuroi nje kristal, duke me thene ; "Merre kete gure nga Kosova, dhe sa here t'a shohish ate , kujtoje popullin tim - i cili sot po vuan dhembjen e madhe, dhe eshte duke luftuar per liri, dinjitet dhe krenari".

Ne fillim te fjales se tij Kryeministri i Kosovess zoti Hashim Thaqi duke iu drejtuar ish Kryeministrit te Britanise, zotit Tony Blair, tha se :" Ju lutem me lejoni te filloj duke ju falenderuar ne emer te Qeverise dhe popullit te Republikes se Kosoves per mbeshtetjen e juaj per lirine ne Kosove dhe paqen ne Ballkan."

"Para dhjete vitesh, tha zoti Thaqi, ne patem viziten e z. Blair ne Kosove, menjehere pasi lufta mbaroi.
Ishte nje kohe shume e veshtire, mbi nje million njerez te cilet ishin refugjate gjate luftes u kthyen prape.
Atyre ju nevojiteshin shtepi per banim, siguri, dhe paqe. Kosova ishte e shkaterruar dhe gjerat bazike mungonin.

Atehere ishte koha, kur bashkesia nderkombetare e kuptoi se ishte me lehte te ndaleshin diktatoret zemerlig se te ndertohej nje shtet i suksesshem.Jam shume krenar sot te jem ne kete vend me kaq shume miq per t’i thene diçka shume te rendesishme z. Blair"

Zevendes ndihmes sekretari i Shtetit, per Evrope dhe Euroazi, Ambasadori Philip Reeker shprehu nderin qe ishte ftuar ne te njejten darke me ish-kryeministrin Tony Blair dhe e lavderoi per rolin e tij per vendosjen e paqes ne Ballkan.


Ai vleresoi lart edhe diplomatin Holbrooke, me te cilin kishte punuar ngushte: “Te gjithe ne Departamentin e Shtetit, sidomos ne qe punojme me Ballkanin u hidheruam shume kur mesuam per vdekjen e Richard Holbrooke”, tha ai. “Une kam pasur fatin e madh te punoja ngushte me te dhe kontributi i tij per vendosjen e paqes ne Ballkanin Perendimor nuk do te harrohet kurre”.

Reeker i cili tha se po fliste ne emer te Sekretares se Shtetit çmoi fjalet e ngrohta te kryeministrit Sali Berisha per Shtetet e Bashkuara dhe proamerikanizmin e shqiptareve, u shpreh se ai dhe zevendes-Sekretari i Shtetit Bill Burns e kishin te qarte se Amerika kishte gjetur te Shqiperia nje mik te vertete.

“Jam shume krenar qe bashkohem me ju ketu per te festuar edhe 20-vjetorin e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise”, tha Reeker, duke shtuar se javen e ardhshme ne Tirane, do te festohet ri-hapja mbas 52 vjeteve i Ambasades ne Tirane.

Ai vleresoi marredheniet e mira qe Shqiperia ka krijuar me vdendet fqinje sidomos me Kosoven dhe Maqedonine, “ku une kam qene ambasador per disa vite”, u shpreh Reeker. Ai vleresoi kohen e re qe kishte ardhur ne Ballkan kur vendet bashkepunonin dhe ishin te hapura me njera-tjetren. Ai velresoi dialogun mes Kosoves dhe Serbise dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi ne politiken pozitive te Kosoves.

Ambasadori Reeker vleresoi bashkepunimin e Departamentit te Shtetit me KKSHA-ne si nje organizate shume serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, qe ka sjelle nje numer grash dhe vajzash per t’i pergatitur ne Washington dhe qe jane udheheqese ne shoqerine kosovare. Bashkepunimin me USAID etj.

Ne kuadrin e veprimtarive humanitare, ai permendi rolin e bashkeshortes se tij Solveig Reeker, e cila eshte gjithashtu diplomate e Departamentit te Shtetit, ne punen per te rritur ndergjegjesimin ne Maqedoni per rrezikun e kancerit te gjirit.

Ai perfitoi nga rasti per te pershendetur thellesisht nga zemera zonjen Liri Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit, e cila eshte bere model per veprimtarite e saj humanitare, siç tha zoti Riker.

"Deshiroj te pergezoj Zonjen Berisha, bashkeshorten e Kryeministrit te Shqiperise, per angazhimin e saj lidhur me çeshtjen e Autizmit. Zonja Berisha po ben nje pune te shkelqyer per ndergjegjesimin e Autizmit ne bote, gje te cilen e vleresojme shume dhe ne ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes."

Ne fund, Reeker falenderoi diasporen shqiptare ne Amerike qe ka sherbyer si ure ne marredheniet shqiptaro-amerikane.

Nder personalitetet qe KKSHA-ja ka nderuar me çmime ne te kaluaren jane edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James P. Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall, Presidentin Clinton, Sekretaret e Shtetit James Baker, Senatorin Robert Dole, Kryetarin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesley Clark, Ambasadorin Frank Wisner, Kongresmenin Eliot Engel, Presidentin Martii Ahtisaari. Si dhe personalitetet e shquara shqiptaro-amerikane: Anthony Athanas, Xhim Xhema, Elez Biberaj, Ilir Zherka, Bruno Selimaj, Pjeter Kola e Harry Bajraktari.


Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook  GetInline.aspx?messageid=8eeace79-e7c5-11e0-8c65-00237de41a9c&attindex=0&cp=-1&attdepth=0&imgsrc=cid%3a1.1070951447%40web113915.mail.gq1.yahoo.com&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbrëmë në New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook Reportazh special nga New York - Beqir SINAIsh Kryeministri Tony Blair i dha merita presidentit të parë të Kosovës dr Ibrahim Rugovës, dhe çmoi lart dhuratën e tij një kristal nga Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh merr një vlerë të jashtëzakonëshme, duke na treguar se "Çfarë vlere të madhe kan pasur ato gurët e Kosovës që i ndjeri Rugova i patë dhuruar burrështetasve- nga mbarë bota, gjë që e ka bër të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare"NEW YORK CITY : Planifikimit i mbajtjes së kësaj ngjarje, të veçantë e të rëndësishme, në sallën e famshme të qytetit të New Yorkut, Gotham Hall ishte gjithçka e përkryer. Në Gotham Hall, mbrëmja e 15 -të "Annual Awards Gala "mori një vëmendje të jashtëzakonshme dhe me të vërtetë mund të quhet "një natë e paharrueshme për shqiptarët e Amerikës në Nju Jork".Kjo për vetë faktin se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) organizoi me rastin e 15- vjetorit të themelimit të kësaj organizate, mbrëmjen jubilare të 15 -të "Annual Awards Gala . Darkë vjetore e cila këtë vit nderoi ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, me çmimin e “Duarve të Shpresës” (Hands of Hope) – për kontributin e tij historik që dërgoi në pavarësinë e Kosovës.

Në këtë eveniment Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) kujtojë dhe nderojë, edhe jetën e ambasadorit Riçard Hollbruk, me çmimin çmimin “Arritje Gjatë Jetës” (Lifetime Achievement Award), një diplomat amerikan dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Ballkanin – për guximin e tij të jashtëzakonshëm diplomatik, për të sjellë paqe për njerëzit e Ballkanit. Holbrooke vdiq dhjetorin e kaluar, ndërsa mirënjohjen për “Arritje Jetësore” e mori miku i tij i përjetëshëm ambasadori Frank Wisner.Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) në programin e saj gala i vitit 2011, në në sallën e famshme të qytetit të New Yorkut, Gotham Hall përkujtojë me këtë rast edhe 20-vjetorin e ripërtërirjes se marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Që sipas Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillari Rodham Klinton, “ky përvjetor përkujton partneritetin tonë, na përkujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin per të ardhmen e Shqipërisë… derisa ne vazhdojmë të punojmë së bashku, për njëzet vitet e ardhshme dhe më shume se aq.” Në këtë eveniment morën pjesë Ambasadorë dhe Ministra të shteteve të rajonit, anëtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, USAID, represantues të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, në Kombet e Bashkuara, veprimtarë e aktivistët e rëndësishëm të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, dhe biznesmen e afaristët nga rajoni dhe diaspora, dhe udhëheqës lokal nga komunat në Kosovë(Peja dhe Prishtina), Mal të Zi(Tuzi) dhe Maqedonia(Tetova). Të pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Rosemary DiCarlo, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker, kongresisti Eliot Engël, Ministri i Jashtëm i Malvines Shahid, Ministri i Jashtëm e Batus, ambasadori Frank Wisner, zvendes kryeministri i parë i Kosovës , zoti Behgjet Pacolli, ambasadori Ferit Hoxha, Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërsië në SHBA, zoti Dritan Mishto, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu dhe diplomatët e tjerë të Kosovës, në New York, dhe nga Insituti Amerikan për Paqe, David Philips, si dhe kryetari i Komunës së Pejes, zoti Ali Berisha, Kryetari Komunës Urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj.

Darkën e 15 të, vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, e udhëhoqi Drejtori Egzekutiv i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, ndërsa e përshëndeti edhe Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, Kryeministri Berisha, ambasadori Riker dhe ambasadori Visner, si dhe aktoria e Hollivudit Eliza Dushku dhe modelja e njohur shqiptare në SHBA-ës, Emina Çunmulaj. Darka vjetore e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, u hap me intonimin e hymneve kombetare te Shqiperise dhe ai i SHBA, kënduar nga John Krasniqi. Folësi kryesorë ishte presidenti i KKSHA, Martin Shkreli, i cili ndërtëtjera ka vleresuar edhe arritjet e Kosovës dhe Shqipërisë si dhe përparimin që ka bërë çështja shqiptare sot në Ballkan. Në këtë eveniment, fjalën kryesore e mbajti Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga, e cila u shpall dhe anëtare nderi e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Në fjalën e saj zonja Jahjaga, tha se “Jam e nderuar që marrë pjesë në këtë darkë që na tubon neve shqiptarëve dhe miqtë tanë. Kryeministër Bler, është një nder të të kemi sonte në mes nesh dhe unë dua të falënderoj për udhëheqjen tuaj, vizionin tuaj dhe të kontributit të madh që çoi në lirinë e Kosovës. Ne jemi në ndërtimin e një shteti të fortë që do t’ju bëjë krenar."

Unë gjithashtu dua të nderoj kujtimin e z. Richard Holbrooke, i cili nuk është më me ne për përpjekjet e tij të palodhura diplomatike dhe për kushtimin e tij të gjatë për paqe në Ballkan. Në emër të Kosovës, faleminderit!

Ndjehem shumë e nderuar që t’Ju drejtohem Juve, bashkëkombës të mi dhe qytetarë të respektuar të kësaj bote të lirë, me ndjenjat e respektit të thellë, sepse idealet që ju përfaqësoni janë një gërshetim fatlum i lirisë dhe miqësisë midis popujve.

Dëshiroj të përmend këtu kontributin e shoqatave patriotike, të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që vepruan në SHBA, dhe sidomos dëshiroj të përmend veprën e presidentit Ibrahim Rugova, liderin e pluralizmit në Kosovë, që projektoi idenë e miqësisë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ideali i lirisë, i cili qëndron i brumosur në themelet e botëkuptimit të qytetërimit amerikan është bërë vlerë e përbotshme dhe shërben si frymëzim për të gjithë popujt e mbarë rruzullit, duke respektuar vlerat themelore të lirisë dhe të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi udhëheqës të dy vendeve tona, të një kombi, që kemi mandatin e popullit, që kemi një ideal për një vizion dhe që këtu nuk jemi të mbledhur vetëm nga fakti se flasim një gjuhë dhe jemi bashkëkombës, por nga vlerat që i përçojmë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për popullin tonë, duke qenë të përkushtuar për demokracinë dhe për civilizimin evropian.

Ndërkaq, duke e dorëzuar çmimin Duart e Shpresës, ish kryeminisrtit të Anglisë Tony Blair, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi i dhuroi atij një kopje të "Dekleratës së Shpalljes të Pavarësisë së Kosovës - 17 Shkurt 2008"Ish kryeministri britanik, Toni Bler, duke marrë këtë çmim të cilin ai e vlersojë lartë, dhe e quajti një nder që po i bëhej nga shqiptarët, tha se: "Kosova ka zënë një kapitull të veçantë në zemërn time." "Kur Kosova, theksoi Bler doli si një problem në fund të vitit 1998 dhe shpërtheu në muajt e parë të 1999-ës, ana e mprehtë e politikës së jashtme dhe vendimmarrjes u bë në fakt urgjente dhe e dhimbshme. Në thelb, problemet e shkaktuara në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë rënien e Murit të Berlinit, ishin ende të pranishme.""Unë mësova shumë gjëra nga ajo çfarë ndodhi në Kosovë, atëhere për qeverisjen, për udhëheqjen, për veten time. Kur i rikthehem në mendimet e mija tani kujtojë si u zhvillua situata, dhe mahnitem se si kjo ndryshoi gjithashtu plotësisht qëndrimin tim ndaj politikës së jashtme, të atëhershme." tregojë zoti BlerIsh Kryeministri Tony Blair i dha merita të mëdha presidentit të parë të Kosovës dr Ibrahim Rugovës, dhe çmoi lart dhuratën e tij një kristal nga Kosova, e cila tash mbas kaq vitesh, duket se merr një vlerë të jashtëzakonëshme, duke na treguar se "Çfarë vlere të madhe kan pasur ato gurët e Kosovës që i ndjeri Rugova, i patë dhuruar burrështetasve - nga mbarë bota, gjë që e ka bër të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare"Ish Kryeministri Bler, foli më pasë për atë se përse ai ishte i pari në atë kohë, njeriu që mbrojti tezën e ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e asaj çfarë po ndodhte në vitin 1999 në Kosovë . Ai tregoi se cila ishte ndenja që e shtyu atë të marrë atë vendim të vështirë, në një kohë që populli i tij kërkonte që ai t'i kushtohej më shumë vendit të tij sesa Kosovës. Më pasë duke rrëfyer përse mbajti këtë qëndrim, si u veprua, si dhe për takimin me Ibrahim Rugovën, i cili asokohe i kishte dhuruar një gurë të kristaltë, ai nënvizojë : "Ky ishte një Gurë i cili, tha Zoti Bler, u bë më vonë inspirimi i im shpirtëror, për të ndihmuar popullin e Kosovës dhe të bëja në atë periudhë, atë që edhe unë bëra për Kosovën që ajo të ishte e lirë dhe e pavarur, të jentonte me dinjitet dhe krenare.""Ibrahim Rugova, tha ish kryeministri britanik i asaj kohe, më dhuroi një kristal, duke më thënë ; "Merre këtë gurë nga Kosova, dhe sa herë t'a shohish atë , kujtoje popullin tim - i cili sot po vuan dhëmbjen e madhe, dhe është duke luftuar për liri, dinjitet dhe krenari". Në fillim të fjalës së tij Kryeministri i Kosovëss zoti Hashim Thaqi duke iu drejtuar ish Kryeministrit të Britanisë, zotit Tony Blair, tha se :" Ju lutem më lejoni të filloj duke ju falenderuar në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e juaj për lirinë në Kosovë dhe paqen në Ballkan." "Para dhjetë vitesh, tha zoti Thaqi, ne patëm vizitën e z. Blair në Kosovë, menjëherë pasi lufta mbaroi.Ishte një kohë shumë e vështirë, mbi një million njerëz të cilët ishin refugjatë gjatë luftës u kthyen prapë.Atyre ju nevojiteshin shtëpi për banim, siguri, dhe paqe. Kosova ishte e shkatërruar dhe gjërat bazike mungonin.

Atëherë ishte koha, kur bashkësia ndërkombëtare e kuptoi se ishte më lehtë të ndaleshin diktatorët zemërlig se të ndërtohej një shtet i suksesshëm.Jam shumë krenar sot të jem në këtë vend me kaq shumë miq për t’i thënë diçka shumë të rëndësishme z. Blair"

Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, për Evrope dhe Euroazi, Ambasadori Philip Reeker shprehu nderin që ishte ftuar në të njëjtën darkë me ish-kryeministrin Tony Blair dhe e lavdëroi për rolin e tij për vendosjen e paqes në Ballkan.

Ai vlerësoi lart edhe diplomatin Holbrooke, me të cilin kishte punuar ngushtë: “Të gjithë në Departamentin e Shtetit, sidomos ne që punojmë me Ballkanin u hidhëruam shumë kur mësuam për vdekjen e Richard Holbrooke”, tha ai. “Unë kam pasur fatin e madh të punoja ngushtë me të dhe kontributi i tij për vendosjen e paqes në Ballkanin Perëndimor nuk do të harrohet kurrë”.

Reeker i cili tha se po fliste në emër të Sekretares së Shtetit çmoi fjalët e ngrohta të kryeministrit Sali Berisha për Shtetet e Bashkuara dhe proamerikanizmin e shqiptarëve, u shpreh se ai dhe zëvendës-Sekretari i Shtetit Bill Burns e kishin të qartë se Amerika kishte gjetur te Shqipëria një mik të vërtetë.

“Jam shumë krenar që bashkohem me ju këtu për të festuar edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Reeker, duke shtuar se javën e ardhshme në Tiranë, do të festohet ri-hapja mbas 52 vjetëve i Ambasadës në Tiranë.

Ai vlerësoi marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka krijuar me vdendet fqinje sidomos me Kosovën dhe Maqedoninë, “ku unë kam qenë ambasador për disa vite”, u shpreh Reeker. Ai vlerësoi kohën e re që kishte ardhur në Ballkan kur vendet bashkëpunonin dhe ishin të hapura me njëra-tjetrën. Ai velrësoi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e kryeministrit Hashim Thaçi në politikën pozitive të Kosovës.

Ambasadori Reeker vlerësoi bashkëpunimin e Departamentit të Shtetit me KKSHA-në si një organizatë shumë serioze dhe çmoi sidomos programin Hope, që ka sjellë një numër grash dhe vajzash për t’i përgatitur në Washington dhe që janë udhëheqëse në shoqërinë kosovare. Bashkëpunimin me USAID etj.

Në kuadrin e veprimtarive humanitare, ai përmendi rolin e bashkëshortes së tij Solveig Reeker, e cila është gjithashtu diplomate e Departamentit të Shtetit, në punën për të rritur ndërgjegjësimin në Maqedoni për rrezikun e kancerit të gjirit.

Ai përfitoi nga rasti për të përshëndetur thellësisht nga zemëra zonjën Liri Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit, e cila është bërë model për veprimtaritë e saj humanitare, siç tha zoti Riker.

"Dëshiroj të përgëzoj Zonjën Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit të Shqipërisë, për angazhimin e saj lidhur me çështjen e Autizmit. Zonja Berisha po bën një punë të shkelqyer për ndërgjegjësimin e Autizmit në botë, gjë të cilën e vleresojmë shumë dhe ne këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."Në fund, Reeker falenderoi diasporën shqiptare në Amerikë që ka shërbyer si urë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.Ndër personalitetet që KKSHA-ja ka nderuar me çmime në të kaluarën janë edhe Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, James P. Rubin, Bianca Jagger, Stan Dragoti, Mark Ledoux, Penny and David McCall, Presidentin Clinton, Sekretaret e Shtetit James Baker, Senatorin Robert Dole, Kryetarin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesley Clark, Ambasadorin Frank Wisner, Kongresmenin Eliot Engel, Presidentin Martii Ahtisaari. Si dhe personalitetet e shquara shqiptaro-amerikane: Anthony Athanas, Xhim Xhema, Elez Biberaj, Ilir Zherka, Bruno Selimaj, Pjeter Kola e Harry Bajraktari.
Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) mbreme ne New York nderoi ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe pas vdekjes ambasadorin Richard Hollbrook  Toni-Bler-dhe-Ibrahim-Rugova
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi