Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atentat në Tiranë, vritet Arjan Selimi, bashkëshorti i Inis Gjonit

Shko poshtë

Atentat në Tiranë, vritet Arjan Selimi, bashkëshorti i Inis Gjonit Empty Atentat në Tiranë, vritet Arjan Selimi, bashkëshorti i Inis Gjonit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 27, 2011 1:34 am

Atentat në Tiranë, vritet Arjan Selimi, bashkëshorti i Inis Gjonit
Posted: 26 Sep 2011
Atentat në Tiranë, vritet Arjan Selimi, bashkëshorti i Inis Gjonit Arjan_selimi-300x230
Ekzekutohet me armë zjarri, ish i dënuari për trafik ndërkombëtar droge, Arjan Selimi. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet rreth orës 19:20 minuta, në afërsi të ish parkut të autobusëve, pranë pallateve të kësaj zone, ku banonte edhe viktima. 37-vjeçari, Selimi është qëlluar me armë zjarri, teksa ka dalë nga banesa e tij, në rrugën “Babë Rexha”.
Nga të shtënat e armës, ka mbetur i plagosur edhe 20-vjeçari Kledis Kola, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka nisur verifikimet dhe hetimin për zbardhjen e ngjarjes.
Selimi është dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe është arrestuar, në sajë të operacionit të koduar “Kompast”. Selimi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe është lënë i lirë disa muaj më parë. Arjan Selimi, ishte biznesmeni me origjinë nga Shkodra, që për një kohë të gjatë ka jetuar në Amerikë.
Ai njihet dhe si i fejuari i këngëtares Inis Gjoni. Gjykata e ka cilësuar Selimin si kreun e rrjetit të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, e cila më pas trafikohej në vende të tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi