Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar!

Shko poshtë

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar! Empty Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 2:39 pm

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar!

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar! GetInline.aspx?messageid=2b6a9d80-e9b3-11e0-b1b0-00237de46188&attindex=0&cp=-1&attdepth=0&imgsrc=cid%3aimage009.jpg%4001CC7DC1.A01A2590&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26

Nga Asllan Dibrani

Ditë ma parë ministri i Diasporës shqiptare morri një turne nëpër disa shtete të Evropës. Vizita e tij ishte e ngjeshur duke filluar në Austri , Zvicër po edhe në Gjermani . Një tubim i ngjashëm u mbajt edhe në Shtutgard të Gjermanisë në ambientet e Konsullatës tonë. Të pranishmit pos z.Ibrahim Makollit ishin edhe Besim Kajtazi, Mustafë Xhemajli ,përfaqësuesit e konsullatës së Kosovës Konsulli z. Faket Kajtazi dhe zëvendës konsulli z. Ymer Llardovci.

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar! GetInline.aspx?messageid=2b6a9d80-e9b3-11e0-b1b0-00237de46188&attindex=1&cp=-1&attdepth=1&imgsrc=cid%3aimage010.jpg%4001CC7DC1.A01A2590&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26
Ministri për Diasporën në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli në diskutim i shoqëruar
nga Besim Kajtazi, Mustafë Xhemajli, Konsulli z. Faket Kajtazi dhe z. Ymer Llardovci

Mbrëmja e datës 26.09 2011 ishte një takim i radhës ku u diskutuan shumë gjëra , dhe obligime qe e presin këtë ministri qe posa e kanë marr postin ta menaxhojnë dhe ta udhëheqin. Konsulta e Kosovës ne Shtutgard nuk është hera e parë qe ndërmerr organizime të tilla, por edhe kjo ishte shumë me rëndësi duke pasur parasysh ballafaqimin e shumë problemeve qe po e ballafaqon qytetarin tonë në diasporë. Fjalën e rastit e hapi Konsulli zoti Faket Kajtazi qe fillimisht propozoj ti nderojmë dhe ti kujtojmë me një minutë heshtje të rënët në frontin e luftës për çlirimin e atdheut. Zoti Kajtazi i përshëndeti të pranishmit duke i pasqyruar disa rezultate të Konsultës qe i kanë pasur nga hapja e saje deri me tani , u përqendrua edhe në organizimin e diasporës shqiptare në fushën e kulturës të ballafaqimit të mërgimtareve me dokumentet personale,në fushën ekonomike dhe një serë obligimesh qe i kemi para vetës .

Zoti Kajtazi pastaj i dha fjalën Z. Ibrahim Makollit Ministër i Diasporës nga i cili rast ishte i fokusuar fillimisht në kulturë arsim dhe ne mbarëvajtjen e emigracionit në biznes dhe bashkëpunim me Kosovën, në këto lami por edhe ne marrëdhëniet e mira me shtetin gjerman ku theksoj se sipas statistikës nuk jemi te saktë por thuhet se ka shqiptar mbi 400,000, me te cilën ai shpalosi një projektligj të përpiluar nga qeveria e Kosovës, qe në se cilin shtet në Evropë të themelohen "Qendrat Kulturore shqiptare" ,ku secila do te jetë në interes të emigracionit shqiptar . Ma tutje zoti Makolli shprehu qëllimin e këtij ligji të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Republikës së Kosovës me Konsullatat , me ambasadat tona qe janë këtu etj. Ligji për diasporën ndihmon në organizimin e diasporës në shtetet e ndryshme ku jetojnë. Ligji për diasporën ndihmon, nxitë dhe zhvillon marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku emigracioni shqiptar është prezent.

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar! GetInline.aspx?messageid=2b6a9d80-e9b3-11e0-b1b0-00237de46188&attindex=2&cp=-1&attdepth=2&imgsrc=cid%3aimage011.jpg%4001CC7DC1.A01A2590&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26
Pamje e pjesëmarrësve në tubimin e këtij tubimi ne Shtutgard

Pas diskutimit të zoti Ibrahim Makollit ju dha rasti edhe të pranishmëve që ishin prezent te inkuadrohen në një diskutim debatues lidhur me projektin e qeverisë se Kosovës për zbatimin e tij në praktikë, por pati edhe zëra që e ndihmuan në propozime dhe diskutime jo edhe pa ja prishur terezinë njeri tjetrit qe ma me zë ishin Kadri Gërvalla poet nga rrethi i Shtutgardit, Asllan Dibrani publicist dhe kryetar i "Qendrës Kulturore Shqiptare" nga Shtutgardi, Sheremet Pantina Kryear i "Shoqatës "Iliria" në Manheim , Skënderbeg Klaiqi kryetar i Bashkesisë Shqiptare në Baden Wurtemberg, Muhamet Idrizi kryetar i Shoqatës se Studentëve shqiptar në Baden Wurtemberg dhe koordinator në Qendrën Kulturore në Shtutgard" , Feride Selmani anëtare e kryesisë se BSH dhe e Gruas në Singen , Zef Prenku një intelektual i pa varur , Xhafer Leci publicist dhe një veprimtar shumëvjeçar, dhe Sherif Xhema foli rreth këtij drafti etj. Diskutimi i të pranishmeve ndërkohe u shoqërua nga Zoti Makolli dhe Z.Mustafë Gjemajlit me ndërhyrjet e tyre qe ishin edhe një përgjigjeje lidhur me diskutimet nga e cila mbretëroj një frymë debatesh shumë e qetë e kulturuar dhe çka ishte ma interesante qe lavdet , rrrahagjoksat, imponimet dhe demagogjitë në baza partiake nuk pati për herën e parë, por ishte një tubim transparent i fokusuar në një kornizë të interesave shoqërore për mërgatën shqiptare. Ky tubim dha një sinjal shkëndije qe diaspora shqiptare po ndërron veprimtarinë dhe kursin e vet nga një "Diasporë e përçarë" në baza partiake , rajonale, grupore me rryma ideologjike larg njëra tjetrës , tani me një program progresiv qe ky lloj organizim i iniciuar nga "Ministria e Diasporës" të jetë një shpresë për emigracionin shqiptar, qe mos të mbesin pa përkrahje ,të përbuzur dhe te harruar qe edhe sot është një faktor shumë me rëndësi për Kosovën , përkundër qe ishte qitur në pluhurin e harresës nga institucionet e Kosove qe 12 vite.

Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit shpresë për emigracionin shqiptar! GetInline.aspx?messageid=2b6a9d80-e9b3-11e0-b1b0-00237de46188&attindex=3&cp=-1&attdepth=3&imgsrc=cid%3aimage012.jpg%4001CC7DC1.A01A2590&hm__login=sharkia_323&hm__domain=hotmail.com&ip=10.43.26
Zoti Ibrahim Makolli në një intervistë me Muhamet Hoxhen dhe Asllan Dibranin

Këtë tubim e përcollën edhe RTK-së, TVSH,dhe Syri Vizion me producentin Can Tahirin ,udhëheqësi i Radio Driones dhe udhëheqës i Kosovari-media nga Sindelfingeni dhe përfaqësues të gazetave te ndryshme.

Foto-reportazh shtator 2011 Shtutgard
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi