Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.
Faqja 1 e 1

Nga Pierre-Pandeli Simsia
Për të 18-in vit, Qendra Kulturore "Nënë Tereza" e Kishës Katolike me qendër në
Harrtsdale, Nju Jork organizoi Festivalin e 18-të Folklorik Shqiptar.
Si çdo vit edhe mbëmjen e së dielës së 9 Nëntorit 2008, mijëra bashkatdhetarë nga Nju
Jorku dhe shtetet e tjera të Amerikës mbushën plot sallën e madhe, për të parë nga afër
vlerat e mëdha të Artit, Kulturës, Folklorit tonë të pasur, këtë thesar të pashtershëm të
Kulturës Shqiptare.
Salla e madhe mbi tremijë vendëshe në Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx
të Nju Jork-ut, ditën e Diel, më 9 Nëntor 2008 u bë Qendra e Kulturës Shqiptare.
Kemi shkruar edhe herë të tjera për madhështinë e përvitshme të festivaleve të Diasporës
që organizon Qendra Kulturore "Nënë Tereza", por ky i sivjetmi, kishte të veçantën e tij; u
mbajt në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe i dedikohej asaj.
Në sfondin e skenës së Festivalit ishin shkruar me shkronja të mëdha: GËZUAR
PAVARËSINË E KOSOVËS"
Kostumet kombëtare nga të gjitha trevat e Shqiptarisë, instrumentët, vallet e ndryshme të
interpretuara mjeshtërisht nga valltarë profesionistë dhe amatorë, zërat e larmishëm të
këngëtarëve dhe grupeve artistike, zërat e njomë të fëmijëve të ngjitur në skenën e
madhe të festivalit... krijuan atë, siç e kemi quajtur, Pranverën Shqiptare në Lehman
Center for the Performing Arts, në Bronx të Nju Jork-ut.
Me rritjen e moshës së Festivalit, rritet edhe niveli i lartë i tij, rritet më tepër pjesëmarrja e
grupeve muzikore artistike të komunitetit, interesimi i madh për t'a parë atë nga afër, gjë
që e bën edhe më të suksesshëm festivalin.
Para se të fillonte festivali, nga skena e madhe, të pranishmit panë pjesë të ndryshme
filmike nga rruga e gjatë dhe herroike, deri te Pavarësia e Kosovës, organizuar nga Ismer
Mjeku.
Festivalin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Famulltari i Kishës Katolike "Zoja e
Shkodrës" i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Dom Viktor Dedaj i Kishës së Nju Jorkut, Dom
Nikolin Përgjini, Famulltari i Kishës së Shën Palit në Detroid, Miçigan, Dom Anton Kçira,
Famulltari nga Dajçi, Dom Kastriot Gjoka
Si çdo vit edhe këtë herë nuk munguan të ftuarit specialë: Zoti Esat Ruka, Drejtor i
Qendrës Kombëtare e veprimtarive Folklorike në Tiranë, Eduart Nurka, Menaxher i
veprimtarvive folklorike pranë Qendrës Kombëtare e Veprimtarive Folklorike Tiranë,
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, zoti Luigj Shkreli, Nënkryetari i "Vatrës", zoti Agim
Rexha, Sekretari i "Vatrës", shkrimtari i mirënjohur zoti Naum Prifti, Gazetarët nga Zyrih,
Zvicër: Dashnim Hebibi drejtues i Agjensisë së Lajmeve INA me qendër në Zurih, Zvicër
dhe Llukman Halili, Përfaqësuesja e Vatrës në Washington D:C. poetja publicistja Merita
Bajraktari Mc Cormack, zotërinjtë Kastriot Gjeka, Agim Biberaj, Gjela Peta, Jolinda Malota
dhe Robert Malota fëmijët e aktivistit të dalluar dhe të respektuar në Komunitetin e Nju
Jorkut, zoti Luc Malota.
Nën tingjut e valles së njohur "Festë të madhe ka sot Shqipëria" valltarët "pushtuan"
skenën me lëvizjet e tyre, të cilët u shoqëruan me duartrokitje nga spektatorët.
Prezantues të festivalit ishin artistët e mirënjohur shqiptarë të Kinematografisë Amerikane:
Elsa Zagreda dhe Luan Bexheti.
Pastaj në skenë u ngjit oratori, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Famulltar, i cili
përshëndeti festivalin dhe duke i uruar Mirëseardhjen të gjithë grupeve artistike të ardhur
edhe nga shtetet e tjera të Amerikës dhe të pranishmëve në sallë. "...O sa bukur është
kur bashkohemi me frymën e Zotit me njëri tjetrin, me mysafirët e ardhur, që na nderojnë
me pjesëmarrjen e tyre. Sot e ndjejmë veten më të bashkuar, me fitoren e madhe të
Pararësisë së Kosovës. Për këtë ngjarje falenderojmë Zotin ... Rroftë populli shqiptar!" -
tha midis të tjerash i përndershmi Dom Pjetër Popaj.
I përndershmi Dom Pjetër Popaj, duke përshëndetur Festivalin
"A-B-C" titullohej kënga e parë që hapi festivalin, teksti i
shkruar nga Gjovalin Lula dhe muzika nga Agim Kola, kënduar
nga kompleksi i fëmijëve, nën drejtimin e Agim Kolës.
Përsëri një grup tjetër fëmijësh u ngjitën në skenë; ishin grupi i
valltarëve të vegjël i Grupit "Rozafati" "Festojmë së bashku" me
koreografi të Angjelina Nika.
Janë ata, fëmijët shqiptarë, që edhe pse të lindur e të rritur në
Sh.B.A. trashëgojnë Gjuhën e bukur Shqipe, Kulturën
Shqiptare dhe vlerat e saja.
Grupi Artistik "Rugova" doli me veshjet karakteristike të
krahinës së tij, ku rapsodi popullor Hysen Kurtaj këndoi me
lahutë këngë kreshnike.
Një tjetër këngëtar me lahutë këndoi edhe lahutari Gjon
Dedvukaj këngën kushtuar Presidentit Bush.
"Zoti e bekoftë Amerikën" titullohej kënga e kënduar me
mjeshtëri nga zëri brilant i të riut 15 vjeçar Albert Stanaj, fitues i
çmimit të parë në festivalin kombëtar 2007, një këngëtar
premtues për të ardhmen e tij artistike.
Kënga kushtuar të burgosurve në Malësi u këndua nga Jeton
Ndreca.
Nosh Camaj recitoi vargje kushtuar Pavarësisë së Kosovës.
Dile Gecaj së bashku me Albert Stanaj dhe grupin Sh.K.A.
"Bashkimi Kombëtar" kënduan këngën kushtuar Bashkimit
Kombëtar.
Me duartrokitje u prit edhe dueti koreografik Fatmir Filaj dhe
Linda Zoraqi , ish solistë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe
Valleve Popullore, Tiranë, me "Vallen e Çobanit"
Një tjetër duet koreografik në një atmosferë tepër të
këndëshme dhe gazmore ishte edhe dueti at e bije Ahmet Agolli
dhe Joli Paparisto.
Eliverta Nika, këngëtarja e re në moshë, me zërin e saj të
kthjellët, vajza e këngëtarit të mirënjohur Gëzim Nika dhe
koreografes Angjelina Nika, në interpretimin e këngës
"Shqiponjat e largëta" tregoi se kënga dhe arti në familjen Nika
do të trashëgohet ndër breza.
Me duartrokitje u prit edhe këngëtari Edi Duro, me zërin e tij të
pastër dhe voluminoz.
"Valle e Tiranës" interpretuar nga Grupi "Bashkimi", Boston, me
koreografi Bashkim Braho, "Vallja e Pavarësisë" interpretuar
nga Grupi "Gjergj Kastrioti" i Kishës së Shën Palit, Detroid, me
koreografi Joli Paparistos, "Vallja e peshkatarit" interpretuar
nga Sh.K.A. "Ulqini", Vallja "Bukur tingëllon daullja e Tropojës,
interpretuar nga Grupi "Rozafati" me koreografi Angjelina Nika,
"Vallja e Shqipeve" interpretuar nga Grupi "Gjergj Kastrioti" i
Kishës së Shën Pali, Detroid, "Vallja e Jugut! interpretuar nga
Grupi "Shqiponja" me koreografi Olsi Gjeçi, Valle tropojane",
"Valle kolonjare" interpretuar nga Grupi "Rozafati", koreografia
Angjelina Nika, "Valle Arbëreshe" interpretuar nga Grupi
"Bashkimi", Boston, koreografia Bashkim Braho, me lëvizjet e
tyre në skenë, nën ritmin e instrumentëve popullorë, me
kostumet e larmishme kombëtare shumëngjyrëshe i dhanë
gjallëri dhe emocione të forta festivalit.
Një tjetër valle instrumentale u interpretua me profesionalizëm
nga Rinardo Radi, Tomë Dushaj dhe grupi.
Satira, skica humoristike "Ti ke vdekë ne po t'vajtojmë" me
humor u duartrokit nga të pranishmit.
Me duartrokitje u prit gjithashtu edhe këngëtari i mirënjohur
Hajro Caka në interpretimin "Këngë ulqinake".
U këndua këngë për Nënën Tereze nga Ylli Sufaj, një artist
këngëtar valltar premtues për të ardhmen në karrierën e tij
artistike, bashkë me artistin tjetër të ri në moshë, por tepër të
talentuar Anton Aliaj. Kënga është kompozuar nga Agim Kola
me tekst Gjovalin Luma.
Me duartrokitje u pritën edhe këngëtarët e tjerë të mirënjohur
në Komunitet: Luljeta Pëllumbi, Xhelal Gjurkaj, Joseph Çataliq,
Arben krasniqi, Sidola Vata, John Krasniqi, Haki Krasniqi me
këngën për Jakup Ferrin, Franc Palaj...
Arlinda Balidemaj recitoi "Përshëndetje nga Martinajt"
Me emocione dhe duartrokitje të pandërprera u mirëprit edhe
këngëtarja e mirënjohur e këngës shqiptare Aurela Gaçe.
Aurela, e lindur për këngë, që di të këndojë dhe di t'i "qajë"
këngët, në interpretimin e këngës vaj për Çamërinë, bëri që një
pjesë e të pranishmëve edhe të përloten, duke e ndjerë
dhimbjen dhe muzikën.
Pas këngës për Çamërinë, Aurela i dha përsëri jehonë skenës
dhe sallës bashkë në interpretimin e këngëve potpuri jugu.
Edhe pse Aurela Gaçe ishte jashtë konkurimit, Ajo ishte edhe e
vetmja këngëtare që u kthye disa herë nga spektatorët me
duartrokitjet e tyre.
Përshëndeti gjithashtu edhe këngëtarja Gjyste Vulaj.
Këngët e festivalit të 18-të Kombëtar të Diasporës shqiptare në
Sh.B.A. si çdo vit edhe këtë herë u shoqëruan nga orkestrina e
mirënjohur "ALBA" nën drejtimin e kitaristit të talentuar te
orkestrës së RTVSH dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe
Valleve Popullore Edi Xhani, në klarinetë dhe saks mjeshtri
Sokol Asllani, në organo kompozitori i mirënjohur Ilir Dangëllia,
në bateri Artan Kushi dhe në kitar bas Zini Borova.
Në fund, Juria e Festivalit e përbërë nga kantautorja Eli Rizo
Gjezo Kryetare dhe anëtarët: Lirie Ademovi, Mimoza Dajzi,
Nikollë Junçaj, Nazmi Hoxha, (duke e patur të vështirë në
përcaktimin e fituesve) vendosi:
Vokali më i mirë, John Krasniqi.
Grupi i valleve më të mirë Grupi "Gjergj Kastrioti", Kisha Shën
pali, Detroid, drejtuar nga Fran Gjoka.
Kostumet më të mira: Grupi "Bashkimi" Boston.
Koreografia më e mirë Angjelina Nika.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.
Koreografia më e mirë Angjelina Nika.
Komisioni organizativ i festivalit përbëhej nga:
Famulltar: Dom Pjetër Popaj. Drejtor i Festivalit Mark Shkreli,
Drejtor organizativ Fran Çotaj, drejtor artistik/regjizor Gëzim Nika,
Drejtor i skenës Ludvig Çotaj, Skenograf Astrit Tota, Koordinator i
mediave Simon Vukel, Kordinatore e reklamave Lule Gjokaj,
Publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku.
Anëtarë: Prena Berisha, Mark Berishaj, Idriz Çelaj, Gjon Chota,
Gjergj Dedvukaj, Nik Gjokaj, Flamur, Husaj, Aleks Lulaj, Elsa Lulaj,
Tonin Lulmaj, Luc Malota, Angjelina Nika, Beke Nikqi, Syl Nikqi,
Gjergj Paloka, Fran Pllumaj, Palok Rudaj, Gjokë Selca, Sokol
Smajlaj.
Festivali u përcoll nga mediat dhe televizionet shqiptare zotërinjtë
Beqir Sina, Dalip Greca, Adem Belliu, Halil Mula... dhe ato të Nju
Jorkut;
Është për t'u përmendur edhe bujaria dhe mikpritja si përherë e
bashkatdhetarit tonë të nderuar, zoti Gjergj Dedvukaj, i cili priti dhe
shtroi një darkë në restorantin e tij "Xhovani's" për miqtë artista të
ardhur nga shtete të tjera të Amerikës.
Është ai restorant, siç e tregojnë edhe fotot e ndryshme të varrura
në mur, ku e kanë vizituar edhe presidentët Bill Klinton, Xhorxh W
Bush dhe personalitete të ndryshme amerikane.
Zoti Esat Ruka, në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në
Tiranë, i dhuroi zotit Gjergj Dedvukaj Çertifikatën e Mirënjohjes
Shoqatës Kulturore Artistike "Bashkimi Kombëtar" me motivacionin:
"Për arritje të larmishme në rruajtjen e vlerave të Identitetit
Kombëtar Shqiptar.
Thanë për Festivalin:
Dom Pjetër Popaj: "Një festival i shkëlqyer. Suksesi më i madh i këtij
festivali është jo vetëm argëtimi, por bashkimi i të gjithë
shqiptarëve. Dashtë zoti që kështu të jemi gjithmonë të bashkuar
dhe të ndjehemi të lumtur që jemi të bashkuar dhe ky festival ka
shprehje e gëzimit të bashkimit shqiptar..."
Agim Rexhaj: "Si zakonisht ky festival i 18-ti në radhë është
manifestimi më i madh kulturor që mbahet në Sh.B.A.
Ishte një festival i suksesshëm me pjesëmarrje nga të gjitha trevat
shqiptare. Është një kënaqësi e veçantë që në Nju Jork vazhdon të
trashëgohet ndër breza tradita e bukur shqiptare..."
Mark Shkreli: "Festivali i Diasporës siç edhe e dini është
mbarëshqiptar, qëllimi i të cilit është të mbajë gjallë traditat e
bukura të popullit shqiptar, për të na mbajtur të gjithë të bashkuar
si një komb, pa dallim feje apo krahine. Rëndësi të madhe këtë vit
ka Pavarësia e Kosovës, prandaj edhe ky festivai i sivjetshëm i
dedikohet asaj..."
Naum Prifti: "Festivali shqiptar i organizuar falë përkujdesjes
përkushtuese të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” e New Yorkut,
sivjet arriti vitin e tetëmbëdhjetë. Vihet re me kënaqësi se tashmë
festivali ka fituar pjekuri duke zgjeruar rrethin e pjesëmarrësve me
grupe që vijnë edhe nga qytete të tjera të Amerikës, ka larmi
zhanresh dhe shfaqjet kanë fituar nivel më të lartë, gjithmonë
brënda kornizës së folklorit.
Interesi për Festivalin qe i madh. Salla e Lehman College u mbush
plot e përplot me spektatorë, madje jo vetëm shqiptarë. Midis tyre
kishte edhe mjaft të huaj, të interesuar të shijonin folklorin e një
populli të lashtë mesdhetar, ose të shihnin në skenë të njohurit e
tyre. Mbresë të madhe u lanë kostumet mahnitëse të krahinave të
ndryshme, vallet elegante dhe këngët me çifteli.
Aktivitete të tilla pasurojnë jetën kulturore të qytetit, mbajnë gjallë
traditat artistike popullore, pasqyrojnë identitetin tonë dhe
njëkohësisht u japin mundësi talenteve të brezit më të ri të ngjiten
në skenë dhe të shpalosin aftësitë artistike. Shpresojmë se të rinjtë
do ta vazhdojnë stafetën pa ndërprerje kudo ku mërgata shqiptare
në ShBA e sheh të nevojshme të organizohet:.
Merita Bajraktari: "Është hera e dytë që marr pjesë në festival dhe
dua të bëj një krahasim me herën e parë që kam qenë. Për nga
përmbajtja, është absolutisht, fantastike. Kemi arësye madhore për
t'u gëzuar dhe për të zgjatur gëzime të tilla të kësaj forme, për t'i
thënë Zotit "Faleminderit" për bekimet e shumta që na ka dhënë
sivjet, me Pavarësinë e Kosovës dhe me hyrrjen e Shqipërisë në
NATO. Pra kemi arrësye pse të gëzohemi kaq gjatë, në mënyrë të
shumëllojshme me mozaikë nga të gjitha trevat shqiptare..."
Beqir Sina, gazetar: "Për të arritur një festival, duhet shumë punë,
duhet konkurenca, duhet niveli artistik i festivalit. Festivali ka të
mirën e vetë, që rruan traditën e festivaleve të tjera. Kjo është një e
mirë, për arësyen e vetë, se pjesëmarrja e grupeve, sidomos e të
rrinjve që edhe pse janë lindur këtu në Amerikë, dinë ta
interpretojnë këngën dhe vallen shqiptare, të transmetuar nga
prindërit e tyre.Të mahnit ngjyra e kostumeve popullore, të cilat
janë shumë të bukura dhe kjo është edhe më e bukura e festivalit,
sepse rruhet vlera e Folklorit Shqiptar..."
Dashnim Hebibi: "Është një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë
në këtë festival. Ishte një komunitet jashtëzakonisht i madh. U pa,
se Komuniteti Shqiptar këtu e ka kodin e bashkëpunimit dhe
rruajtjes së identitetit kombëtar. Vërtet, këto organizime i shërbejnë
kulturës sonë shqiptare. Është vërtet njlë mrekulli, që këtu në Nju
Jork, rruhet tradita e bukur shqiptare...."
Aurela Gaçe: "Mua më vjen shumë mirë që mbahet një taditë e
bukur çdo vit dhe të shikosh të gjithë ata shqiptarë që kanë lindur
këtu dhe vazhdojnë të mbajnë traditën, është mrekulli. E ndjej veten
time të privilegjuar, që isha e ftuar në këtë festival për ta
përshëndetur atë. Suksese organizatorëve të festivalit, suksese
gjithë grupeve pjesëmarrës..."
Llukman Halili: " Jam i impresionuar dhe shumë i lumtur që morra
pjesë në këtë festival. Ishte një festival i shkëlqyer ku u shpalos me
madhështi Folklori, Kultura Shqiptare. I uroj suksese organizatorëve
dhe gjithë pjesëmarrësve..."
Edi Xhani: Falenderoj gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali të
mrekullueshëm, për këtë dhuratë të madhe që i japin Komunitetit
tonë këtu në Nju Jork, në prag të festës së madhe të Flamurit.
Është një traditë e bukur disavjeçare, që shohim artistë të talentuar
profesionistë dhe amatorë..."
Gjon Balaj: "Është i tetëmbëdhjeti vit që ne organizojmë festivalin
dhe shohim se çdo vit ka përmirësime. Ajo që është madhështore
në këtë festival, është bashkimi i të gjithë neve si Komb, nga të
gjitha trevat shqiptare. Programi, siç e ndoqët edhe ju vetë ishte i
larmishëm..."
Orsin Turmalaj: ""Festivali i sivjetshëm ishte i lodhshëm, por i
suksesshëm. Ne kemi fatin, se kemi shumë vullnetarë që punojnë,
po ashtu kemi edhe njerëz të ftuar nga shteti jonë amë, nga të
gjithë trojet tona. Ky festival simbolizon bashkimin e të gjithë trojeve
tona...."
Falenderim i Komisionit organizativ të Festivalit:
Falenderojmë të gjithë artistët dhe grupet muzikore të Komunitetit,
të cilët me pjesëmarrjen e tyre po bëjnë të mundur që ky festival
nga viti në vit të bëhet edhe më i suksesshëm.
Falenderojmë bizneset dhe gjithë ata që me reklamat e tyre,
vullnetarët, për ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e festivalit.
Fjala përshëndetëse e zotit Esat Ruka:
I nderuar zoti Dom Pjetër Popaj!
Të nderuar miq!
Të dashur festivalistë!!
Motra dhe vëllezër!
Kam kënaqësinë dhe privilegjin që jam sot midis jush në këtë
tempull të lartë të rrezatimit të dijes, që Ju po i shtoni hijeshinë dhe
bukurinë në këtë ditë të madhe të ballafaqimit Kulturor Artistik.
Jemi takuar shpesh me miq e shokë si artistë në skena, podiume
dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare ku kemi ndjerë e
ndarë emocione të bukura dhe kemi dhuruar mesazhe të mëdha të
dashurisë e tolerancës, krenarisë dhe atdhedashurisë.
Por sot, në Festivalin tuaj të 18-të të mbajtur këtu në Nju Jork, kam
ardhur në cilësinë e drejtorit të festivaleve folklorike kombëtare të
Shqipërisë për t'ju uruar dhe përshëndetur në emër të MTKRS së
Shqipërisë dhe të Ministrit Ylli Pango, për kontributin që ju po jepni
për të mbajtur gjallë, zhvilluar e përcjellë në gjeneratat e reja vlerat
e mëdha të trashëgimisë së Kulturës Kombëtare Shqiptare.
Ne përshëndesim dhe përgëzojmë punën serioze e plot pasion të
shoqatave kulturoro-artistike të Nju Jorkut, Detroidit, Bostonit etj si
dhe të drejtuesve të tyre, që krahas punës e sakrificave të
përditëshme, organizoni dhe mbani veprimtari të mëdha, duke
njohur e afruar talente të reja, duke nxitur krijimtarinë e bashkuar
artistike e figura të shquara, që i kanë kontribuar shumë Artit
Kombëtar si: Edi Xhani e Bashkim Braho, Gëzim Nika e Gjergj
Dedvukaj, Aurela Gaçe e Eli Fara, Gjovalin Luma e Tomë Gjergji,
Dila Gecaj e Agim Krasniqi, Fran Gjoka e deri te më i riu Albert
Stana.
Ne e kemi njohur e përcjellë me emocion gadishmërinë, kontributin
dhe pjesëmarrjen konkrete tuajën, jo vetëm në skena e festivale,
por edhe në ditë të vështira e vendimtare historike për kombin tonë
dhe për këtë, ju përgëzojmë.
Nuk ka dyshim, se festivali i këtij viti do të ketë dimensione më të
mëdha për pasqyrimin e vitalitetit kombëtar, ndjesinë dhe bukurinë
shpirtërore, bukurinë dhe bujarinë shqiptare.
Kosova e pavaruar, ia shton shkëlqimin dhe madhështinë këtij
manifestimi të bukur dhe kuptimplotë.
Artistë të nderuar!
Shtatori i vitit 2009 shënon për ne, një tjetër ngjarje të rëndësishme
të artit tonë burimor: FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR-
GJIROKASTËR 2009
Së bashku do të derdhim margaritarët e trashëgimisë sonë dhe
begatinë në këngët, vallet, meloditë, instrumentat dhe veshjet
tradicionale.
Duku j'u uruar mirëseardhjen në atë Festival, grupit juaj
përfaqësues e dinjitoz i këtij festivali këtu në Nju jork, i urojmë
suksese e mbarësi dhe disponim të këndshëm.
Faleminderit.
Nju Jork, Nëntor, 11, 2008
Esat Ruka
Luljeta Pellumbi
Xhelal Gjurkaj
Dalip Greca

Dueti korreografik Fatmir Limaj dhe Linda Zoraqi
Këngëtarja Eliverta Nika
Edi Duro
Aurela Gaçe
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sh.K.A “Jehona Shqiptare”nga Tirana thyen kornizat e Shqipërisë drejt Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi, Turqisë, Athinës dhe Diasporës Shqiptare!
» Beir Sina:Festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë
» Probleme te Diaspores shqiptare
» Themelohet Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni
» Miradije Gashi:Heronjëve të Diasporës Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi