Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Shko poshtë

Shatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore Empty Shatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2011 9:04 pm


Shatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Shatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore 7te-arrestuar-

Në operacionin policor të koduar me emrin "Kroni" janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe u identifikuan dy viktima të trafikimit.
Hetuesit policorë nga njësia kundër trafikimit në Prishtinë, pjesë e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune hetimore dhe operative më 27 dhe 28.09.2011 në Prishtinë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa në rastin në fjalë janë identifikuar dy viktima të trafikimit (femra të mitura sh/kosovare).


Gjatë hetimeve të rastit hetuesitë kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se viktimat ishin trafikuar sistematikisht duke u detyruar të ofronin shërbime seksuale klientëve të ndryshëm në këmbim të të hollave.

Viktimat ishin mbajtur nën kontroll, dhe të dyshuarit kryesor kanë përfituar shuma të konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimave.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast janë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale të trafikimit me njerëz, përkatësisht në shfrytëzimin e viktimave.
Viktimat aktualisht janë strehuar dhe janë duke u trajtuar dhe mbrojtur sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit. Personat e arrestuar janë: Nurije D. (1978); Ramadan H. (1976); Driton B. (1988); E.D 1994; Ruzhdi A. (1969); Kastriot M. (1989); Dukagjin S. (1980), të gjithë shtetas kosovarë.


Personat e arrestuar me autorizim të prokurorit publik në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi