Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njëmbëdhjetë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Shko poshtë

Njëmbëdhjetë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore Empty Njëmbëdhjetë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 07, 2012 8:25 pm

Njëmbëdhjetë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore


Njëmbëdhjetë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore Arrestohen
Policia e Kosovës arrestoi 11 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe veprimtari tjera ilegale. Në mesin e të arrestuarve është edhe një nëpunës i ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale. Aksioni policor “Unaza” hetimet e të cilit kanë zgjatur një vit, ka rezultuar me arrestimin e 11 personave për disa vepra penale. Trafikim i qenieve njerëzore, shpërdorim i detyrës zyrtare, posedim ilegal i armëve, falsifikim i dokumenteve, pastrim i parave janë disa nga veprimet ilegale me të cilat janë marr të dyshuarit. Arben Paçarizi drejtor i departamentit për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore.

“Ky rast ka qenë ndër rastet më të komplikuara të krimit të organizuar që është hetuar ndonjë herë nga drejtoria jonë. Operacioni është kryer në Komunën e Gjakovës në 11 lokacione. Njëri nga personat e arrestuar është një zyrtar, nëpunës në zyrën rajonale për punësim. Viktimat janë shtetase moldave dhe nga dëshmitë tona tregohet se ato janë përdorë për qëllime të prostitucionit”, tha Paçarizi .
22 viktimat, shtetase të Moldavisë janë akomoduar në strehimore, derisa lidhur me rastin policia ka konfiskuar edhe disa armë automatike, telefona celularë, kompjuterë dhe para. Operacionin në fjalë e ka mbështet edhe ministri i punëve të brendshme, Bajram Rexhepi.


“Të gjitha këto e rrisin besimin te policia e cila përkundër një sezone të them më tepër të pushimeve, policia nuk pushon por edhe më tutje vazhdon të jetë e suksesshme këto ditë dhe unë me të vërtetë i përgëzojë për ketë punë të suksesshme”, tha ministriRexhepi.

Policia e Kosovës prezantoi edhe statistikat për konfiskimin e armëve. Në periudhën prill-qershor, policia ka konfiskuar 337 armë, mbi 110 prej tyre janë konfiskuar në manifestime të ndryshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi