Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nacionalisti i lindur dhe i plakur nëpër burgjet e armiqve shekullor

Shko poshtë

Nacionalisti i lindur dhe i plakur nëpër burgjet e armiqve shekullor Empty Nacionalisti i lindur dhe i plakur nëpër burgjet e armiqve shekullor

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 12:43 pm


Nacionalisti i lindur dhe i plakur nëpër burgjet e armiqve shekullor


Nacionalisti i lindur dhe i plakur nëpër burgjet e armiqve shekullor 1111dokum
Hasan Hasanramaj
Lëvizja nacionaliste e rezistencës shqiptare (1)

Nacionalisti dhe shkrimtari Sabri Maxhuni me vepra, e jo me fjalë e shtroi para veti dhe popullit shqiptar të Kosovës problemin e të kuptuarit, së ku kanë gabuar me dashje shqiptaret të cilët ose janë mashtruar nga padija apo nga Është njëri nga ata që mirë e shikoi rezistencën kosovare që vepronte në mes të dy zjarresh. Këto dy zjarre ishin njëra anë okupatorët serbo-komunistë, ndërsa, ana tjetër, komunistët e regjimit të diktatorit Enver Hoxhës dhe klysheve të tyre. Në burgjet e okupatorit këndonim këngën: “E ndiej veten luan të ndryrë në kafaz”. Luftëtarët binin në altarin e lirisë me këngë në gojë duke i kënduar këngët e shpresës dhe të fitores. Sa më të rënda ishin goditjet e okupatorit, aq më e fortë bëhej lidhja e luftëtarëve të lirisë ndërmjet vete. Sa më shumë që luftëtarë e rezistencës shqiptare që binin në altarin e lirisë, aq më e madhe bëhej urrejtja ndaj okupatorit, kurse goditjet e komunistëve të Enver Hoxhës dhe klyshve të tij përjetoheshin si goditjet më të vështira që vëllai ia bën vëllait. Sa më të mëdha që ishin goditjet tinëzare të diktatorit Enver Hoxhës, aq më të rënda dhe më dëshpëruese ishin lidhjet e luftëtarëve të lirisë.

Sa më të mëdha ishin akuzat dhe sharjet ndaj botës demokratike, që dëgjoheshin nga komunistët e diktatorit Enver Hoxhës dhe veprimtarët e rezistencës kosovare, të cilët binin nën ndikimin e komunistëve të tij, aq më të papërfillshme ishin qëndrimet e botës demokratike ndaj terrorit që zbatonin okupatorët serbo-komunistë kundër veprimtarëve të rezistencës shqiptare në Kosovë. Për të qenë tragjedia edhe më e madhe në këto momente të vështira rezistenca kosovare ndodhej mes dy zjarresh, në vazhdimësi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e deri në rënien e regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxhës.

Veprimtarët, të cilët ranë nën ndikimin komunist antikombëtar të diktatorit Enver Hoxhës, faktorin ndërkombëtar në Kosovë e shohin me sytë e komunistëve të Enver Hoxhës. Për të qenë tragjedia edhe më e madhe, edhe sot bishtat e ideologjisë të diktatorit Enver Hoxhës këtë faktor ndërkombëtar e luftojnë... Fshati Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë dallohet me tradita të lavdishme në luftërat për mbrojtje të identitetit kombëtar. Këtë e dëshmojnë edhe këngët folklorike që në mungesë të historianëve shqiptarë ishin shndërruar në kronika të vërteta të ecjes sonë ndër shekuj. Në vargjet e këtyre visareve kulturore ruheshin vlerat e pacenuara të krahinave, fiseve dhe individëve të caktuar që kishin shënuar perioda të lavdisë apo dhembjes sonë kombëtare.

Ndërrimi me dhunë administrative i emërtimeve të vendbanimeve dhe mbiemrave, sipas vendbanimeve, kishte për qëllim shkëputjen e rrënjëve të familjeve shqiptare nga origjina e tyre autoktone të traditave të lavdishme që kishin në trojet e tyre stërgjyshore.

Nacionalisti, shkrimtari dhe humanisti Sabri Maxhuni sot e ndien veten të nderuar, që është pinjoll i derës të familjes maxhunaj atdhetare me tradita të forta kombëtare, edhe më shumë ndiej obligim që kjo prejardhje të mos dobësohet me mua dhe brezin tim. Çdo punë që e kam bërë dhe që do ta bëj edhe në ardhmen e ka vetëm këtë cak. Ajo që bie në sy në vazhdën e këtyre emrave është përsëritja e vazhdueshme e emrit Cen, brez pas brezi. Këtë emër e ndeshim edhe sot e kësaj dite.

Njëri nga të parët e vijës së gjakut tim, i cili kishte jetuar diku nga fundi shekullit të nëntëmbëdhjetë, quhej Hysen Maxhuni, i cili haset në shumë këngë të folklorit mbi bazat historike. Këngët historike për veprimtarët e familjes Maxhuni datojnë që nga kohët kur Prizreni ishte kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. Ndër më të njohurat ishin pikërisht këngët për Cen Maxhunin. Kur i rikujtoj të bëmat e tij më duket se jam duke shikuar një film. Njëra ndër këto këngë flet për këtë burrë burrash të familjes Maxhuni. Aty thuhet se Cen Maxhunin, e kishin zënë me tradhti dhe e kishin mbyllur në bodrumet e sarajeve të pashës, në Vushtrri. Meqenëse burgu në saraje të pashës nuk ishte i sigurt. Cenen, të prangosur, e nisin për ta dërguan në burgun e Kalasë së e Prizrenit që, atëkohë, ishte kryeqendër e Vilajetit të Kosovës. Në rrugëtim drejt Prizrenit, duke kaluar pranë fshatit Maxhunaj, kushërinjtë e Cenit, pas një rezistence të ashpër me zaptijet turke, ia dalin që ta lirojnë atë.

Kjo luftë për lirimin e Cen Maxhunit nuk ishte e vetmja përplasje në mes forcave turke dhe atyre të rezistencës shqiptare. Shumë veprimtarë u dalluan me përpjekjet për çlirimin e katër vilajeteve dhe krijimin e shtetit shqiptar, por, ndër më të dalluarit ishte Hajdar Maxhuni, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Hasan Prishtinës. Vlera e angazhimit të pjesëtarëve të familjes Maxhuni ishte e çmuar, jo vetëm për faktin se ishte një angazhim i pandalshëm gjatë gjithë historisë së tyre, brez pas brezi, por edhe pse ishte shumë i drejtë. Ata gjithherë ishin në krah të atyre që punonin me përkushtim për çështjen e atdheut. Përcaktimi i drejtë i tyre edhe kësaj radhe u dëshmua me aleancat, të cilat i krijuan me fuqitë jashtë Ballkanit, por kurrë me fqinjët sllavo-greko-bizantinë.

Këto fjalë të Hasan Beg Prishtinës, të cilat m’i tha gjyshi im, Selim Maxhuni, ishin, janë dhe do të mbeten, të paharrueshme për nga vlera që kishin atëherë, por që kanë edhe sot. Pushtimi i Kosovës e goditi familjet e Maxhunëve shumë rëndë. Në mesin e shumë veprimtarëve, të cilët ranë dëshmorë, gjatë pushtimit të Kosovës nga serbo-komunistët ishin edhe dy pjesëtarë të kësaj familje.

Gjatë tërë kohës mendoj se ku e kam gjetur forcën që më ka ndihmuar t’iu bëj rezistence të gjitha ballafaqimeve gjatë jetës sime dhe familjes. Barra që rëndonte mbi dy prindërit e mi – na tha në vazhdim të bisedës nacionalisti Sabri Maxhuni ishte tepër e madhe. I kisha vetëm dy vjet kur e mendoj, më duket krejt e natyrshme që në familjen tonë vazhdimisht flitej për të vrarët dhe të masakruarit, qysh nga okupimi serbo-sllav gjatë vitit 1912, për të ardhur deri të vrarët dhe të masakruarit gjatë vitit 1945, kur u zhvilluan luftime të rrepta për ta penguar ripushtimin e Kosovës.

Sado që isha i vogël atë botë, tregimet që i kisha dëgjuar më vonë, në mua kishin ngjallur pamje të atilla sikur edhe unë të isha pjesë e netëve të gjata, për të cilat thuhej se ishin dimra të ftohtë, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda, dimra që duhet të ngroheshin me rrëfime të pafundme për heroizma, me këngë për trima të paepur. Edhe kur dija për vete, më kujtohet si këndonte babai im, IIsmaili. Sigurisht, ashtu kishte kënduar edhe atëherë, në ato net të pafundme. Në ata dimra të gjatë dhe të ftohtë, të shtrirë pranë zjarrit, duke i vënë duart nën kokë, i mbuluar me këngë trimërie. Ai këndonte ashtu dhe, kur lodhej duke kënduar, ngrihej e ulej këmbëkryq, psherëtinte dhe fliste vet me vete: “Çka me bë, vaji i burrit ashtë kënga...” Flitej se babai , Ismajli, gëzonte një respekt të madh, jo vetëm në lagjen ku jetonim, por edhe në tërë qytetin e Vushtrrisë dhe rrethinë e më larg... (vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi