SHABAN CAKOLLI:NËPËR KOHËRAT E DHIMBJEVE DHE LOTIT GJURMË DHIMBJEJE NËPËR DIASPORËN SHEKULLORE
Faqja 1 e 1
SHABAN CAKOLLI:NËPËR KOHËRAT E DHIMBJEVE DHE LOTIT GJURMË DHIMBJEJE NËPËR DIASPORËN SHEKULLORE
NËPËR KOHËRAT E DHIMBJEVE DHE LOTIT GJURMË DHIMBJEJE NËPËR DIASPORËN SHEKULLORE
Shkruan:SHABAN CAKOLLI
Diaspora shqiptare është shumë e vjetër,e cila lidhet me fatin kolektiv të shqiptarëve nëpër shekuj.Unë shpesh mendoj se po të mos ishin shqiptarët nuk do të lindte kurrë kjo plagë e rëndë,me emrin kurbet.Pas shumë dhimbjesh nga kjo plagë mortore e pa shëruar,e cila pamëshirshëm i ka gëlltitë dhe po i gëlltitë shqiptarët, sërish ka lakmi të gjeneratave për këtë rrugë gjarpër helmues.Natyrisht kjo rrugë synohet nga varfëria e cila e ka pllakosur rëndë popullatën, por kurbeti as nuk është zgjidhja,as nuk sjell fat
Shqiptarët ky kontigjent i shkapërderdhur nëpër botë,qoftë nga varfëria,qoftë nga përndjekjet politike ka qenë dhe mbetet krah i fortë i çështjes kombëtare.Shqiptarët në kurbet kanë kryar punët më të rënda,punë të cilat nuk i kanë kryar të tjerët! Po,përse e bënin shqiptarët këtë? Për të ngrohur sofrën e familjarëve, skamnorëve dhe për të ndihmuar çështjen kombëtare.Dikur kurbetçinjët shqiptarë nuk e kanë pasur të drejtën për të u kthyar në atdheun e tyre,shumë prej tyre kanë mbajtur peshën e mallit të atdheut,kanë vdekur pa i pa kurrë më trojet e tyre.Në atdhe kanë ndodhur lindje e vdekje,kanë ndodhur dasma,por kurbetçari ishte peng,rrugën për atdhe ia kishte pre pushtuesi.Në çfardo rrethanash kanë jetuar kurbetçarët shqiptarë,pa të drejtë kthimi në atdhe,apo me të drejtë kthimi,nuk e kanë pasur interesin e tyre të bredhin kot rrugëve e trotuareve të botës.Ata e dinin mirë se ishin pa liri dhe dinjitet,por nuk kanë pranuar kurrë të jenë të përbuzur.Ata kanë bërë punë,për të ndihmuar kombin që të jenë zot në trojet e veta.Punë të mundimshme me djersë nga damarët e gjakut,asnjëherë nuk është dalur i hamendur e trullosur,por ka ndjekur gjitha format e punës dhe organizimit,të shpaguaj vetën e tij,për trojet që e kanë lindur.Ishin të vetdijshëm se vetëm kështu mund të realizonin qëllimin final,lirinë e atdheut.
Në kurbet jetuan dhe vepruan njerëz të punës së krahut.veprimtarë të shquar të kombit të cilët u stërvitën me pushkë e penë,për të i dalur krah atdheut.Midis tyre u dalluan shumë sish me talent në art,të cilët zhvilluan prirëjet e tyre në vendet ku u strehuan,prej nga dolën kryevepra të mëdha,Artistët e diasporës shqiptare nëpër kohë u përkasin rrymave të ndryshme të artit nëpër botë,Gjeografia e diaspores të artistëve shqiptar nëpër shekuj,është e zgjëruar dhe duhet mund,njohuri e përpjekëje për të e përshkruar,por po flasim për diasporën e re shqiptare të viteve 90-ta, në të cilën artistët e dhembjes sonë kombëtare me punën e tyre kanë bërë kryevepra.Njëri nga mërgimtarët e përvuajtur,i cili me mish e shpirt është angazhuar për ruajtëjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë sakrificat nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar, për të tanishmën e dhimbshme të emigrantëve tanë,etj....Agim Gashi është kontributori i shkëlqyar i kulturës sonë kombëtare,këngëtar dhe poet,mësues dhe mik i dashur i shqiptarëve.Kur poeti krijon tekstin dhe e këndon në këngë,i jep shpirt e frymë dhe e bënë të dashur për artdashësit e popullit.Poezia dhe kënga e tij janë të shkruara dhe kënduara në frymën popullore.
Pak biografi për Agim Gashin
Agim Gashi u lind më 1954 në Okllap afër Janjevës.Shkollën fillore e kreu në Sllovi dhe Janjevë,ndërsa Normalen në Prishtinë.Punoi mësues në Okllap,deri sa u përjashtue nga procesi edukativ,ku regjimi pushtues atë botë njerëzit veprimtarë u kualifikonin si të papërshtatshëm ideopolitik për arsim.Ishte këngëtar i RTP-së dhe bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës,ka regjistruar disa dhjetëra këngë në frymën e melosit popullor në RTP,më pas përshkak veprimtarisë kombëtare qe burgosurpas mbajtëjes së burgut,si shumë të tjerë qe detyrua të merr rrugën e mërgimit,prej kur jeton dhe vepron në Gjermani.Agim Gashi mbase kishte lindur me dhunëti për artin,ku në moshën dhjetë vjeçare ke mirëpritur si këngëtar i popullit,kurse më 1972,i pranohet audicioni i parë në RTP,ku nisi të hapëroj e përparoj shumë në lëminë e këngës.Ka kënduar në studio,akorde,festivale dhe gjithnjë ishte i dashur dhe i mirëpritur.Agim Gashi,ishte i shquar nga rinia si veprimtar i shquar kombëtarë.Kohën e pajtimit të gjaqeve,ishte në krye me të madhin Anton Çetta,i gëzohej atyre pajtimeve,pas çdo pajtimit i këndonte me gëzim këtyre pajtimeve,i vetdijshëm se po shuhej hasmëria në mes nesh,të cilën me mjeshtri e kishte mbjellur regjimi sllav mbi ne.Agim Gashi në mërgim u angazhua me tërë çenien të ndihmoj atdheun,të kultivoj dhe pasuroj kulturën kombëtare,të aftësonte rininë në këtë drejtim,shkruante dhe këndonte, bashkëpunonte me shumë poet,si me të madhin Ali Podrimja,i cili në një shkrim e pat quajtur Agim Gashin si poet të mirëfilltë ,si dhe tenor i këngës,ku sipas tij ishte një zë që lëvizte edhe gurin.
Agim Gashi me këngën dhe poezinë e tij ka vetdijësuar dhe mbajtur gjallë rininë mërgimtare.Ka veprua në shoqata e klube,Lidhje shkrimtarësh.Kënga e tij ka qenë kryekput për atdheun e popullin,mallin nga mërgimi,i ka kënduar dhimbjes së mërgimit.Agim Gashi në reportuarin e tij ka më shumë se 1000 këngë,në RTP,në pllaka,disçe,Cd,audio kaseta.në yotube dhe facebook.Ka më shumë se tridhjetë albume të pasura.Ka kënduar për Adem Jasharin,vëllezërit Gërvalla,Ibrahim Rugovën,për gjithë djemat dhe trimat,heronjët dhe heroinat e atdheut.Këngët dhe poezitë e Agim Gashit janë të frymës popullore,me mesazhe të fuqishme: Ka botuar:Vaji i Shqiptarit,Me Grykë Pushke Këndon Kosova,,Këngët e Vendit Tim,Epoka e Nderit,Mos e Lësho Sharkinë prej dore,të cilën ia botuan tani në Gjilan,kushtuar veprimtarit tanë Agim Gashit,e përmbledhje tjera poetike.
Poezia dhe kënga e Agim Gashit,ngërthen një vlerë të duhur,me vlerë,mesazh,e shprehëje të duhur e të çiltër.Kënga e dhimbjes,krenarisë,ka mbajtur gjallë mërgatën tonë.Veç këngëve me kushtrim kombëtar të Agim Gashit,nga të cilat secila në vete ishte kryevepër,ndër kryeveprat e cila prek dhembjen e çdo mërgimtari është kënga"UNË KUR SHKOVA NË KURBET"
UNË KUR SHKOVA NË KURBET
Teksti dhe muzika;Agim Gashi
N´prehen t´grues e lash qikën
Kur unë shkova në kurbet,
Tash është rritë e asht ba nuse
Nuk e njeh babën e vet
Zemra e shpirti mu kanë tha
Syt´as flokun pa ja pa.
Lidhë për djepi e lashë djalin
Kur unë shkova në kurbet,
Ka ba dasmë e ka marrë nuse
Pa një pushkë të babës t´vet
Hej ç´mu tha zemra prej mallit
Pa e g´zu dasmën e djalit.
N´kry duvakun ja lashë motrës
Tuj ja prit krushqit në derë,
Pa ja pa unë fëmijët rreth votrës
Mu mbush zemra helm e vrer´
Ç´më dhemb zemra,ma ngritë gjakun
Pa ja puth motrës duvakun.
Në sy nanës ju ngri loti
Në kurbet kur shkova s´pari
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët
Vorrin tash ja ka mblu bari
Hej ç´mu tha zemra mu ngri
Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.
Unë n´kurbet baba në pritje
Ju ba mjekrra bardh si borë,
Asht qorru po shkon me krroqe
Pa më prek ma e tija dorë.
Zemra e shpirti mu kanë tha
Edhe nji herë o babë me t´pa.
Një veprimtarë i paepur i çështjes kombëtare fatkeqësisht kohën e fundit lëngon nga një sëmundje.Pavarësisht nga kjo, ne e duam dhe e çmojmë për veprat e tij kombëtare.Neve na duket,që Agimi ta ketë fituar bindjen se ne e kemi lënë pakëz pas dore.Ne e kuptojmë se mosmundësia e tij për të mos qenë në mesin tonë i le këtë mëdyshje,por ne e duam dhe e çmojmë,dhe do ti bëjmë vizita saherë na ipet mundësia.Si për këtë arsye këtyre ditëve ia kushtova një poezi mikut.
NUK RRËNOHET SHKËMBI I VJETËR
Shaban Cakolli
Është ky burrë me plis të bardhë
Një poet,e një këngëtar
Burrë i fisit,i oxhaqeve
Që u këndoj,pajtimit të gjaqeve
zërin të çiltër si fije mëndafshi
Ati i thonë,Agim Gashi
nëpër komb shuajti ngatërresen
krah për krah me Anton Çetën
Mësues i shkathët,sikur shpata
Edukoi shumë gjenerata
Kurrë se kërrusi,gjoksin as shpinën
Pasuroi Radio Prishtinën
Me këngë të pasura sikur gurra
i këndoj kombit,shumë figura
I la vepra kombit dhe veti
dej sa e ndoq,sllavo-pushteti
kur e muar atë rrugë kurbeti
veprimtarë tuboj rreth veti
se pushteti keq gaboj
shpirtin kurrë s´ja okupoj
me një penë e një sharki
na i frymëzoi brezin e ri
u ndezi zemrat,atdhedashuri
Diçka s´ndalet gjithë përsëritet
Ikën koha,ikën vitet
Por ti çke or burrë i ngritur
Pse më rri ashtu mërzitur?
As nuk flitet,as s´besohet
Agim Gashi,nuk ligështohet
merr një laps,e lëro në letër
bëne jetën kryevepër.
Merr sharkinë këndoj Kosovës
sikur ishe nxënës i shkollës
Sa do Zoti vazhdon jeta
Ti ndërton me fjalë e vepra
ke bërë vepra,e do të bësh plot
do të jetojnë,për jetë e mot.....
Për në fund,poetit,këngëtarit,mësuesit,veprimtarit të palodhshëm i dëshirojmë shëndet të plotë,duke u bashkangjitur në mesin tonë me aktivitetet e tija të vrullshme,ashtu si don zemra e tij e paepur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakolli:MEDIAT TONA NË DIASPORËN SHQIPTARE
» Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:EMËR I NEMUAR
» Shaban Cakolli:NËPËR SHËRIM TË PLAGËVE
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:EMËR I NEMUAR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi