Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit
Faqja 1 e 1
Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit
Atifete Jahjaga, zonja e shpëtimit
Liderët e botës e kanë pritur krahëhapur. Takimet me ta ajo i shfrytëzon për interesat e Kosovës, e jo si politikanët tjerë për ta mbrojtur veten nga akuzat. Ndryshe nga shumë prej kolegëve të saj të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest. E liruar nga skena katundareske politike e Kosovës, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet. Madje, ajo mund të sfidojë edhe shpresat e Thaçit për t’u bërë president, shkruan “HuffingtonPost”.
Me mbështetjen e SHBA-ve dhe shumicës së shteteve të BE-së, Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Përpjekja për ta paraqitur shtetin më të ri në Evropë në aspektin pozitiv, është shndërruar që atëherë në makth të marrëdhënieve publike, pas hijes së rënd që po bie në shtetin e vogël të Ballkanit nga publik-persona “kriminale” e liderëve të saj.
Të akuzuar për korrupsion, vrasje, dhe ndërlidhje me mafian nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare monitoruese, udhëheqësit më të lartë të Kosovës ranë brenda pak vitesh nga atraksioni në vendin e kriminelëve të dyshuar.
Ata janë të izoluar dhe rrallë ftohen jashtë vendit të tyre për t'u takuar me udhëheqësit e botës. Ndërkohë, aleatët kryesorë të Kosovës, veçanërisht SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet tjera të rëndësishme të BE-së, kanë punuar prapa skenave për ta gjetur një partner të respektueshëm që është në gjendje t’i ndihmojë ata për të ndërtuar institucionet demokratike të Kosovës dhe për të udhëhequr fushatën e njohjes së pavarësisë.
Duket se ata mund ta kenë gjetur partnerin e tillë, te presidentja e porsazgjedhur, Atifete Jahjaga.
Një ish-gjeneralmajore në Policinë e Kosovës, në prill të vitit 2011, në moshën 36 vjeçare u bë gruaja e parë dhe kreu më i ri i shtetit në historinë e shkurtër e Kosovës si shtet i pavarur. Në vazhdën e grindjeve politike ndërmjet partive kryesore politike të Kosovës, që kërcënonin për ta rrëzuar një strukturë tashmë të lëkundur qeverisëse, një lider i dobët që nuk kishte përkatësi e as mbështetjen e partive politike - për çka nuk do të mund të sfidonte partitë në pushtet - ishte kompromisi i vetëm. Jahjaga u përshtat aty. Pa përvojë të mëparshme politike, Jahjaga doli nga errësira brenda disa ditës.
Posti i presidentit është pozicion ceremoniale dhe Jahjaga pritej të qëndronte mënjanë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kur Kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi pritet të kandidohet për këtë funksion. Megjithatë, Jahjaga mund t’ia dal të qëndrojë, pasi në një kohë të shkurtër ajo ka dëshmuar se e ka guximin dhe vizionin e një burrështetaseje të duhur për të ndrequr përçarjet politike, të brendshme dhe ndërkombëtare, që kanë qenë të dëmshme për vendin.
Ndryshe prej shumë kolegëve të saj të lartë në qeveri të cilët që nga ardhja në pushtet janë bërë milionerë me vila dhe biznese të shpërndara në të gjithë Kosovën, Jahjaga dhe burri i saj jetojnë në një apartament modest në Prishtinë.
E lirë nga skena katundareske politike e Kosovës dhe jetesa “la dolce vita” e bashkëkohësve të saj, ajo sjell me vete shpresën se kultura politike e Kosovës mund të ndryshohet nga ajo që është kryesisht besnike ndaj partisë, në atë që është kryesisht besnike ndaj shtetit.
Ajo është duke udhëhequr për çdo shembull, duke ia dal që përtej linjave politike të rekrutojë elitën kosovare të shkolluar në perëndim, e cila për vite të tëra është frenuar për të shërbyer në qeveri për shkak të favorizimit të miqve. Kabineti i saj është i përbërë nga të diplomuarit në shkollat kryesore amerikane dhe evropiane dhe me shumë vite përvojë në çështjet ndërkombëtare.
Në skenën ndërkombëtare, udhëheqësit e botës e kanë mirëpritur krahëhapur. Gjatë udhëtimit të saj më të fundit në Nju Jork, për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ajo ishte udhëheqësja e vetme kosovare e ftuar të takohet me presidentin Obama. Në Bruksel, udhëheqësit e BE-së përshëndetën qasjen e saj të freskët, që kërkon zgjidhje dhe koordinon më mirë përpjekjet e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.
Ky është një ndryshim i mrekullueshëm, se jo shumë javë më parë takimet e tilla janë përdorur nga liderët kosovarë për të mbrojtur veten nga akuzat e shumta të organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Kosova ka nevojë për liderët politikë që mund të sjellin mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare dhe njohje të vendit. Në ambientin e turbulluar ekonomikisht dhe politikisht botëror, një vend i vogël si Kosova nuk mund të përballojë të bëjë gabime politike apo sociale që mund të rezultojnë në humbjen e mundësive për të fituar mbështetjen e vendimmarrësve ndërkombëtarë.
Disa mund të thonë se popullariteti i saj ka të bëjë më pak me aftësitë e saj politike e më shumë me komunitetin ndërkombëtarë dhe zhgënjimet e përgjithshme publike me liderët aktualë kosovarë. Cilado qoftë arsyeja, të paktën për tash, me Presidenten Jahjaga ata kanë një partner politik që përdor takimet e saj me liderët botërorë për të paraqitur interesat e popullit të Kosovës dhe jo si shumë prej udhëheqësve të Kosovës të cilët përdorin mundësi të tilla për të mbrojtur veten e tyre dhe anëtarët e partisë nga hetimet kriminale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në krye të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga
» Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama
» Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 80 vota
» Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 80 vota
» Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës?
» Presidentja Atifete Jahjaga u takua me presidentin Barak Obama
» Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 80 vota
» Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës me 80 vota
» Cila është Atifete Jahjaga presidentja e ardhshme e Kosovës?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi