Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënë Ferideja akuzon Ramën: Më tha të arratisesha nga burgu

Shko poshtë

Nënë Ferideja akuzon Ramën: Më tha të arratisesha nga burgu Empty Nënë Ferideja akuzon Ramën: Më tha të arratisesha nga burgu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 10:56 pm

Kandidati për kryeministër instrukton shtetasit të thyejnë ligjet
Kryebashkiaku Rama dhe kandidati i socialistëve për kryeministër, nga dita në ditë demonstron para shqiptarëve se disponon një çekuilibër mendor të theksuar, çekuilibër i cili mund të kthehet në rrezik për shtetin shqiptar nëse konkuiston postin e kryeministrit. Ka qenë nënë Ferideja ajo që zbulon para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të kandidatit për kryeministër. 75 vjeçarja e cila vuan dënimin ka akuzuar kryesocialistin se e mashtroi dhe e këshilloi të arratisej për të mos kryer dënimin. Në rrëfimin e saj Ferideja nxjerr një tjetër fakt shumë tronditës për pretendentin e fronit kryeministror, Edi Ramën, faktin që kryeministri i ri i shqiptarëve do të jetë një njeri që nuk do të njohë ligje dhe shtet, por anarshi. Rrëfimi i sinqertë i nënë Feridesë vërtetoi atë fakt që disa media e kanë thënë prej kohësh, rrezikshmërinë që sjell ky njeri në funksionimin e shtetit nëse do të marrë pushtetin që pretendon. Bashkia e Tiranës ka qenë simboli i mungesës së zbatueshmërisë së ligjit. Janë qindra raste antiligjore që Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë ndaj qytetarëve të kryeqytetit. Akuzat e nënë Feridesë janë si realiteti që jetojmë në Tiranën e drejtuar nga banda e Edi Ramës, ku gjithçka është ndërtuar mbi klientelizmin dhe antiligjin e kryetarit.
Nënë Ferideja-Ramës. Je i vogël bir, besoj te Bamiri
Të gjithë janë të njohur tashmë me historinë e dhimbshme të Feride Bajkos, nënës 75- vjeçare, e cila pavarësisht moshës së saj, duhet të kalojë 5 vite të jetës në burg, pasi është dënuar për kultivim të lëndëve narkotike. Nënë Ferideja nga fshati Mbyet i Fierit, u përdor nga politika e kryesocialistit Edi Rama, në formën e një shoë mediatik, me pretekstin se ky i fundit ndjente keqardhje për të. Rama i premtoi nënë Feridesë së do të bënte gjithçka që ajo të dilte nga burgu, por vetëm 3 muaj pas takimit me të, nënë Ferideja do ta kuptonte se Edi Rama, si një njeri që nuk ndjen keqardhje për familjen e tij, nuk mund ta bënte një gjë të tillë për një të moshuar, të cilën e kishte njohur vetëm nëpërmjet kronikave televizive.
Ajo kishte shpresuar se nëpërmjet ndërhyrjes politike, do të mund ti ulej dënimi i marrë nga drejtësia, por në të vërtetë njeriu që i ishte ofruar për t’ia bërë këtë nder, kishte qenë pikërisht më pak ose më mirë aspak i përshtatshmi, Edi Rama. Por, pasi e kuptoi lojën e Ramës dhe politikën e tij të paskrupullt, nënë Ferideja vendosi ta denonconte publikisht kreun socialist, i cili i dha më kot shpresë se do të lirohej nga hekurat e burgut. Nënë Ferideja denoncoi dje publikisht propozimin e Ramës, për t’u arratisur nga burgu. “Rama më tha: “Ti mos ik më në burg”. Po qysh mos të vinja më unë në burg, se unë kisha firmosur”, u shpreh nënë Ferideja, e cila, e zhgënjyer thellë nga kryesocialisti Rama, i ka kërkuar me ton ironizues që të mos bëjë më sikur përkujdeset ndaj saj. “Dua ti them Ramës, të keqen nëna mos më mundo. Mos e merr mundimin se kam shpresa tek Bamir Topi, se ti nuk bën dot gjë, se je i vogël”, i është drejtuar hapur nënë Ferideja, kreut të PS, Edi Rama.
Nënë Ferideja rrëfen se si e mashtroi Rama
Ishte data 27 dhjetor i vitit të kaluar, kur nënë Ferideja bëhej gati të nisej drejt fshatit të saj Mbyet i Fierit, pasi ishte lajmëruar nga autoritetet e Burgut 325 në Tiranë, se kishte leje për 5 ditë që të rrinte pranë nipërve të saj, me rastin e festave të fundvitit. Por i pajisur edhe me kamerat e televizioneve të tij, Rama kishte mbërritur në dyert e burgut, për të bërë realitet shoë- n e tij të radhës. Pasi takoi nënë Feridenë, të cilën e dërgoi me makinë e tij deri në fshat, si një engjëll-djall i premtoi asaj se do ta lironte së shpejti nga burgu. “Ai erdhi me makinë të bukur. Sa pati takatin shtriu krahun, por në të vërtetë nuk bëri gjë. Më tha që do të bëhet më 7 mars, e do të bëhet më 8 mars, në prill e në maj, e unë rri. Prit... tërë natën rri pa gjumë nën atë portokalle. Nuk më zë gjumi. Kam 3 muaj pa vajtur tek nipërit. Nuk e di a kanë të hanë, a nuk kanë. Unë u kam thënë të venë në dyqan të marrin bukë, të bëjnë gjellë, të hanë, se do vijë nëna t’ua paguajë”, tregon e përlotur nënë Ferideja, së cilës tashmë pas një pritjeje të gjatë prej kaq muajsh, i janë prerë shpresat dhe forcat për të përballuar jetën e vështirë në burg dhe larg nipërve të saj jetimë, për të cilët kujdesej vetë deri ditën që iu vunë prangat. Të zhgënjyer shprehen edhe nipërit e saj, të cilëve Rama u pati premtuar se do t’ua sillte pranë nënë Feridenë, edhe pse në të vërtetë, ai e dinte shumë mirë se nuk do të mund ta bënte një gjë të tillë. “Jemi shumë të zhgënjyer nga Edi Rama sepse ai na premtoi se do të na e lironte nënën, por gjë që nuk ndodhi, sepse nëna vazhdon ta vuajë dënimin në burg.
Ndërsa ne nuk kemi mundësi të jetojmë vetëm”, tregojnë nipërit e nënë Feridesë, të pezmatuar nga sjellja fyese e Ramës. Ndërsa e moshuara 75- vjeçare, tashmë që e ka kuptuar mirë se kush është në të vërtetë Edi Rama, ajo mendon dhe shpreson se vetëm presidenti i vendit, Bamir Topi mund ta nxjerrë nga qelia dhe ta dërgojë në shtëpinë e saj të varfër por me jetë brenda. “Shpresën e madhe e kam vetëm tek Bamir Topi. Vetëm ai mund të më lirojë nga burgu”, shton në rrëfimin e saj të trishtë, 75- vjeçarja. Pas vizitës në burg, për disa ditë me radhë, nënë Ferideja zuri pjesën më të madhe të axhendës së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Por vetëm kaq... 75- vjeçarja ka pritur për 3 muaj për ndonjë lajm nga kryesocialisti Rama, i cili i ngjalli shpresat për të qenë pranë nipërve të saj, por e gjithë kjo pritje i është shndërruar tashmë vetëm në zhgënjim që ia ka rënduar edhe më tepër vuajtjen. Kjo pritje e ka trazuar jo pak, bashkë me barrën e moshës, që rëndohet çdo ditë. Megjithatë, ajo nuk harron të bëjë edhe një herë thirrje për krerët më të lartë të shtetit që të vënë dorën në zemër dhe të mendojnë për të, dhe nipërit e saj jetimë. “Sa do vete unë, 200 vjeçe?”, apelon nënë Ferideja.
G. Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi