Rruga e Nënë Terezës bashkon Topin, Berishën e Ramën !
Faqja 1 e 1

Shtrëngime duarsh midis Topit, Berishës e Ramës !
Mbishkrimet e 28 presidentëve të botës janë vendosur në "Rrugën e Milleniumit për Paqen" në Tiranë, ndërtimi e së cilës nisi sot në 7 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës.
Në ceremoninë e përurimit të ndërtimit të "Rrugës së Milleniumit për Paqen" ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, të cilët kanë vendosur nga një pllakatë me emrin e gdhendur në të dhe kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin. Rruga Nënë Tereza bashkoi për herë të parë pas kaq kohësh presidentin e Republikën, Kryeministrin e Shqipërisë dhe liderin e opozitës, çka përbën ngjarje për jetën e vendit lodhur nga sulmet dhe kundërsulmet e politikës.
"Me filozofinë e dashurisë e të veprimit, duke besuar tek Zoti dhe humanizmi, Nënë Tereza me jetën e vet, ndërtoi një rrugë që shërbeu si bazë për themelet e qytetërimit tonë dhe dëshirën konstante e popujve – atë rrugë që simbolikisht mund ta quajmë "Rruga e Paqes"! Në shenjë nderimi dhe kujtimi, në këtë 100-vjetor të lindjes dhe në të shtatin përvjetor të lumturimit të Nënë Terezës, jemi mbledhur këtu për të konkretizuar një ide domethënëse, tashmë të shndërruar në realitet – një "Rrugë të Paqes" në Tiranë!", tha Presidenti Topi ne fjalen e tij.
Sipas presidentit, shqiptari duhet ta kete detyre morale ta zbatoje doktrinen e Nene Terezes."Në këtë ditë ky përvjetor, ne bijve, vëllezërve dhe motrave të një gjaku me Nënë Terezën na flet shumë, sepse ne kemi jo vetëm nevojë, por edhe detyrë morale ta ndiejmë më thellë zërin e saj, doktrinën e saj në shërbim të humanizmit, paqes, mirësisë e progresit shoqëror".
"Rruga e Paqes" që do të jetë 2.7 kilometra e gjatë nga hyrja e Liqenit Artificial (pranë Gardës së Republikës), parashikon dhe vendosjen e pllakave nga vende të ndryshme të botës, ku të jetë gdhendur emri i udhëheqësit dhe vendi i tij.
"Ky është një projekt, të cilin Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me pelegrinët e paqes, është e privilegjuar ta çojë përpara. Është një udhë e paqes, që simbolizon gjithçka të mirë që ka të bëjë me veprën e gjallë të Nënë Terezës dhe njëkohësisht bashkon përgjatë 2.7 km të saj emra njerëzish nga mbarë bota, figura udhëheqësish, sportistësh, njerëz të shqur të artit dhe letrave", u shpreh kryebashkiaku Rama.
Projekti i iniciuar nga bashkia e Tiranës ka gjetur bashkëpunimin e Qendrës "Rruga e Paqes", që synon realizimin e një rruge pelegrinazhi, si shprehje e kontributit dhe respektit për Nënë Terezën.
Sipas bashkisë, kjo ndërhyrje, përveç simbolikës, do të ketë dhe një impakt në komunitet, duke ndikuar në përmirësimin e mjedisit të kryeqytetit, si dhe duke rritur vlerat artistike dhe monumentale të zonës së Parkut të Liqenit.
Janë një sërë personalitetesh të shquara botërore, midis tyre Presidentë apo dhe Përfaqësues të Qendrës së Paqes në botë, të nominuar me titullin e Pelegrinit të Paqes dhe Kavalierë të Paqes, të cilët kanë nderuar veprën e shenjtores dhe për nder të saj do të vendosin një pllakë, në kujtim të Nënë Terezës.
PRESIDENTET
Në këtë fazë të parë të parë të projektit do të vendosen gurët e mbërritur nga 28 shtete të botës: Estoni, Ceki, Slloveni, Itali, Kroaci, Sllovaki, Qipro, Portugali, Nigeri, Peru, Liban, Bahrein, Ekuador, Kazakistan, Lituani, Rumani, Turqi, Bangladesh, Panama, Vatikan, Letoni, Egjipt, Kosove, Austri, Gjermani, Zvicër, Hungari e Maqedoni. Të tjerë do të mbërrijnë në të ardhmen për të plotësuar katër kilometrat e kësaj rruge të Paqes. Mbi gurët, secili shtet ka gdhendur emrin e Presidentit të vet dhe emrin e shtetit.
Më 19 tetor të vitit 2003, nobelistja shqiptare u lumturua "Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin", duke hedhur kështu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj. Qeveria ka shpallur Festë Kombëtare 19 Tetorin.
Lumturimi i Nene Terezes. Kush eshte Gonxhe Bojaxhiu
Sot shënohen shtatë vjet nga lumturimi i Nënë Terezës. Shtatë vjet më parë, Papa Gjon Pali II, në një ceremoni që i kalonte përmasat e të gjitha aktiviteteve, organizoi lumturimin e humanistes shqiptare, Nënë Tereza, në Vatikan. Më 19 tetor të vitit 2003, nobelistja shqiptare u lumturua "Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin", duke hedhur kështu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj. 19 Tetori është shpallur festë Kombëtare, ndërsa në vigjilje të saj, në Tiranë janë organizuar aktivitete në përkujtim të figurës së shenjtë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ajo u cilësua si humaniste dhe për këtë është nderuar dhe me çmimin Nobel për Paqe.
Gonxhja ishte fëmija e tretë e Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes, u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës iu kushtua të varfërve dhe të sëmurëve. Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.
FJALA E PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E PËRURIMIT TË "RRUGËS SË MIJËVJEÇARIT PËR PAQEN".
19 tetor 2010
I nderuar zoti Kryeministër,
I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës,
I nderuar Dr. Xhanfranko Kosta,
Shkëlqesi Ambasadorë,
Zonja e Zotërinj,
Sot është një ditë e veçantë për mbarë kombin tonë! Shtatë vjet më parë njëri prej personaliteteve më në pah të historisë moderne, Papa Gjon Pali i Dytë, do të hapte portat e një tjetër bote duke shpallur të Lume gruan më të respektuar të planetit, bijën e popullit shqiptar, Nënë Terezën!
Kjo datë është apogje për historinë e vjetër dhe të re të shqiptarëve. Më 19 tetor të vitit 2003, nëpërmjet këtij akti të shenjtë, shqiptarët përjetësisht me krenari mund ta quajnë veten kontribuues të mëdhenj të besimit, humanizmit e paqes!
Nënë Tereza nuk mund të ndahet nga populli i saj, e falë kësaj simbioze, historia e botës dhe ajo e shqiptarëve, bashkohen në magjepsjen e vlerave hyjnore!
Të nderuar miq,
Me filozofinë e dashurisë e të veprimit, duke besuar tek Zoti dhe humanizmi, Nënë Tereza me jetën e vet, ndërtoi një rrugë që shërbeu si bazë për themelet e qytetërimit tonë dhe dëshirën konstante e popujve – atë rrugë që simbolikisht mund ta quajmë "Rruga e Paqes"!
Në shenjë nderimi dhe kujtimi, në këtë 100-vjetor të lindjes dhe në të shtatin përvjetor të lumturimit të Nënë Terezës, jemi mbledhur këtu për të konkretizuar një ide domethënëse, tashmë të shndërruar në realitet – një "Rrugë të Paqes" në Tiranë!
E në këtë "Rrugë të Paqes" që po përurojmë sot do të vendosen shumë gurë që mbajnë emra, personalitetesh e qytetarësh nga vende të ndryshme të botës, që besojnë fort tek paqja dhe ngrohtësia e saj. I falënderoj nga zemra të gjithë ata që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për t’u bërë bashkudhëtarë të kësaj rruge!
Dhe natyrisht, një falënderim i veçantë ndaj gruas, e cila u bë një nga ideatorët e kësaj vepre që ne inaugurojmë sot, një kujtim i veçantë dhe një falënderim i veçantë për zonjën Merita Profka, e cila u ngrit realisht në atë mesazh që jepte Nënë Tereza "të bëjmë çdo ditë një gjë të vlefshme për shoqërinë dhe njerëzimin".
Nga modeli që krijoi Nënë Tereza, kemi mësuar se paqja ndërtohet çdo ditë dhe kudo. Ajo nuk është thjesht një gjendje, por një koncept universal që fillon me familjen – djepin e jetës – si vendi parësor ku mësohet humanizmi dhe projektohet marrëdhënia me shoqërinë dhe me individin! Prandaj familja shqiptare duhet të aktivizojë gjithë instinktet e saj tradicionale, për t’u mësuar anëtarëve të saj se si të ndërtojnë rrugën e paqes në jetën e tyre dhe si duhet të ecin në këtë rrugë.
Paqja mësohet! E më shumë se kushdo tjetër, këtë leksion madhor e jep shkolla me programet, ambientin e mësuesit e saj.
Paqja transmetohet! Kjo është detyrë e brezave, e prindërve, e çdo individi, që me mirësi të ndërtojnë komunikim dhe dialog, si nevojë shpirtërore e dialektike qytetare. Gjestet e vogla të përditshme, janë farë e çmuar e shpresës.
Paqja predikohet! Dhe për këtë, një rol të madh kanë luajtur, dhe jam i bindur që do të luajnë edhe në të ardhmen, bashkësitë dhe institucionet fetare, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre me kredon e harmonisë e të bashkëjetesës ndërmjet tyre dhe në respekt të plotë ndaj Shtetit.
Paqja sociale ruhet e konsolidohet! Dhe kjo është detyra themelore e një shteti demokratik dhe institucioneve të tij. Duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë. Për ta ruajtur e për ta përsosur atë më tej, në përputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve.
Bashkëpunimi, bashkëjetesa, harmonia, toleranca janë gjithmonë të mundura. Ato përbëjnë forcë morale e kulturore, që vihet në dispozicion të së sotmes, por edhe të së ardhmes. Ato janë shërbim edhe ndaj demokracisë dhe shtetit.
Tema e paqes përbën një vlerë themelore për Evropën dhe qytetërimin e saj. Ideja e Evropës së Bashkuar, lindi pikërisht nga dëshira për paqe ndërmjet popujve. Në këtë kontekst, sot Shqipëria është një faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe nxit fuqishëm të gjitha perspektivat bashkëpunuese e integruese me fqinjët e saj.
Të nderuar miq,
Në këtë ditë ky përvjetor, ne bijve, vëllezërve dhe motrave të një gjaku me Nënë Terezën na flet shumë, sepse ne kemi jo vetëm nevojë, por edhe detyrë morale ta ndiejmë më thellë zërin e saj, doktrinën e saj në shërbim të humanizmit, paqes, mirësisë e progresit shoqëror. Shqiptari modern evropian, për të ndërtuar konstitucionin e tij moral dhe human, duhet të ketë gjithmonë parasysh jetën dhe veprën e shqiptares së madhe Nëna Terezë. Në këtë ditë të gjithë ne shprehim besimin dhe urimin që Nënë Tereza të shpallet shenjtore sa më shpejt!
Le ta gëzojmë "Rrugën e Paqes"! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nënë Terezën! Qoftë i përjetshëm i gjithë roli i jashtëzakonshëm që ka luajtur populli shqiptar për ta lindur këtë bijë, për ta bërë të madhe këtë bijë dhe për ta jetësuar këtë bijë!
Edhe një herë faleminderit!
bota sot

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ''Rruga e Paqes'', 7 vjetë pas lumturimit të Nënë Terezës
» Inaugurimi i Katedrales, Topalli shmang takimin me Topin e Ramën
» 10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
» Kosova Lindore fton Jahjagën, Topin, Berishën dhe Thaçin për vizitë
» Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi