Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin

Shko poshtë

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin Empty Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 9:41 pm

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin

September 29, 2011

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin Gerti-300x225

Ai është një ndër figurat më të pëlqyera në Shqipëri. Personalitet ,njeri i mbushur gjithmonë me harmoni. I përkushtuar pas punës ,familjes dhë shoqërisë. Gerti Bogdani aktualisht Deputet në Parlamentin Shqiptar dhe gjithashtu Kryetar i FRPD-es ( Forumit Rinor të Partisë Dëmokratikë të Shqipërisë ), i cili merret me organizimin e eventeve të ndryshmë sociale, kulturore dhe argëtuese në bashkëpunimin e të rinjëve , simpatizantë të tij dhë partisë . I martuar më Edlira Çepani vitin që shkoi (2010) , ku ishin të pranishëm në cermoninë martesore të tyre , Politikanë, gazetarë, aktorë, këngëtarë, si dhe mjaft përsona publikë të sferave të ndryshme profesionale kanë qënë disa nga të ftuarit special, të cilët kanë rënë në sy menjëherë sapo kanë vënë këmbët në “Folië” club, një nga ambientet më luksoze të kryeqytetit. Gerti rrëfehet në këtë intërvistë për “udhëtimin e tij drejt politikës” dhe pak nga jeta e tij jashtë saj .

Nacional Albania: Ju jeni një personazh tashmë i njohur në mediat Shqiptare dhe i adhuruar nga çdo moshë , sidomos nga të rinjtë(jo vetëm simpatizantë të partisë suaj ) . Çfarë ka Gerti që të rinjtë e duan dhe vlersojnë kaq shumë ?

Gerti Bogdani: Fjala i adhuruar do të thoja që është pak e tëpërt, por shpresoj që vërtetë të vlerësojnë punën e deri tanishme, pavarësisht se ka gjithmonë vend për të bërë më shumë dhe për më shumë përmirësim. Bësoj që ajo që është ë rëndësishmë për të rinjtë në përgjithësi është përfaqësimi i zërit dhë i shqetësimëvë të tyrë dhë këtë jam munduar të bëj gjatë punës simë, mëgjithëse do të thoja që nuk është e lëhtë. Ndërsa për të rinjtë ë Forumit Rinor do të thoja që është shumë i rëndësishëm krijimi i një ambjenti miqësor e të hapur dhe me mundësinë e kushteve të barabarta, ku mbi të gjitha vlerësohen aftësitë dhë potençiali i gjithësecilit.

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin 027

Nacional Albania: Sa i dhënë jeni pas politikes dhe pse zgjodhët pikërisht këtë fushë ?

Gerti Bogdani: Aq sa koha e lirë është tejet e minimizuar dhe ndonjëherë inekzistentë. Gjithmonë kam qënë aktiv në organizata të ndryshmë rinore dhe kam drejtuar aktivitete të ndryshme dhe besoj se politika është një rrjedhë logjike e kësaj. Nga ana tjetër mendoj që politika është arma/vegla më e fuqishme për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Çdo kush mund të punojë dhe kontribojë që të ndryshojë dhe përmirësojë kushtet e atyre që ka rreth e rrotull, në komunitet apo në ambjentin e punës, por kështu mundesitë do të ishin shumë të kufizuara. Ndërsa nëpërmjet politikës fusha e vëprimit dhe e ndikimit është shumë e gjërë dhe për më tepër mendoj që politikës i nevojitën sa më shumë njerëz që të jenë në shërbim të qytetarëvë.

Nacional Albania: A ka ndikuar “dikush” në zgjedhjen tuaj?

Gerti Bogdani: Jo, sepse ka qënë një gjë që e kam menduar prej kohësh, por pa diskutim që kam marrë mendimin e miqve të mi të afërt.

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin 043

Nacional Albania: Na trego diçka më shumë për ‘udhëtimin”tuaj drejt saj (politikës) ?

Gerti Bogdani: Udhëtimi ka filluar me hapjen e dyerve nga Partia Demokratike për të rinjtë, profesionistë apo intelektualë, që kishin deshirë të jëpnin kontributin e tyre në ndryshimin ë Shqipërisë. Sapo isha kthyër nga studimët në Amërikë, pikërisht me qëllimin që të jepja edhe unë kontributin tim në zhvillimin e vendit tim, dhe mundësia për t’u angazhuar në Partinë Demokratike ishte entuziazmuese duke qënë se përkonte edhe me background-in dhe vlerat familjare.

Nacional Albania: Gjatë kohës kur ju keni qënë në gjimnaz a jeni aktivizuar në ndonjë forum rinor, siç është dhe FRPD-ja ?

Gerti Bogdani: Kam qënë i angazhuar në disa iniciativa rinore dhe organizata, por jo politike. Mbaj mend krijimin e Rrjetit të Qeverive të Nxënësve që më pas u shndërrua në Parlamentin Rinor, një punë e gjatë dhe takime pafund me bashkë-gjimnazistë nga Tirana për të krijuar këtë rrjet me ndihmën e Këshillit Rinor Shqiptar. Apo turnamentët e panumërta të Dëbatit, qoftë rajonalë apo kombetarë. Aktivitetet kanë qënë të panumërta, përfshi këtu edhe kampionatin ë basketbollit, dhe tani që e mendoj, çuditem ku dilte koha edhe për të mësuar.

Nacional Albania: Të kujtojmë si njeri i qëtë dhe miqësr . A ka Gerti “shprëthim nervash” ? Dhe si sillet në atë moment ?

Gerti Bogdani: Hmmm, përgjithësisht jam ose më mirë të them përpiqem të ruaj qetësinë dhe të jëm miqësor, edhe në momente që shumë-kujt mund t’i duket çudi. Është shumë e lehtë që fjalen e fundit ta thuash të parën, por është tejët e rëndësishme të ruash qetësin, pavarësisht sa e vështirë kjo mund të jetë në momente të caktuara.

Nacional Albania: Kur ka qënë momenti i fundit kur ju jeni ndjerë tejmase i nërvozuar ? Dhe kush ka ndikuar në nervozizmin tuaj ?

Gerti Bogdani: Zakonisht më nervozojnë përsonat apo situatat, kur dikush merr përsipër diçka dhe nuk e realizon dhe përpiqet ta justikojë në mënyrat nga më të çuditshmet. Nuk më shqetëson fakti që nuk realizohët apo nuk kryhet një punë, pasi situatat dhe rrethanat mund të jenë nga më të ndryshmet. Por është më mirë të thuash, nuk arrita ta përfundoj për një, dy, tre, …. arsye, sesa të krijosh justifikime të kota.

Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin 035

Nacional Albania: Sa familjar është Gerti ? Dhe a mëndoni se jeni një bashkshort i mirë ?

Gerti Bogdani: Përpiqem të jem shumë familjar, duke qënë se jam rritur në një ambient të tillë. A jam bashkëshort i mirë? Gjithashtu përpiqem, por këtë përgjigjë mund ta japë më mirë Edlira Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin Icon_smile

Nacional Albania: Prërveç familjes, shoqërisë dhe politikës , dimë që ju pëlqen dhe Sporti . Madje gjeni gjithmonë kohë për të parë pak “futboll” . Sa tifoz jeni ?

Gerti Bogdani: Të them të drejtën mundohem të gjej kohën për pak basketboll, kur është fjala për të luajtuar. Por pa diskutim për pak, sepse nuk ka më “shumë”, futboll për të ndjekur. Shumë tifoz. I Kombëtares Kuq e Zi, i Tironës dhe i Milanit.

Nacional Albania: Si reagon Gerti ku ekipi i tij i prefëruar humbet ?

Gerti Bogdani: Jo mirë. Si në një ditë të zymtë dhe më shi.

Nacional Albania: Keni vënë ndonjëherë lloto ?

Gerti Bogdani: Asnjëherë!!!!!
Nacional Albania: Para pak ditësh u zhvillua ndeshja eliminatore 2012 Shqipëri – Francë ? A ishe i pranishëm në stadium për të mbështetur kuqëzinjtë ? (dhe nëse jo pse ? )


Eva Marku:Jeta e një Lideri!-Intervistë me Gerti Bogdanin 062
Gerti Bogdani: Isha në stadium dhe e konsideroj veten me fat që arrita ta shoh live ndeshjën, se ashtu si ishin bërë biletat si molla e ndalueme e Migjenit, ishte shumë e vështirë.

Nacional Albania: Dhe së fundi a do dëshironit që fëmija juaj i parë ( nësë do jëtë djalë ) të bëhej politikan apo futbollist ? Një Bogdan të dytë do e kishte për nder Shqipëria.

Gerti Bogdani: Po të mos ishit gazetare femër do t’jua pranoja pyetjen. Politika, por edhe sporti, në Shqipëri ka nevojë për pjësëmarrjë edhe më të madhe të gravë, ndaj pyetja duhët të ishte gjithëpërfshirëse.

Nacional Albania: Ju faleminderit !

*Intervistën e zhvilloi gazetarja e Nacional Albania në Tiranë, Eva Marku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi