Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL

Shko poshtë

Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL Empty Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 1:48 pm

Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL 155212_175666252460895_100000525636701_562972_5944571_n

Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL

Kur malli të të marrë për sytë e mi,
Kur dëshirë të kesh t’i puthësh lehtë,
Të flasësh me ta heshturazi,
Takohemi në qiell.

Kur malli të të marrë për puthjen e dëlirë,
Kur duart të zgjatësh drejt timit përqafim,
Kur loti i mallit të ngrijë në fytyrë,
Takohemi në qiell.

Kur buzës t’i kërkosh fjalën e ngrohtë,
Kur zemrës t’ia ndiesh rrahjet me gulçimë,
Kur faqen të kërkosh në supin tënd të fortë,
Takohemi në qiell.

Atje, në të bardhën qetësi,
Atje, në kaltërsinë aromë mirë,
Atje, praruar rrezesh dielli,
Përjetësisht atje, në qiellin tonë të lirë.

E hënë 26 shtator 2011 ora 04:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

Viktoria Xhako:TAKOHEMI NË QIELL 307715_285007108193475_100000525636701_1158476_432141306_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi