Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debutim:POEZI SHQIPE NGA SILLVA TËRNAVA

Shko poshtë

Debutim:POEZI SHQIPE NGA SILLVA TËRNAVA Empty Debutim:POEZI SHQIPE NGA SILLVA TËRNAVA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 02, 2011 4:27 pm

Debutim

POEZI SHQIPE NGA SILLVA TËRNAVA




Debutim:POEZI SHQIPE NGA SILLVA TËRNAVA Sillvaternava
PESË MINUTA

Pesë minuta në shtëpinë time gjysh e babëgjysh

sytë e zgurdulluar me
erë baroti të etur për pikë gjaku të njomë
Pesë minuta me bakllavanë e ndotur
si ulkonja e vërsulur mbi shtatin e pafajësisë…
Pesë minuta
në butesinë e fëmijës pa bukë, pa ujë, në çmenduri...
Pesë minuta në tokën e bekuar të Arbërisë
dem baba dem pa emër pa shenja mbi dhe...
Pesë minuta shkretëtirë e trishtuar përcjellur me tymin e zi
Pesë minuta hijenat gjakatare holokaust mbi trupin e ri
Pesëmijë vjet lashtësie mbi shtatin e Parajsës Iliri…

TY


Ty që era të mori në largësi
e shiu ti lagu krahët në pakuptimin e kohës
Ty që rruga drejt diellit t’u shkëput
si vetëtima nga retë e zeza
Ty që rrugëtoje drejt dritës pa brenga
në sfida pandërprerë
si një fëmijë kureshtar me plot ambicje
Ty që cunami i tërbuar të mori
dhe në pakthimin e pashpjegueshëm u trete
Ty që mbete siluetë në vendin tënd
që gjithmonë të pret…

QYTETI MEMEC

Nata e zezë në qytetin e vdekur,
zëra që klithin pa shpresë në tmerrin ogurzi
horizonti injoron dorën e zgjatur me virgjëri,
nën tymin e shfrenimit të pakufishëm…
Heshtja vazhdon deri në sekondën tjetër
përshpëritja zbehet në hapesirë
mëngjesi zbardh i shurdhët,
fantazmat fluturojnë si qyqe mbi gjah…

(I zgjodhën për botim: Eduard Dilo dhe Baki Ymeri)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi