Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Situata në veri nuk do të tolerohet

Shko poshtë

Situata në veri nuk do të tolerohet Empty Situata në veri nuk do të tolerohet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 07, 2011 7:53 pm


Situata në veri nuk do të tolerohet

Situata në veri nuk do të tolerohet Drevs07

Komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews në adresimin e parë medieve, ka insistuar që veriu të zgjidhjet nëpërmjet dialogut politik, mirëpo nuk përjashton mundësinë e intervenimit të KFOR-it.

Ai deklaroi se ditët në vazhdim KFOR-i do të bëjë stërvitje për t’u përgatitur për heqjen eventuale të barrikadave.

Drews nuk ka dhënë afat se kur do të mund të hiqen barrikadat, duke thënë se KFOR-i do të presë nëse serbët do t’i heqin vetë, ose nëse do të hiqen si rezultat i dialogut.

Ndërkohë që situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar për shkak të kundërshtimit nga ana e serbëve të rebeluar ndaj vendosjes së doganierëve dhe policëve të Kosovës në pikat 1 dhe 31, kreu i KFOR-it është zotuar se misioni që ai drejton do të vazhdojë të sigurojë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç e ka bërë deri më tash.

Gjenerali gjerman ka thënë se KFOR-i do të jetë i aftë që të veprojë në çdo kohë, por nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor se kur do të bëhet largimi i barrikadave, duke preferuar më tepër që lidhur me këtë të ketë një zgjidhje me mjete paqësore.

“Qytetarët në veri janë duke e bllokuar vetveten dhe se barrikadat nuk janë demonstrim demokratik, por ilegal. Situata në veri nuk do të tolerohet në muajt e ardhshëm. Ne mendojmë të shkojmë atje dhe të përkrahim misionin tonë”, ka thënë gjenerali Drevs.

Sa i përket asaj se janë të sigurt banorët shqiptarë që jetojnë në veri, komandanti i KFOR-it ka thënë se misioni që ai drejton kanë aftësi dhe trupa të mjaftueshëm që të veprojnë atje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi