Të rinjtë e shkolluar në diasporë, kapital që i duhet shtetit të Kosovës
Faqja 1 e 1
Të rinjtë e shkolluar në diasporë, kapital që i duhet shtetit të Kosovës
Të rinjtë e shkolluar në diasporë, kapital që i duhet shtetit të Kosovës
Nga Ramiz Selimi
Propozim nga diaspora , Ç’farë do të bëjë shteti ynë që të fitojë këta individë? Përderisa situata ekonomike është e tillë, politika duhet të pergjegjet në këtë pyetje.
Studentët e mërgimtarëve shqiptarë, Jehona e Dafina
Është e domosdoshme të mobilizohen sa të munden burimet dhe kapacitetet e diasporës shqiptare, duke ditur që shumica e të diplomuarve në vendet perëndimore kanë përgatitje akademike më cilësore se shumica dërrmuese e të diplomuarve në universitetet shqiptare. Nevojat dhe politikat e vendit tonë për njerëz të kualifikuar, janë në qendër të vëmendjes për sa i përket retorikës politike sa herë që përmenden burimet njerëzore apo arsimi. Si pasojë e zhvillimeve historike vendase por edhe si pasojë e nivelit të lartë të emigracionit mes shqiptarëve, është bërë tashmë traditë që ne të hedhim sytë nga diaspora kur bëhet fjalë për të gjetur individë të kualifikuar.
Duhet të evidentohen të gjithë ata persona nga gjenarata e dytë që janë në rrugë pë tu bërë profesionistë të zotë, të joshen nga qeveria që diturin e fituar ta derdhin në vendlindje për të mirën ekonomike Padyshim vemendja ka ndër mend ata shkencëtarë, akademikë e profesionistë të zotë, të cilët për nevoja ekonomike, por edhe si pasojë e paqartësisë së zhvillimeve politike, u larguan në perëndim duke nisur prej fillimit të viteve ’90 e më vonë.
E vërteta është që fatkeqësisht vetëm një fraksion i këtij segmenti ka vijuar një karrierë akademike në vendet ku kanë shkuar. Pjesa kryesore është angazhuar në nivele profesionale më të ulëta sesa kanë pasur para se të iknin nga vendlindja apo sesa do u takonte ta kishin si pasojë e kualifikimeve dhe përvojës. Madje atyre u është dashur të punojnë në fusha që s’kanë pasur fare lidhje me kualifikimin e tyre. Çdo përpjekje për të rikthyer këta ish-akademikë apo ish-studiues, s’do të kishte ndonjë vlerë të madhe, pasi pas gjithë kësaj periudhe njohuritë e tyre janë të vjetruara ose thjesht i kanë harruar duke mos i ushtruar.
Shumica e emigrantëve të rinj, duke qenë se është larguar kryesisht në mënyrë ilegale, e ka pasur legalizimin dhe sigurimin e dokumenteve të qëndrimit si sfidën kryesore gjatë qëndrimit në vendet ku jetojnë. Mungesa e lejeqëndrimit dhe nevoja për mbijetesë ka bërë që shumë nga ta edhe kur kanë qenë të talentuar e me potencial të lartë për shkollën, të detyrohen që të punojnë në sektorë të dorës së dytë, si për shembull në ndërtim, në shërbime hotelerike, të restoranteve apo në pastrim.
Një pjesë e atyre që ia kanë dalë mes një mijë e një sakrificash që të futen në shkolla të larta, u është dashur të futen në punë menjëherë pas përfundimit të studimeve duke mos vijuar me thellimin e përgatitjes së tyre akademike. Vazhdimi i studimeve akademike drejt doktoraturës dhe postdoktoraturës për katër pesë vite të tjera pas përfundimit të universitetit është një luks i papërballueshëm nga pothuajse të gjithë emigrantët shqiptarë.
Fëmijët e emigrantëve do të kenë mundësi të integrohen plotësisht në tregun vendas të punës dhe do të kenë shanse më të mëdha për t’u bërë akademikë, mirëpo, edhe ata do ti kenë problemet e veta. Për më tepër që, sipas të gjitha gjasave, lidhja e tyre me vendlindjen e prindërve të tyre do të jetë zbehur në mënyrë të skajshme. Mjafton të hidhet një sy që tani në vendet përendimore për të parë që fëmijët e emigrantëve jo rrallë kanë humbur edhe njohjen e gjuhës shqipe.
Sipas trendeve dhe rrjedhjes momentale edhe nga gjenerata e dytë do të jenë një numër shumë i vogël i atyre që do të bëhën akademikë apo mirë të kualifikuar. Problemet e prindërve për mbijetesë në njëren anë dhe dhembja për vendlindje dhe dërgimi i remitancave në anen tjetër, e bëjnë të pamundur koncentrimin e gjithë energjisë familjare për të arritur qëllimin dhe kualifikimin e duhur.
Shembulli më i mirë janë universitetet në Austri, ku shihet qartë se numri i studenteve shqiptarë të emigrantëve apo gjeneratës së dytë numrohen në gishta, nuk mund të arrin as të regjistrohen ose janë pajtuar me një punësim në sektorë tjerë. Pothuaj se 90% e studenteve të tanishëm në Univerzitetet Austriake janë student nga vise te ndryshme shqiptare që kanë përfunduar shkollen e mesme në vendlindje ose ishin student atje.
Kushtet e atyre shqiptarëve që jetojnë në shtetet përendimore duhet të jenë më të mira, por problemet familjare duke jetuar me shpirt dhe mendje në atdhe e me trup në dhe të huaj, janë kafshat e pakapërdishme për fëmijet e bashkëatdhetarve tonë. Sfida kryesore e fëmijve të bashkëatdhetarëve është përfundimi i shkollës së mesme, pasi që një numër shumë i madhë i tyre nuk e arrinë këtë për shkaqe të ndryshme të cekura më lart, për të arritur të Universitetet. Paraja dhe dërgimi i remitancave në vendlindje për të mbajtur familjet atje janë një ndër shkaqet kryesore ku edhe talentët detyrohen të punojnë.
Për rrjedhojë, edhe sikur politikat e kthimit,të ishin shumë efikase dhe sikur tregu i ynë i punës të ishte mikpritës ndaj emigrantëve të mirëkualifikuar, numri potencial i atyre që do të mund të ktheheshin është minimal dhe me impakt të papërfillshëm për nevojat e mëdha që ka shoqëria jonë. Këta student të ardhur për studime do të kenë oferta nga vendi mikpritës ku studion në njerën anë dhe dëshires së studentit për të kontribuar me dijen e tij në vendlindje, në anen tjetër. Ndoshta politika këtu duhet të përqendrohet për të mos humbur këta student.
Përpos kësaj duhet pasur parasysh një element me shumë rëndësi, ndërprerja e karrierës në një vend perëndimor prej atyre që ia kanë dalë të marrin doktoratura në universitete të mira me mundim dhe kthimi i tyre në vendlindje është një sakrificë jashtëzakonisht e madhe për t’u bërë. Rrogat e asistent pedagogëve që janë hapi i parë i karrierës universitare, janë mjaft të larta në shumicën e vendeve Perëndimore, në krahasim me një universitet publik shqiptar.
Për të mos përmendur këtu aspekte subjektive që kanë të bëjnë me dallimin edhe më dramatik kur vjen fjala për cilësinë e jetës personale e profesionale dhe për mundësitë për të bërë hulumtime cilësore e për të pasur botime prestigjioze. Studentet Dafina Selimi dhe Jehona Thaçi, të lindura në Austri e të rritura në ambient dhe kulturë tjetër, të cilat studiojnë në drejtimin “Internationale Menagment”thonë se pas perfundimit të Studimeve do të dëshironin që gjithë diturin e fituar ta shfrytëzojnë në Kosovë, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit edhe pse do të jetë vështirë të ju adaptohen rregullave dhe kushteve çfare janë atje. Në të kundërten shoqeria dhe biznesi austriak do të bëjnë të pamunduren që keto persona të kontribuojnë dhe të mbesin në Austri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Të rinjtë e Kosovës mbesin të izoluar
» Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi
» Mustafa: Të rinjtë po e shohin ardhmërinë e tyre dhe të Kosovës me LDK-në
» Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë
» Baza e shtetit të Kosovës
» Të rinjtë e Kosovës, rivendosin flamurin kuqezi
» Mustafa: Të rinjtë po e shohin ardhmërinë e tyre dhe të Kosovës me LDK-në
» Krasniqi: EULEX-i duhet të respektojë Kushtetutën e shtetit tonë
» Baza e shtetit të Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi