Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:MË THANË TË BËHEM PRIFT

Shko poshtë

Vullnet Mato:MË THANË TË BËHEM PRIFT Empty Vullnet Mato:MË THANË TË BËHEM PRIFT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 15, 2011 1:19 pm

Vullnet Mato:MË THANË TË BËHEM PRIFT 310903_1973935559231_1568334934_31466037_342256746_nVullnet Mato:MË THANË TË BËHEM PRIFT 273461_1568334934_1551442048_n

Vullnet Mato

MË THANË TË BËHEM PRIFT

Me propozuan ca miq të bëhem prift,
me një mjekër të madhe larushane.
U thashë, emri im s’i kënaq të gjithë,
besimtarët e shumtë të fesë kristiane.

Vërtet di të psalt e të këndoj mirë,
me fjalë poetike të prek shpirtrat.
Por i zhgënjen njerëzit ky emri im,
që tregon në shqip pasion-dëshirat.

Më sugjeruan emër të përkthyer,
në gjuhën helene, që kërkon feja.
Papa Pizmo, më shkoka shkëlqyer,
se tërheq në rrëfime femrat e reja.

Këtu qesha fort me gjithë shpirt,
se edhe sikur kjo të bëhej vërtetë,
unë kam një zemër që në rrëfim
shndërrohet në trëndafil me fletë...

Dhe kisha e vogël Shën Kostandin,
ngritur mbi një liman që rreh dallga,
do të kthehej në disko për pelegrinë,
ku të kënaqnin shpirtrat djem e vajza.

Dhe predikimet e mia për qiellin kozmik,
do shndërroheshin në ekstaza të tokës.
Ndaj të më linin në qiellin tim poetik,
një ylber që i tregoj ngjyrat artistike kohës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi