Nën ethet e heqjes së barrikadave
Nën ethet e heqjes së barrikadave
Nën ethet e heqjes së barrikadave
Veriu i Kosovës po i kalon 24 orët e radhës nën ethet e paralajmërimeve të KFOR-it për heqjen e barrikadave nëpër rrugë, të vendosura nga serbët lokalë, nën udhëheqjen e strukturave paralele.
Ndërsa KFOR-i është në pritje të reagimeve të serbëve për heqjen e barrikadave deri nesër, kur edhe skadon afati i shtyrë, përfaqësuesit e këtij komuniteti i kanë vazhduar konsultimet dhe përmes mediave lokale i kanë dërguar mesazhe tejet negative KFOR-it.
Zyrtarë të KFOR-it kanë deklaruar se forca paqeruajtëse e ka kumtuar tashmë vendimin e komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Drevs, i cili ka shtyrë kohën e konvojeve të KFOR-it për furnizimin e trupave të KFOR-it në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë kështu më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave rrugore.
“Nuk kemi se çka të shtojmë diçka të re me atë që është thënë në komunikatën e djeshme”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki.
“Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t’u ofrojë atyre një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t’i hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Pikën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bërnjak) dhe Kampin Nothing Hill”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Ndërsa është në pritje të vendimeve të serbëve të veriut për heqjen e barrikadave, KFOR-i zotohet se misioni i forcës paqeruajtëse është ta ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Policia e Kosovës konfirmon tubimin e rreth 500 personave në fshatin Zupç të Zubin Potokut. Në përpjekje të mbrojtjes së barrikadave nëpër rrugë, përfaqësuesit e serbëve kanë dërguar atje edhe fëmijë dhe të moshuar.
Zëdhënësi i Policisë rajonale për Mitrovicën, Besim Hoti, ka thënë se tubime të tilla të serbëve janë shënuar gjatë ditës në veri të Kosovës, ku janë përfshirë të gjitha kategoritë dhe moshat, në përpjekje për ruajtjen e barrikadave të vendosura.
“Besohet të jenë mbi 300 qytetarë që qëndrojnë pranë barrikadës në fshatin Zupç të komunës së Zubin Potok, me pretendimet e tyre për të mbrojtur atë barrikadë nga ndonjë intervenim i mundshëm nga EULEX-i dhe KFOR-it për largimin e saj. Ka prani të qytetarëve të të gjitha moshave - fëmijë, gra, persona të moshuar, të të gjitha kategorive”, ka thënë Hoti.
Ndërsa përfaqësues të serbëve nuk kanë janë prononcuar rreth hapave që do t’i ndërmarrin, ata gjatë ditës kanë zhvilluar takime të shumta në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje.
>> KFOR-i :Heqja e barrikadave – deri të martën >> Komente (18)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave
» VIP-at shqiptarë
» Prishtinë: Mijëra protestues kundër heqjes së shamisë
» KFOR-i stërvitet për heqjen e barrikadave
» KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave
» VIP-at shqiptarë
» Prishtinë: Mijëra protestues kundër heqjes së shamisë
» KFOR-i stërvitet për heqjen e barrikadave
» KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi