Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave

Shko poshtë

Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave Empty Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2011 4:56 pm


Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave

Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave Policia-sp-ekos

Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me dy të tjera. Për të dytin duhen uniformat blu, e i treti është i natyrës civile.

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar aksionin e radhës, atë për sundimin e ligjit në veri, që do ta pasojë këtë për zhbllokimin e rrugëve. Ka thënë se nuk do të vonohen me të.

“Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletarrestime, do të vihen para drejtësisë”, i ka thënë “Kohës Ditore” ministri Rexhepi. “Në afatshkurtër s’mund të japim data, sepse duhet të bisedojmë dhe t’i koordinojmë punët. Duhet një plan”.

Në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë – Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok – Kosova nuk ka mundur ta shtrijë autoritetin e vet kushtetues, prej më shumë se tri vjetësh që kur ka shpallur pavarësinë.

Në këtë pjesë banorët përfaqësohen nga njerëz që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka mbajtur ilegalisht në Kosovë dhe shërbimet publike bëhen nëpërmjet institucioneve publike të Serbisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi