Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave

Shko poshtë

KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave Empty KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 22, 2011 12:43 pm


KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave

KFOR-i ua mësyn sërish barrikadave Kfor-f1

(I plotësuar) - Pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken gjatë natës së kaluar janë nisur drejt barrikadës në afërsi të Rudares, por pas gjysmë ore qëndrimi ballë për ballë me serbët e rebeluar, janë kthyer mbrapshtë për në bazën e tyre.

Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin Jegenicë, rreth orës 04:00 ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it kanë nisur largimin e barrikadës në këtë fshat, ndërkohë që janë tubuar rreth një mijë serbë pas të cilës pjesëtarët e KFOR-it janë tërhequr.

Ndryshe, komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, të premten ua tërhoqi vërejtjen serbëve të rebeluar se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar ta përdorin forcën.

Serbët pengojnë KFOR-in në veri


Qindra serbë të veriut të Kosovës penguan trupat e KFOR-it në vend në largimin e barrikadave rrugore në atë pjesë të vendit.

Qindra serbë u ulën në rrugë për të ndalur avancimin e trupave të NATO-s të cilat, gjatë natës, u përpoqën të largojnë barrikadat e përbëra nga vetura, gurë, baltë dhe drunjë.

Gjatë aksionit thuhet se nuk u përdor forca, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Serbët kanë bllokuar diku 16 rrugë në veri të Mitrovicës për të pamundësuar shtrirjen e autoritetit shtetëror të Kosovës në atë pjesë të vendit.

Veprimet e tyre, që pasuan aksionin policor të autoriteteve kosovare në muajin korrik, ata i kanë koordinuar në mes vete me qëllim të siç thuhet, mbrojtjes së tokës së tyre.

>> Drevs: Ose paqësisht, ose me forcë >> Komente (31)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi