Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin

Shko poshtë

Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin Empty Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 11:10 pm

Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin

Blendi Gashi, BOTA SOT
E vërteta e konkursit të doktorantëve!
Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin Sh_b

Halimi: Nura mashtron dhe shkel ligjin Nura%20(Small)
Ish-dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Nura

Historia e doktorimit të magjistratëve në Fakultetin e Mjekësisë, e nisur më 2005, mbështillet rreth një lëmshi, të ngatërruar. Një lojë e dyfishtë, por e udhëhequr nga ish-drejtuesit e Fakultetit të Mjekësisë. Shfletimi i dokumenteve arkivore penalizon ish-dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Bajram Nurën, si shkelës ligji. Por, ai ka akuzuar Destan Halimin për deklarime të pavërteta, akuza këto që e kanë shtyrë ish-sekretarin të bëjë shpalosjen e arkivit të UP-së, fakte që i sjell edhe për “Botën sot”. “Senati më 13 korrik 2005, përkatësisht 30 shtator 2005 ka shqyrtuar Rregulloren për studimet e doktoratës në Fakultetin e Mjekësisë (24 nene), e jo edhe plan-programi dhe konkursi për studime të doktoratës. Bashkëngjitur kësaj Rregulloreje ka qenë edhe emërtimi i 10 lëndëve mësimore si dhe një tekst i shkurtër i konkursit për studimet e doktoratës”, thotë Halimi duke shfletuar dokumentacionin.
Teksti i konkursit dhe i plan-programit i bashkëngjitur me Rregullore, sipas Halimit, “gabimisht është publikuar në ueb-faqen e UP-së”. “Megjithatë, në ueb-faqen e UP-së nuk gjendet konkursi për doktorantë si dokument i veçantë. Sikur Senati do ta kishte miratuar plan-programin dhe konkursin për studime të doktoratës, ato materiale do të ishin pika të veçanta të rendit të ditës, e jo si shtojca të Rregullores”, thotë Halimi. Por, nuk është vetëm ky ‘gabim’. Në media është botuar një konkurs krejt tjetër krahasuar me atë të ueb-faqes. “Konkursi i Fakultetit të Mjekësisë, i cili është publikuar në shtypin e përditshëm është krejtësisht me përmbajtje tjetër nga teksti i prezantuar në ueb-faqen e Universitetit. Kur Universiteti i shpall konkurset për regjistrimin e studentëve ose për zgjedhjen e personelit, pranë tekstit të konkursit figuron vetëm preambula e Universitetit, që i dërgohet shtypit të përditshëm për publikim me shkresë zyrtare të protokolluar. Po ashtu tekstet e konkurseve nuk dërgohen pa numër protokolli si dhe në fund të teksteve të konkurseve, të cilat i publikon Universiteti nuk figurojnë emërtimet e fakultetit ose emrat e dekanëve, siç ka ndodhur në konkursin e Fakultetit të Mjekësisë”, thotë Halimi. Sipas tij, në konkursin e ish dekanit Nuraj ishte paraparë që të pranohen 80 veta. “Ndërsa, jashtë konkursit ishin pranuar edhe 18 studentë të tjerë!? Pra, ishin të pranuar 98 studentë. Në indekset e studentëve janë shënuar: numri i dosjes, numri i protokollit dhe regjistrimi i semestrit. Meqë është bërë regjistrimi i këtyre studentëve, indekset është dashur të dërgohen në Administratën qendrore të Universitetit për nënshkrim, por kjo nuk ka ndodhur.
Në konkursin, të cilin e ka shpallur Fakulteti, ndër të tjera është thënë se studentët duhet të paguajnë regjistrimin e vitit 1.500 euro, ndërsa asistentët dhe asistentët e ri 750 euro. Kjo pagesë ka qenë e përcaktuar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it nr. 47/2005 të datës 15.9.2005, ku është paraparë që studentët për studime të doktoratës duhet të paguanin 500 euro për semestër e jo siç është përcaktuar në atë konkurs”, thotë Halimi duke numëruar shkeljet e z. Nura. “Sikur ish dekani Nuraj nuk do t’i bënte këto shkelje, kandidatët e regjistruar, me siguri do t’i përfundonin disertacionet në afatin ligjor deri më 31 gusht 2008”, thotë Halimi, sipas të cilit për mosrespektimin e konkursit, ish dekani mban përgjegjësi. Po ashtu ai akuzon dekanin Nura, se ka detyruar në mënyrë antiligjore, doktorantët, që të paguajnë dyfishin e shumës për pagesa semestrale. “Në atë konkurs është paraparë që secili student i regjistruar duhet të paguajë 1500, përkatësisht 750 euro për vit. Me rastin e regjistrimit të semestrit në indekset e studentëve ata është dashur të prezantojnë fletëpagesat, sepse pa këtë dokument dekanati i Fakulteti nuk ka guxuar të lejojë regjistrimin e doktorantëve. Kandidatët doktorantë (98) është dashur të paguajnë nga 500 euro për semestër, përkatësisht 1.000 euro për vit sipas Udhëzimit administrativ”, thotë Halimi. Ai numëron se ish-dekani Nuraj ka vepruar në kundërshtim me Statutin e UP-së dhe ka bërë këto pesë shkelje të rënda ligjore: “Janë pranuar dhe regjistruar 18 studentë doktorantë jashtë konkursit, shumë prej tyre fëmijë të miqve dhe të shokëve të ish dekanit; Regjistrimi i numrit të dosjes dhe regjistrimi i semestrit në indekset e studentëve është bërë në kundërshtim me dispozitat e Statutit; Janë falsifikuar numrat e shënuar të protokollit në indekset e studentëve, meqë këta numra është dashur t’i regjistrojë Administrata qendrore e Universitetit; Regjistrat e studentëve të pranuar nuk janë dorëzuar në Administratën qendrore të Universitetit ; Është paraparë pagesa nga 1500, përkatësisht 750 euro për vit në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ të MASHT-i nr. 47/2005 të datës 15.9.2005. Halimi thotë se nuk i ka shteruar të gjitha argumentet, të cilat siç po shihet edhe nga këto e penalizojnë z. Nura.
Por, ish dekani Nura, ka një tjetër rrëfim për gjendjen e doktorantëve të mjekësisë. Nura thotë se konkursi është shpallur në mënyrë normale me 25 tetor 2005, në gazeta, dhe se çdo punë është kryer në koordinim me UP-në. Ai thotë se konkursi është rezultat i miratimit të Rregullores për doktorata nga senati i UP-së. “Dhe mandej si rezultat i kësaj është shpallur konkursi dhe kanë aplikuar kandidatët dhe komisioni për studime pasi ka analizuar dokumentacionin e paraparë ka dal me listën definitive me numër 746 e nënshkruar prej kryetarit të komisionit dhe meqë ka pas kërkesa për shtim të numrit, me vendimin e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë me numër 942 me datë 25 qershor 2006, është zgjeruar lista”, thotë Nura. Ndërsa, sa i përket shtimit të numrit për 18 veta, Nura thotë se kjo ka ndodhur bazuar në kriteret e konkursit. Sa i përket thuaja dyfishimit të tarifave të UP-së për pagesën e semestrave, sipas Nurajt, kjo është bërë me qëllim që studimet të kishin nivel, dhe të merreshin profesor edhe nga jashtë. “Ky ka qenë propozim edhe i yni, por është vendosur në bashkëpunim me UP-në, kështu që nuk kemi marrë asnjë vendim arbitrar, andaj asnjë veprim ne nuk kemi pasur të drejtë ta marrim vetë por në bashkëpunim me rektoratin. “Të quhet pas më shumë se tri vjetëve i paligjshëm një konkurs, për mua është e pakuptimtë, por të quhet i dështuar është i kuptimtë sepse ka dështuar”, thotë Nura.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi