Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Askush mbi ligjin

Shko poshtë

Jahjaga: Askush mbi ligjin Empty Jahjaga: Askush mbi ligjin

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 6:28 pm


Jahjaga: Askush mbi ligjin



Jahjaga: Askush mbi ligjin 11atifetePresidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në ceremoninëe fillimit të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor për gjeneratën e katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, të mbajtur në Institutin Gjyqësor të Kosovës.


Shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe sigurimi i kushteve fizike dhe materiale, ndikon në krijimin e institucioneve të pavarura, efikase dhe të paanshme, ka thënë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Ajo këto komente i bëri të mërkurën gjatë një ceremonie me rastin e fillimit të programit fillestar për arsimimin ligjor të gjeneratës së katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të Kosovës.

Jahjaga përshëndeti fillimin e arsimimit ligjor të gjeneratës së katërt për të përmbushur nevojat e sistemit gjyqësor si një prej shtyllave bazë të institucioneve të Kosovës.

“Krijimi i kushteve me rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sigurimi i kushteve fizike dhe materiale, ndikon në krijimin e institucioneve të pavarura, efikase dhe të pa anshme, që të jemi shtet me standarde të larta ku sundimi i ligjit është garanci kryesore me krijimin e një shoqërie dhe shteti të efektshëm funksional për të gjithë qytetarët pa dallim feje, kombi apo përkatësie gjinore”, ka thënë Jahjaga.

Ajo po ashtu kërkoi nga kandidatët që kanë fituar të drejtën për trajnim që me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet t’i realizojnë përgjegjësitë e tyre në sfidat e shtet-ndërtimit të vendit.

“E filloni një rrugëtim shtatë muajsh dhe si gjyqtar dhe prokuror të Kosovës keni një sfidë të veçantë, një përgjegjësi individuale, profesionale dhe morale që me punën tuaj të jeni përfaqësues të një gjenerate të re për Kosovën, me vendin e saj të merituar në familjen e shteteve evropiane, ku sundimi i ligjit mbetet baze funksionimit të shtetit dhe garanci e kontrollit të pushteteve me parimin se askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë Jahjaga.

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryetar i Këshillit Drejtues Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, Fejzullah Hasani, ka thënë se zbatimi i këtij programi që po promovojmë sot do të jetë shumë produktiv për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.

“Para nesh janë shumë sfida për ngritjen profesionale të gjymëtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të sigurohet sundimi i ligjit dhe të garantohet një jetë më e mirë për të gjithë qytetaret e Kosovës. Jemi të bindur se zbatimi i këtij programi që po promovojmë sot do të jetë shumë produktiv për sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës “, ka thënë Hasani.

Ndërsa, zëvendës kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se Ministria e Drejtësisë ka planifikuar themelimin e Akademisë së Drejtësisë, e cila në të ardhmen e afërt mendohet të shkrihet Instituti i Drejtësisë në Kosovë dhe kjo akademi të jetë qendra kryesore e arsimimit të vazhdueshëm ligjor.

“Si gjyqtarë dhe prokurorë ju do të jeni bartës të një funksioni vital për zbatimin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në republikën tonë”, ka thënë Kuçi.

Ndryshe, presidentja Jahjaga dorëzoi në mënyrë simbolike modulet trajnuese tek kandidati më i suksesshëm në provimin përgatitor 2011.

Nga 161 kandidatë sa kanë konkurruar, vetëm 44 kandidatë kanë fituar të drejtën për këtë program trajnimi, i cili përfshin trajnimet speciale nga fusha e drejtësisë.
Jahjaga: Askush mbi ligjin Jahjaga%20ligji2

Jahjaga: Askush mbi ligjin Jahjaga%20ligji3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi