Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Shko poshtë

Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Empty Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 23, 2011 8:20 pm


Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Van-earthquake-

(I plotësuar)-Ekspertët thonë që më shumë se 1000 persona, besohet të jenë vrarë në tërmetin që goditi sot Turqinë lindore.

Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit sizmologjik në Stamboll, tha në një konferencë për shtyp se “500 deri në 1000 njerëz vlerësohet të jenë të vrarë në këtë tërmet.”

Kryeministri, Recep Tajip Erdogan, ka shkuar në Van, që ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.

Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Termeti30Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Foto715703Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Termeti-van

Zëvendëskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndërtesa në qendër të Vanit ishin rrëzuar, si dhe 25 deri në 30 ndërtesa në qytetin Ercis.

Hëna e Kuqe turke ka filluar shpërndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit në këtë rajon.

Ministri i shëndetësisë, Recep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikopterë do të dërgohen në zonën e tërmetit.

Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Termeti-policia

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.


Shërbimi amerikan gjeologjik tha se tërmeti me 7.3 shkallë të Rihterit kishte qendrën diku 19 kilometra në veri-lindje të Vanit.

Raportet preliminare nga Turqia thonë se disa ndërtesa në qytetin e Vanit janë rrëzuar. Banorët e kryeqytetit armenian të Jerevanit po ashtu kanë ndjerë dridhjet dhe shumë banorë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

[url=http://agim.poeticforum.com/javascript:fotografia(' http://www.botasot.info/reklama/termeti-policia.Jpeg')]Rreth 1000 të vdekur nga tërmeti në Turqi Termeti-policia[/url]

Zyrtarët në Armeni thanë se tërmeti atje ishte mes 5-6 shkallë të Rihterit, dhe është ndjerë më shumë në zonat përgjatë kufirit me Turqinë.

Kryebashkiaku: Ka shumë të vdekur

“Ka shumë të vdekur. Shumë godina janë shembur dhe ka shkatërrim kudo.” Kështu është shprehur në një televizion turk kryebashkiaku i qytetit Ercis, duke iu referuar tërmetit të fortë që ka tronditur provincën turke të Vanit.

“Kemi nevojë urgjente për ndihmë dhe mjekë”, shtoi kryebashkiaku.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi