Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KUR KISHA QEJF TËRMETIN

Shko poshtë

Vullnet Mato:KUR KISHA QEJF TËRMETIN Empty Vullnet Mato:KUR KISHA QEJF TËRMETIN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 26, 2011 12:21 am

Vullnet Mato:KUR KISHA QEJF TËRMETIN 313645_1996529684070_1568334934_31482425_980899456_nVullnet Mato:KUR KISHA QEJF TËRMETIN 273461_1568334934_1551442048_n

Vullnet Mato
KUR KISHA QEJF TËRMETIN

Kur dija se vetëm
“gogol” quhej frika,
për çudi, kisha qejf
kolovitjet e tërmetit.
Habitesha pse ulërinin
sikur sulmonin bishat,
kur mua më kënaqte
ajo përkundje djepi.

Madje një herë,
mes lëkundjesh të forta,
thirra: O, sa mirë,
ka hipur pallati në makinë!

Nëna më tërhiqte zvarrë
të dilnim nga porta,
tek gëzoja që kolovitesha
bashkë me shtëpinë.
Por sapo dola nga hyrja
te sheshi i pallatit,
ranë tjegullat e para
nga çatia me qeramidhe.
Njëra më kaloi shkaras
pas kolonës së shtatit,
dhe më goditi në thembër,
sikur të ishte gjyle.

Eca një muaj topall,
me patericë nën sqetull
dhe durova plagën
me kafshim të egër.
Derisa u bëra frikacak
me trurin të mbledhur,
për të ruajtur kokën
nga tërmeti tjetër.

Pastaj më shpjeguan,
se një karrocier i padukshëm,
hip në qerren e vet
gjithë rruzullin e Tokës
dhe kalit qiellor i bie
me kamxhik vrullshëm,
sa herë zgjohet i dehur,
ky sundimtar i Botës.

Tani kur shoh pallatet
që thyhen si qelqe,
tokës kur i hipën sipër
sa i zë frymën deti,
grackat e betonit kur zënë
foshnjat nënvete,
përlotem dhe them:
Ah, skur të jemi gjallë
gjer nesër nga tërmeti!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi