Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË

Shko poshtë

Vullnet Mato: KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË Empty Vullnet Mato: KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 03, 2010 11:05 pm

Vullnet Mato: KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË 31308_1240103653892_1568334934_30484301_1991010_n







Vullnet Mato: KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n



Vullnet Mato

KISHA TE BUZËT NJË GJINKALLLË



Kur shtatë vjeçët e parë sapo i lashë,
më solli babai një harmonikë goje.
Ma dha dhuratën e ardhur nga jashtë
e më porositi, po e humbe, harroje!

O, ç’mrekulli dukej në sytë e mi,
ajo lodër muzikore tepër e rrallë,
shpërndante tinguj me aq ëmbëlsi,
sikur kisha te buzët një gjinkallë.

Çunat e lagjes më rrethonin në heshtje,
me sytë e tyre ziliqar të ndezur.
Të gjithë më pyesnin me kureshtje:
Ku e gjete, vëllajo, ku e ke vjedhur?...

As gjetur e kam, as vjedhur, u thoja,
se tjetër si kjo nuk gjendet gjëkundi.
E ruaj si sytë, s’e lëshoj nga goja,
se mos ma vjedhin, se mos më humbi !

Natën e mbaja të flinim së bashku
dhe shpesh prej saj më dilte gjumi.
Dorën nën jastëk e çoja padashur,
qënka këtu,thosha, lum unë i lumi !

Por teksa i fryja i dehur nga gëzimi,
me sytë në qiell ku më ndiqnin zogjtë,
rrëshqita te një kanal me ujë mulliri,
gjinkalla fluturoi,si e trembur me shkop...

Kërkova harmonikën nga rrjedha te lumi,
por ishte zhdukur sikur shkoi në det.
Më humbi, o i mjeri unë, më humbi !
Dhe truri më fluturoi qiellit përpjetë…

E qava të dashurën e buzëve gjinkallë,
aq sa më duket sikur e qaj dhe sot,
kur te buzët kam humbur dhëmb’ e dhëmballë,
dhe humbjen e atij gëzimi s’e harroj dot.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi