Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Zhgënjim total

Shko poshtë

Agim Gashi:Zhgënjim total Empty Agim Gashi:Zhgënjim total

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 31, 2011 10:58 pm

Agim Gashi:Zhgënjim total 303780_10150351806449077_644509076_8523501_511644259_n

Agim Gashi:Zhgënjim total

U ngrys qielli e u shuen yjet,
Fletë të njoma ranë në tokë,
Ishte verë e u ba dimën,
Sa shpejt ndryshoi për mu kjo botë.

Ah, moj botë, botë mizore,
Pse ma more lumtuninë?
Pse shpirt hekur m’u tregove?
Pse më sjell sot vetminë?

Eh! Dikur i lumtun isha,
Krenarinë deri në qiell,
Për një çast sa larg m´përplase,
Pse ma shujte timin diell?

Ah! Moj botë, moj botë e mbrapshtë,
Je ndërtue me shumë hile.
Mi more të gjitha dhe lumtuninë,
Për mue tash je veç nji skile!

Ma more shëndetin, m’i dhe sëmundjet,
Sa pamshirshëm vetmi m´dhurove,
Larg më hudhe, në t’ziun kurbet,
Lotët në sy sa m’i shpeshtove.

M´dhurove vuajtje të randa shumë,
Si s’të erdhi pak gjynah?
Ma shkrumove zemrën time,
Shpirti m’digjet pak nga pak.

Pse m’ngarkove vujtje e halle?
Pse ti fundin ma shpejton?
Mos nuk duhet zemra ime,
Në kët jetë të gjallojë?

Sa të kam lutë e të kam ra në gjunj,
Të kam përbe në qiell e dhe,
Mos më le në kurbet të zi,
Por dërgom të vdes n’atdhe.

Nuk dëgjove lutjen time,
Të gjitha rrugët m’i ke mbyllë,
Më le vetun me sharkinë,
Me shumë dhimbje e tue u dridhë.

II
Të gjithë lumenjtë për mu janë shterrë,
Edhe detnat për mu u thanë,
Për mue t´mjerin ma s’ka dritë,
Nuk nxen diell, nuk rrezon hanë.

Ah! Moj botë, moj botë lavire,
E pa besë edhe marroqe,
Ban pazare me jetën time,
N´fund m´dhurove edhe krroqe.

Tash po nisem në dhe të tretem
S’do ta shof me sy ma jetën,
Mos me i pa ma me sytë e mi
As Kosovë e as nanë Shqipni.

Po të lutem botë e po t´përgjrohem,
Të mi falësh disa ditë,
Derisa të shkoj në atdheun tim
Edhe në vorr atje ka dritë.

Askënd me gur unë s’e gjujta,
S’kam lëndue me fjalë të kqija,
Dashuni gjithmonë dhurova,
Me kangë e me vargje të mia.

E ti moj botë gënjeshtare,
Që mban njerëz gënjeshtarë,
Më dhe pak miq që m´dashtën mue,
Të tjerë m´kërcnuen e më shanë.

Me sharkinë, kur isha i ri,
Ty, moj botë, sa t´kam lartësu,
Kah jam sjell në atdhe timin,
Edhe kangë të kam këndu.

Nuk po du t'i ndahem jetës,
Pa këndue gjith kang't e mia,
Për atdheun, ardhmëninë,
Zemrën kam un tek sharkia!

Të shkoj atje ku më pret nana,
Me dy molla që i ruen për mu,
Dorë për dore ta marrim rrugen
Lule n´vorr babes me i qu.

Pastaj të kthemei n´strofull t´vjeter
Ta marr në prehen si dikur mue,
Ta ledhatoj me dashuni
Nji kangë jete me ja këndue.

Ti moj nanë që m´rrite mue
Me shumë mundime e me thërmija,
Po e lus boten me sharkinë time
Që e lehtë për Ty të jetë pleqnia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi