Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL!

Shko poshtë

 Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL! Empty Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 09, 2011 10:57 pm

Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL!
 Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL! 387551_10150410602634077_644509076_8762767_58113504_n

- Si zakonisht, bajraktarizmi mbanë erë çmendurie!

Të dashur Rugovistë, siç keni qenë të paralajmëruar, me daten 11 Dhjetor, nën përkujdesjen e Degës së LDK-së në Gjermani, do të bëhej promovimi i disa librave të disa autorëve bashk me një kremtim festiv të Ditëlindjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Ishte parapa dhe menduar që librat e tyre të i promovonin:
1. Agim Gashi: “Epoka e Nderit” dhe “Kohë e pakohë e Vendit tim”,
2. Myftar Halili-Dragidella: “Madhështia e Kolonelit”,
3. Engjëll Koliqi: “Dr Ibrahim Rugova-Arkitekt i Dardanisë së re-Republikës së Kosovës”
4. Enver Bytyqi “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”.
Kështu qe biseduar më heret, kështu do duhej të ndodhte, por në momentet e fundit ndodhi ndryshimi i papritur: nga plani promovues u hoqa unë-Agim Gashi dhe Myftar Halili-Dragidella, Nënkryetar aktual i Degës së LDK-së në Gjermani!
Për mua sipas bisedave koluareve arsyetim ishte se unë nuk bën ti promovoj
librat aty ngase paskam kënduar edhe në tubime tjera jasht LDK-së, me aludim për LDD-në, se ata “nuk na qenkan” rugovistë! Unë, Agim Gashi që plot 20 vjet iu këndova pa fije kompensimi, punova dhe veprova pa hezituar kurr, shpesh merrnin këngëtar të TALLAVA-Muzikës me çmim bukur të majmë e mua as edhe një biletë treni nuk më siguronin edhe pse e dinin gjendjen time financiare, të më heqin nga lista promovuese me daten 11 Dhjetor, kjo është maja e Turpit! Një grup miqësh me qëllim human më propozuan se do ta organizojnë promovimin tim me daten 18 Dhjetor, ekskluzivisht për mua, po i falënderoj publikisht, por po iu thëm: Jo, ju falemnderit! Unë edhe ashtu neser do te shtrihem në Spital për trajtim bukur të gjatë, andaj me daten 18 Dhjetor nuk do të ketë promovim të librave të mi. Më vjen keq! *** Brenga ime nuk është personale lidhur me librat e mi, as lidhur me promovimin e Myftar Halilit-Dragidella, Nëkryetarit tonë të Degës, njeriu që në librin e tij mblodhi aktivitetin 20 vjeçar të Degës, nderoi figurat markante, u mundua të kontribuoj sa më shumë e më mirë, por, brengë mbi brenga është se mu në Kryesinë e ngusht të Degës dikush po e saboton punen, po shkatrron bërthamen e Degës, po pengon ribashkimin rugovist me teke personale, po injoron personalitetet kyqe të aktivitetit 20 vjeçar, nuk po zbaton marrëveshjen e arritur në Prishtinë rreth ribashkimit ku Z. Dragidella ishte dëshmitar i arritjes së marrëveshjes! Pse??? Unë personalisht nuk mund të japë përgjegjen e duhur, ngase për mua është shëmti dhe çmenduri! Të bëhen manifestime për Personalitete dhe Ngjarje Kombëtare të pakompletuar, kjo për mua nuk është e ndershme! Shkurt, të dashur miq, ju që keni dashur të merrni pjesë në atë promovim ku do duhej të isha edhe unë promovues, më vjen keq që po ju zhgënjej, unë nuk jam aty as si promovues e as fizikisht! Turpin dhe fajin zhgënjyes le ta bartë vet organizatori, Kreu i ngusht i LDK-së, natyrisht pa Nënkryetarin Myftar Halili-Dragidella dhe pa zëdhënsin e Degës Muharrem Sfarqen, tjerët, secili ka emër e mbiemër dhe le ta arsyetoj dhe shfajsoj veten me argumente! Njolla e turpit as nuk i ngjitet atij që nuk e ka e as nuk i hiqet atij që e ka!

Përshëndetje vëllazërore nga i juaji:
Agim Gashi
Düren, 05 Dhjetor 2011

Derguar: Mentor Thaqi, Drita Krasniqi, Adem Gjurgjeviku, Faruk Tasholli, Skender Zogaj, Valon Halimi, Qazim Bajgoraliu, Mustafë Shabani, Halil Rrustemaj, Adem Salihaj, Isa Mustafa, Muharrem Sfarqa, Nehat Emrullahu, Engjëll Koliqi, Albert Mullatahiri, Hafiz Gagica, Enver Llabjani, Seveme Fetiqi, Moravali Gjilani, Fran Tanushi, Enxhi Krasniqi Bardhaj, Enver Bytyci, Shkodran Tolaj, Drita Bekteshi, Martin Cuni, Sylejman Aliu, Izet Abdyli, Demirali Morina, Ldk Prishtina, Dan Gashi, Shefqet Podvorica, Rexhep Kryeziu, Qazim Azemi, Ldk Gjermani, Shefqet Dibrani, Xhavit Ramadani, Rexhep Rexhepi, Anton Gj Kolaj, Bajram Osmani, Kujtim Hajdaj, Hasan Qyqalla, Muharrem A Gashi, Remzi Azemi, Luljeta Gashi, Rexhep Elezaj, Myftar Dragidella, Gerguri Jakup, Sabit Rrustemi, Dardan Krasniqi, Bajrush Morina, Nexhmedin Syla, Fadil Demaku, Xheva Gjilan, Fikrije Ahmetaj, Xhevat Rexhaj, Xhesika Vula, Prend Buzhala, Muhamet Hoxhaj, Armend Zemaj, Prishtina Press, Perparim Hoxha, Ejup Ramadani, Gani Orana dhe SHakal SHakali.

Reagimet:

Enver Llabjani
O Agim Gashi o burre i madhe i Kombit, luse Zotin qe ti te sherohesh sa ma shpejt e te mose keshe probleme shendetsore ne te ardhmen miku i im i nderuar, e sa i perket mose promovimit te librave tu nga nje faqezi qe ka uzurpue vendin ne kryesi te LDK-se eshte nje problem shume i vogel sepse veprat tua i ka promovue Populli SHqiptar i nderuar me kohe dhe te gjithe RUGOVISTAT qe i thone bukes buke e ujit uje. Te uroj nga zemra sherim sa me te shpejte dhe kthime ne mesin tone dhe te gjithe miqeve dhe popullit qe te nderon dhe rrespekton i nderuar AGIM.

Bashkim Rame Muriqi:Agim ata jan mesiguri komunista te vjeter po ka munsi edhe ndryshe te merremi vesh stupc o Agim kemi djem boll na Rugova ...Besom !!!Me respekt a ti te sherohesh sa ma shpejt e ne do realizojm shume gjera tjera.Agim Gashi
Ju falenderoj e përqafoj shumë të gjithëve e mirëupafshim pas disa ditësh nëse...Patjeter se do bëhet mirë. Më mbetet merak edhe një tua them vllëzërisht të gjithëve. Kurr nuk urrej askend. Mund të kem ndonjë hidhërim rasti por përsëri kthehem dhe flas me butësi. Por, pse në këtë botë ka njerz që urrejnë tjetrin pa i bë asgjë asnjëherë ndonjë të keqe, këtë e kam parë dhe përjetuar në mesin e njerzëve tanë që para tjerëve shtirren se të rrespektojnë e pas shpine të bëjnë varrin. As këta si urrej.Interesant. Mirëupafshim të dashur!
Drita Bekteshi
Nese ke marre kete vendim dhe kete çendrim per shkak te gjendjes s'ate shendetesore gje qe edhe kemi biseduar per kete edhe me heret...vertete uroj dhe lutem te te permiresohet shendeti...patjeter...kjo eshte ne rend te pare...por me pak skepticizem e shoh dhe me nje keqardhje qe ke aq mllef dhe hidherim per nje situate te krijuar papritmas...punove dhe krijove aq shume dhe prezantove aq shume dhe sakrifikove aq shume gjate gjithe jetes...po si i bahet halli dhe nuk gjeni kompromis ju burrat qe me pende, me fjale te urta dhe te zgjedhura,me gjithe at dashuri te pakusht ndaj atdheut te mos uleni dhe shestoni se ku eshte ngecja e baraspeshes...po njerezit kane fale gjaqe...ju si e keni hallin...Paqa e Zotit qofte me ju te gjithe...
Ymer Berisha Ah agim vëllai, po pse o burrë po brengosësh për të pa besit. Po Rugova nuk është pronë as e LDK-SË AS E LDD-SË E AS E YMER BERISHËS ... ËSHTË I POPULLIT , KA DALË NGA POPULLI DHE JETON ME POPULL. EDHE AI VET KUR ISHTE GJALLË NUK E PROMOVTE PARTIN PARA POPULLIT.
Fadil Demaku
Ashtu eshte Ymer i nderuar! Agim, ata qe bejne keso dallimesh jane percaresit e LDK-se rugoviane. LDK dhe LDD ishin perhere te barabarta per Rugovistet e vertete. Mbahu krenar,miku im se te tillet nuk ta zvoglojne aspak krenarine tende kombetare e njerezore. Me kete akt ata kane treguar sa "te vegjel" jane perballe nje kolosi qe me zerin, sharkine dhe angazhimin e tij jetesor ju perkushtua atdheut. Kosova e vertete krenohet me emrin tend, ashtu siq do t ekrenohet per jete e mot edhe memrin e Dr. Ibrahim Rugoves.
Perparim Hoxha Agim vellau,mos te shqetesojne te liget.Te liget lindin te tille,bejne pune te liga dhe vdesin te lige dhe te mjere.Askush nuk munde te mohoj punen dhe kontributin tend per qeshtjen e kombit dhe partise tende dhe shume njerezeve tjere te ndershem.Ne cdo grure ka egjer...!?Pershendetje vellazerore,
Faruk Tasholli
Mos ta nin o Agim! Ta bej une nje promovim ne Janjeve, aty afer vendlindjes sate, ku u lind vete Gjeqovi, kodifikuese i Kanunit, ku pak hapa me tutje u lind edhe Risa Strellci, poeti i kenketari patriot qe jeta iu shua ne Burgun e Nishit, po kenga e tij u kendua nga Rizah Bllaca dhe nga ti. E bejme promovimin qe injorantet e shtate partive mbesin prapa dhe ti, nuk ke nevoje per dallkauket dhe kopuket qe mblidhen si sorrat, si i thone nje fjala, ku ban daullja bam- ata kamben rram. Prandaj, mbaje lart flamurin e krijuesuit te kenges dhe interpretuesit te saj! Ti edhe ashtu je i promovuar edhe pa lind partite! Sukses se nje kenge prej 12 vargjesh, flet me shume se gjithe diskutimet 12 vjecare te partive! Mos ta nin!
Lum Lumi Nexhat Daci po thote se LDK eshte duke bere trafikim me antarsin e LDD-se, gajret he burr.
Hajrulla Kerbliqi pershendetje une mendoj se keta njerez kryesia qendrore e ldk ne prishtin menjeher duhet ti shkarkoj nga pozitat ne parti se kjo eshte merri per popullin ton te lejojm qe vlerat kulturrore dikush ti poshterson
Agim Gashi
https://www.youtube.com/​watch?v=KVk775BRxEA Investova që në këtë manifestim ta këndoj këtë këngë që po ua dergoj. Tani ndodhi si ndodhi dhe unë edhe njëzet minuta shtrihem në spitalin i Birkesdorfit për një Biopsi në mëlqi. NUk e di sa do jem atje dhe si do të vej puna por me rëndësi është që të këndellemi njëherë e përgjithmonë jo për të mirat personale por për ato të përgjithshme. Juve Ju falenderoj shumë. Faruku si mik i imi i vjeter dhe si vendas e di që për mua do ta bëj edhe në Janjevë por edhe në Amerikë. Redaktori im Sylejman Aliu nuk e pat edhe keq sepse veprat letrare dhe arti nuk duhet të perzihen me partitë. Por, ne jemi mundue me të gjitha kapacitetet që ti ndihmojmë dhe me artin tonë tua lartësojmë këto aktivitete të tyre. E tani kur po nisem po ua them edhe një fjalë jo nga mllefi por nga qefi kush ka qoke nuk shkon në atë manifestim partiako-privat. Me rrespekt të dashurit e mi!
Agim Gashi-Si të festoj pa Ty në ballë-Ibrahim Rugoves.wmv
www.youtube.com
Teksti-Adem Gjurgjeviku dhe Agim Gashi Këndon-Agim Gashi..

Shefqet Shahini ·
une pasi kam mundesin ta shpreh mendimin tim ne fb. do ta kisha dhene mendimin tim pike se pari zoteri agimit i deshiroj sherim te shpejte dhe te gjitha gjerat kan me ra ne vendin e duhur , edhe ata qe kan per qellim ta degradojne te arriturat e kontribuesve secili ne mundesin e vet do te pendohen edhe do ta marrin bartin turpin me vete
Bekë Nikçi
Paskanë pasë arsye që nuk ja mundësuan promovimin e librit zotriut Agim Gashi , sepse vertetë paska berë ,, mekate ,,qe ka kenduar në tubimët e LDD ? . Porë ka pasur edhe më keq sikur mos e dhentë zoti dhe ai te ketë marrë pjesë në ndosnji tubim të PDK . Qfarë mentaliteti kemi , po në qdo tubim të ketyre subjekteve , ishin vetem shiptarë ata , pse mos të ju kendohej . Tani edhe kengëtarët dhe poetët ti ndajmë simbas partive ????. Sherim të shpejtë i deshiroj Agim Gashit dhe pastë ndihmën emiqve dhe shokve , dhe të zotit ..., Vepra jua flet vetë i nderuari Agim Gashi.

Shefqet Podvorica
I nderuar Agim ,të dëshiroi shërim sa ma të mirë dhe stabilizim të plotë në rend të parë.Ndersa per promovime unë them se ja ky qe sapo e pamë,ku ka promovim me të mirë ,pra duke iu falenderuar kësaj teknike të sotme e cila na ka mundesuar gjera si keto.Mua qe një kohë më interesonë një gjë rreth teje,e qe po e permendi me ketë rast : Athua a nuk do te ishte më e qëlluar dhe e dobishme por edhe humane qe psh.Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në Prishtinë të ta krijoi mundësinë e angazhimit atje ,duke t´i siguruar edhe disa kushte materiale ,si një banesë adekuate dhe kushte qe i ka një anëtarë tjetër .Athua nuk do te ishte kjo nje shfrytezim me i mirë i krejt Kapaciteteve tueja të gjertanishme dhe perveq tjerash edhe ti do te ndjeheshe më mirë ,por edhe freskim i radhëve i cili unë mendoi se është shum i nevojshëm në këtë fazë dhe i dobishem,falemnderit?
Xhoxha Alb-Bushi Shërim t'shpejtë i nderuni z. AGIM !
Ragip Prapashtica
I nderuari Agim, se pari te pershendes dhe te uroj sherim sa me te shpejt dhe jet te gjat sa malet, sepse ne vned te pare nji her eshte shendeti e pastaj te tjerat, kurse sa i perket asaj qe dikush ka mundue te te pengoj ne promovimin e librit tend, aji njeri nuk meriton as te permendet, dhe se nuk besoj dhe jam i sigurt se nuk do te mundet te pengoj ne te ardhemen. Mos harro i nderuar Agim se ty nuk ka munde te te pengoj ne idelaet tua as shkau, ateher kur vriteke dhe tmerronte shqipetar, Ti nuk u ndale kurr dhe nuk ju trembe bishafe Sllave kurre dhe ja ke dale ti realizosh me sukses te gjitha, dhe se kame shpres se ase ksaj radhe nuk do te ket fuqi qe te sabotojn apo te pangojn ne realizimin e punes tende te ndershem. Ne te gjiteh te njohim dhe e dim edhe kush ka qene dhe kushe eshte edhe tani Agim Gashi.Edhe nji her sherim sa ma te shpejt i nderuar Agim.
Kriste Markaj nga zemra te deshiroj shendet dhe qdo te mira ne jeté,per tjerat mos u merzit ,se ende ka njerez te tillqe nuk ja duan te miren burrave te medhenj si jeni ju,ju pergezoj per punen dhe shendet.
Agim Radogoshi
I nderuari MIK Agim Gashi ! Para së gjithash të uroj shërim sa ma të shpejtë ,sepse mbi të gjitha është shëndeti.Kushdo qofshin ata njerëz, që fare nuk i njoh dhe aspak nuk po më duhen ti njohë ,sepse qenkan të etur për tu reklamuar,për karrikë,pushtet dhe famë .POR, fama nuk mjafton dhe nuk arrihet vetëm për tu pa para masës.Ajo arrihet me punë,vepër dhe kontribut, duke ju kushtuar qashtjes Atdhetare, ashtu siq jeni ju MIk i nderuar ,sepse për juve MIK flasin veprat dhe puna e juaj në kontributin për Lëvizjen Kombëtare .Ata njerëz që distancojnë shqiptarë të ndershëm i ngjajne atyre mbeturinave të Serbis ,që banin diferencimin e intelektualëve pas ngjarjeve të 1981.Prandaj MIk të uroj shëndet dhe të na kthehesh shëndosh e mirë në mesin tonë ,sepse keni miq të shumtë Atdhetarë ,e mos e qaj kokën për hije të vdekura !Ma klb MIK i nderuar Agim Gashi .
Shefqet Podvorica Babëgjyshin tim e kishin pas pyetur disa bashkëkohanik :''Ti ke ndejtë me njerëz të ndryshëm ....,po ,për vete qka mendonë´´? Ky ua kishte kthyer:''Macën në thes kurr nuk e kam bajtë , qka e kam pasë e kam qitë në Mejdan ''.E edhe Agimi kujtoi po vepronë kësisoji gjithmonë.Prandej kur gjërat sheshohën ,ato edhe mundësitë janë me te medha qe te korigjohen,falemnderit.
Rexhep Elezaj Shërim të shpejt, mik i dashur Agim!
Enver Shala pershendetje i nderuar ju uroj sherim sa me te shpejt dhe gjitha te mierat ne jeten tende je nji kengetar qe meritoni respekt gjith perfshires edhe nuk u desht me ju than qe nuk mundeni me i promovue librin tuaj ne at manifestim qe ma i meritueri jeni ju me kongen me zemer qe keni kushtu profetit te dardanis dhe gjith shqiptarve ku do qe jemi tung zotri i nderuar dhe sherim sa me te shpejt i nderuar gjitha te mierat
Xhevat Rexhaj
I respektuar dhe i nderuari Agim , Të nderuar dhe respektuar miqë, pas kyqjesë sime të vonshme dje dhe sot thuaja sisha online, lexova me kujdesë shpjegimin-hidhrim të mikut tonë të dashur A. Gashi , si dhe komentete bëra. Mendova dhe erdha npërfundim se skma çka shtoi ma shumë ngase të gjitha janë thënë ma sipër nga ju, shkurtë diç që spo ma rrok kryet tem tvogel se si është e mundur diç e tillë kur asht npyetje vlera e madhe e A. Gashit... sinqerisht mbeta pa fjalë, kjo nuk do! duhej kurrë të ndodh por mjerishtë edhe po ndodh dikush ka faj! e sidomos këto ditët e fundit ku ne disa me mish e shpirtë po mundohemi të jemi të gjithë në nji sofër ashtu si ishim ma parë... nuk po e zgjas ma shumë?! O Agim Gashi o tndihmoftë Zoti dhe mjekët e të jesh shëndosh e mirë dhe në mesin tonë ku na duhesh sikur gjithmonë , të duam o miku ynë i shtrenjtë...

Nexhmedin Syla ‎...ARTISTET JANE TE MESUAR ME PERPLASJET...SHERIM TE SHPEJT KOLEG I NDERUAR.
Nehat Emrullahu
Agim me vje shume kec per pamundesi te promovimit te veprave tuaja per Dr Ibrahim Rugoven. Fundja per atdhetaret e vertete sejcili varg qe shkruhet per Liderin Shpirtnor Ibrahim Rugova duhet te vleresohet ne nivelin me te larte sikur edhe te vinte edhe nga kundershtaret e perbetuar. Historia e larget dhe kjo e aferta tregon se shqiptaret veshtire eshte ti bashkosh per nje qellim. A nuk eshte e sakte se sa e sa here e lane ne rruge nje pjese e madhe e atyre qe sot me gjysem zeri (kumbim te fuqishem) thirren ne Presidentin Ibrahim Rugova. Thjesht, Presidenti Rugova nuk beri ndarje pore bashkoi per ta realizu Pavaresin e Kosoves. Sot, kemi copezime deri ne mundesim te sigurimit te fitoreve te vazhdushme te subjektit politik kundershtar. Prandaj miq te mi mos u befasoni edhe per kete veprim te fundit sepse keshtu do vazhdohet deri nje dite te linde nje njeri i cili di dhe do ta vendos autoritetin qytetar dhe rugovian.
Myftar Dragidella SQARIM PER AGIMIN DHE KOMENTUESIT TJERE
I nderuar Agim Gashi, te nderuar komentues, per kremtimin e ditelindjes se presidentit dr. Ibrahim Rugova pajtohemi te gjithe. Duhet te pajtohen te gjithe anetaret e Kryeise se Deges se LDK-se qe nga zgjedhja e tyre para nje viti nuk u takuan kzurre bashke. Me programin e perurimit te dy librave qe do te behet me 11 dhjetor 2011 nuk pajtohet kryesia e Deges se LDK-se. Ky eshte vendim i kryetarit te Deges, i cili qe nga zgjedhja ne kete funksion ka ndryshuar menyren e veprimit. Sipas Rregullores sone Dega e LDK-se ka kryesine e gjere qe ka dale nga zgjedhjet neper nendege dhe Kryeine e ngushte qe eshte zgjedhur drejtperdrejt ne Kuvend. Qazim Bajgoraliu, kryetar, une Myftar Dragidella, nenkryetar dhe Shpend Shala, sekretar. Keta te tre duhet te marrin vendimet. Une, Myftar Dragidella, jam kryetar i komisionit per kulture, sport e organizimin e manifestimeve. Porse sic thashe me lart, kryetari as nuk thrret mbledhje dhe ne anen tjeter vendos vet!!! Me kete dua te deklarohem se jam kunder ketij organizimi sikurse jane edhe shumica e anetareve te Kryeises se Deges dhe deklaroj publikisht se nuk do te marre pjese ne kete manifestim e as ne manifestime te tilla. Jam udhehqesi i pare i Deges se LDK-se ne Gjermani qe kam filluar negociatat pe rbashkimi me LDD.I pari kam pasur takim me Z. Hafiz Gagica (me rekomandimin e kryeise qendrore). Me Hafizin kam bere nje marreveshje, ngase palnifikohej qe uen te kandidoj per kryetar te Deges. Ne momentin e fudnit kam hequr dore nge kandidatura, porse marreveshjen me Hafizin e kam plotesuar. ndoshta ka pasur kundershtime. Kunder sabotimeve kam luftuar, gjithmone kam fituar, dhe edhe tash do te luftoj ...

Ku ka me absurd nga Dega e LDK-se ne Gjermani. NENKRYETARI i saj boton nje liber domethenes. Ate liber ia kushton nje Heroi te Kosoves qe sa ishte gjalle dhe sa jetoi ne Gjermani e ndihmoi kete organizim, eshte fjala per Heroin e Kosoves Tahir Zemaj dhe ajo Dege e heq nga programi i promovimit!!!! Nuk eshte absurd!!
POR JO ME VENDIM TE KRYESISE. VENDIMI ESHTE VETEM I KRYETARIT. A KA AI KETE TE DREJT DO TE VENDOS KRYESIA E DEGES.
AGIM I NDERUAR, me vjen keq shume. Une me ty, me patriote tjere, me sportiste te dalluar nuk flas si udhehqes i Deges se LDK-se: TI NA KE NDEFRUAR NE CDO TUBIM. KE NDERUAR VETEN: Nuk ta harrojme kurre. Ne emer te pjeses me te madhe te kryesise se Deges te kerkoj falje per kete qe ka ndodhur..

Ty Agim te deshiroj sherim dhe shendet te mire ne keto vite te pleqerise. Kemi gjera me te rendesishme se sa te mirremi me inate e hidherime. Eshte shume mire qe "ra kjo deke e u pame". Edhe njehere Agim te porosise mos e merr si tragjike, sespe eshte nje thenie ne popull per ate mretin qe kishte pas ardhur nga m... dhe e din cka kishte bere ...
Mentor Thaqi
I dashur miku im Myftar Dragidella, nga unë dhe krahu jonë që kemi shpallur ribashkimin me LDK-në, marrëveshje kjo që u nënshkrua në prezencë të ish Kryetarit Sejdiu, e që nuk u përmbush akoma për arsyen e vetme se "kryetarit" aktual nuk i shkon përshtati, ke përkrahjen e plotë në VENDIMIN e marrur! Po miku im, as unë dhe as NE nuk do shkojm aty ku nuk Promovohet Libri për Heroin Tahir Zema, ku nuk promovohet "Epoka e Nderit" nga Agim Gashi, aty ku rugovistët leçiten dhe fyhen! E kam thënë dhe po e përsëris> më vjen keq shum që nuk marr pjesë në Ditëlindjen e Presidentit Rugova, që kështu të ndarë qebesa kurrfar nderimi nuk po i bëjmë, përkundrazi! Më vjen gjithashtu keq që nuk po marr pjesë në promovim të librave nga miqtë e mi të dashur të letrave shqipe> Engjëll Koliqi dhe Enver Bytyqi, më vjen keq gjithashtu edhe për miqtë e dashur Muharrem Sfarqa dhe Muharrem Gashi, por, po e përsëris, nuk shkeli mbi parimet e mia! Për ribashkimin tonë, jemi dakorduar në parime, kemi marrëveshjen dhe qebesa, qebesa, qebesa, do të realizohet pikë për pikë me këtë apo pa këtë kryetar aktual, dhe kjo shum shpejt!!! Nderim dhe respekt për tz miku im!

Qazim Azemi
I nderuari Burr i madh i Kombit tone z. Agim Gashi, me keqardhje lexova hallet dhe brengat e tua. Se pari te deshroj sherim sa ma te shpejt. Kjo politik eshte duke na percjellur qe disa kohe, kjo urretje n´mes dy kraheve te thyer Rugovist eshte nje absurd. Gjithashtu edhe une bojkotoj kete tubim. Cfar jan qellimit e kryetarit te deges? Jeton ai me ideologji Rugoviane? Pse keto nenqmine ndaj figurave me te ndritura qe kemi?????

Xhevat Rexhaj Myftar une tfalënderoi që dhe shpjegimin e duhur dhe të pritur,andaj skam çka komentoi ma veq them; u koftë atyre... MARRI

Qazim Bajgoraliu
Dëshiroj të sqaroj të gjithë qëllimëmirët, me të vërteten e këtij shkrimi tendencioz.
LDK dega në Gjjermani, nuk i ka këkujt për borxhë që të i promovoj libra.

LDK nëndega NRW, nën patronatin e kryesis së degës shenon ditëlindjen e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova dhe në këtë manifestim është paraparë që të thirren bashkatëdhetar, anëtarë e simpatizues të LDK, bashkëpuntor të presidentit dhe ata të cilët kanë shkruar vepra për presidentin, pran janë ftuar akademik Sabri Hamiti me veprat e tijë, por për shkakë të agjendes së tij të ngjeshur ende jemi ne pritje të konfirmimit, kurse Enver Bytyqi dhe Engjell Koliqi kanë konfirmuar ardhjen. Në kryesin e nëndegës dhe shumica e anëtarëve të kryesis së degës kanë mirëpritur, përkrah dhe ndihmuar me të gjitha mundësit, këtë organizim për të shenuar datëlindjen e shpëtimtarit të qenies sonë kombëtare. Sa i përket librave të Agim Gashit, kryesia e nëndegës ishte e gatëshme të ndihmoj dhe 18 dhjetori ishte përcaktuar për ta bërë provomovimin e librave të tijë. Janë të shumtë ata të cilët kan shkruar libra dhe secili do të dëshironte të provomohej, në manifestime të tilla të organizuara për dr. Ibrahim Rugoven, e disa edhe të krahasohen me presdentin historik Ibrahim Rugova. Sa i përket librit të Miftar Dragidellës "Madhështia e Kolonelit" e kemi bisedu për promovimin e tijë në një datë që do të përkonte me lindjen apo në vendë të një akademie të përkujtohet me promovimin e këtij libri apo që përkonte edhe me betejen e Logjës. Të gjithë ata që thirren në emër të Rugovizmit dhe tentojn të dëmtojn organizimin dhe shenimin e këtij evinimenti, i bëjnë dëmë vetëm vetëvehtës.
Me përshendetje të përzemërta,
Qazim Bajgoraliu kryetar i degës së LDK në Gjermani

Rexhep Rexhepi
‎,Pershendetje nga zemra miku im i nderuar Agim Gashi.Vertete nga thellesia e shpirtit i prekur nga e gjitha qe po lexoj te deshiroj sherim te shpejte miku im dhe para se gjithash me brengos shendeti juaj i lig.Mosmarreveshtjet e qastit nuk guzojne te thyejne njerezit e medhej dhe kjo me se paku guxon te te ndodh ty miku im.Aq sa po me brengos shendeti juaj miku im ,po aq edhe shume komente te miqeve te mij te mire ne kete tablloid komentesh."Miku i mire nuk te lavderon por te qorton" thote nje fjale e popullit dhe duke te qortuar te ban te fitoj aresueja . Une nuk dua te them asgje me teper por te lus si vellane jepi mundesi aresyes te fitoje.Lete fitoj ajo per te lene te qete zemren e Hyjnorit tone,sepse ajo ishte shume me e madhe se te gjitha zemrat tona.Kujtoj te gjitha qe Ai i perbiu miku im per ta lene aresyen te fitoj,edhe ti i din shume mire keto .Duke te deshiruar gjithemone te mira dhe shendet te mire te ftoj te jesh ne Hennef , natyrisht nese te lejon shendeti ate dite ,nese don te tregosh edhe njehere ate zemren tende te madhe .Miqet e mij te nderuar dhe shume te respektuar bashkohuni dhe nderoni njeri tjetrin, keshtu te ndare na duan te thjeret dhe keshtu i ndihmuam njehere.Respekt te thelle miku im

Mentor Thaqi
Zoti kryetar, pak më shum sinçeritet ju nderon juve dhe kryesinë përrreth! Sipas jush njëri nga ju dy, ju apo Myftari nuk po e flet të vërtetën, unë po ju thëm hapur se barra e josinçeritetit po rëndon kah ju, e ju bëjani kësaj pune si të jua merr mendja juaj! Në atë tubim ishin parapa të promovohen 4 libra, të gjitha të lidhura ngusht me Jeten dhe Vepren e Presidentit Rugova e jo Libra çfarëdo. Nuk është e ndershme tash të kamuflohet me fakte. Eh, ky farë TERMI Rugovist, qebesa bukur i gjërë është, shum po aludojn në të e fare pak kanë lidhje me të! Zotni, ju jeni kryetar, keni nënkryetarin tuaj me të cilin siç po e thot ai vet nuk jeni takuar që nga zgjedhjet, keni edhe një marrëveshje nga Qendra për ta plotësuar, afati veçse po i skadon durimit, ju lutem në përmbushje se mjaft u luajt me dashamirët e rugovizmit! Po a ka festim më të bukur dhe më domethënës se sa të promovohen dhe shpalosen 4 Libra pikërisht për dhe rreth Personalitetit të Presidentit?! Le ta komentojnë lexuesit vet!!!

Mehdi Prushi Ndoshta e ka ftue Kryeministri e nuk lejone te behet promovimi i librit per Kolonel Tahir Zemen dhe librat e Rapsodit te njohur Agim Gashi haj medeet moj LDK po ne duar te kuj ke mbet.

Xhevat Rexhaj
Qazim i nderuar, tani pas shpjegimeve tuaja vendosa të shtoi edhe diç rreth kësaj mjegulle të quar pa i matë gjërat mirë. Ju thoni se ka shumë që kanë shkruar për Rugovën, fatmirësishtë është e vërtet dhe e mira e së mirës do ishte që të ketë edhe mijra ma shumë që shkruajnë për Presidentin dhe bashkpuntorët ma të ngushtë të tij, po more miku ynë qebesa ne që kemi shkrue dhe shkruajmë për ta edhe po na shilohet nana, po kercnohemi ende e nji nder ta asht edhe A. Gashi ma shumë se disa të tjerë, ashtë Z. Dragidella e tjerë, pra besomni se shpesh ma shumë kontribuojmë ne me shkrime se sa disa të tjerë me pozita e organizime të papërgatitura mirë. Këto muajtë e fundit shumë nga ne po bajmë çmos që të afrohemi rreth oxhakut tonë dhe ti fitojmë zgjedhjet ndersa ka ende të tillë që

Myftar Dragidella Sqarim i nevojshem*****************​*********************.....​....Ketu sipas meje jane keto gjera me rendesi:
Per heqjen nga programi te promovimit te librave te Agimit dhe te librit tim nuk ka vendosur Kryesia e Deges e as Komisioni per kulture i Deges se LDK-se e as Komisioni per kulture i nendeges se LDK-se ne Nordrhein-Westfalen, por kryetari i Deges se LDK-se ne Gjermani, pa perkrahjen e Kryeise se vet. Kjo flet mjaft. Shpjegim per Mentorin: Une me kryetarin jam takuar ne te gjitha manifestimet qe i kemi organizuar deri tash, porse kryesia kuorum nuk ka mabjtur KURRE asnje mbledhje qe nga zgjedhja e tyre! Kush paska vendosur deri me tash po e kuptoni!

Jam i vetdijshem se keto gjera jne ceshtje te brendshme per Kryesine, porse prapseparape eshte mire me kete gjendje te jete e njoftuar anetaresia dhe aktivistet e simpatiuzuesit tane te cilet kane merita te medha per ekzstimin tone qe gati 22 vjet ketu ne Gjermani. Respekt per te gjithe komentuesit dhe te gjithe kane te drejte te japin mendimet e tyre, porse per ata qe nuk u din i njoftoj se libri im paraqet aktivitetin e Deges se LDK-se ne Gjermani qe ka bere per shenimin e pervjetoreve te vrasjes se Heroit Tahir Zemaj. Pra eshte si nje monografi e kesaj Dege te LDK-se.

Prend Buzhala I nderuari Agim,
te falenderoj per postim! Por, sinqerisht, nuk e di se çka te komentoj ne kete "debat" partiak...
Isak Bashotaj Rapsodi yn i nderuar ,dhe shum i rrespektuar nga gjithe shqiptaret ,por ma shum nga antarsia e LDK,se. Ju deshiroj sheshiroj sherim te shpejt dhe te kthehuni sa ma shpejt ne gjirin familjare .
Isak Bashotaj Pershendetje o Myftar ne LDK pas te madhit President IBRAHIM RUGOVES ka hy gjithkushi por mos jav zen per te madhe se kan uri per poste dhe karrika.

Mustafë Shabani
Ai qe merret vetem pak vesh me nje manifestim dhe vlerat e tije duhet ta dije,qe te tillat nuk ben te rendohen me shume tema dhe gjera. Vertete kan dal dhe dalin shume libera,dhe LDK nuk e ka ne pergjegjesine e saje qe ti promovoj ato. Ato qka i lexova nga Qazim Bajgoraliu mu duken te arsyesheme,te kapsheme ,dhe vertete profesionale,deh site tilla per mua jan edhe te besuesheme. POthuaj ne te gjitha komentet verhete ose tendencionizem,ose socializim me "viktimen" i cili ne rastin tone na del Agim Gashi,dhe vetem ne liberin e Engjëll Koliqi ka me shume se sa tri shklrime. Une me sa po shoh ketu eshte duke u bere shuem zhrume per asgje,ne fakt te krijohet jne problem i cili si duket duhet te jete problem i paqene. Duke ndegjuar dhe lexuar gjithe kete zhurme ju pyes ju te gjitheve.Nese ka nendege dhe dege te LDK besa edhe kryesi sa anetar keni ju qe paguajne anetaresi dhe cilet jan ata? Poashtu keta qe jan ne kryesi paguajne anetaresin apo jo? Se fundi keto takime qe organizohen,kan shpenzime,adnaj kush i mbulon ato? Ne kete vazhde kemi shume dhe shume pyetje pergjegjen besoj doe gjeni me se miri te komenti i Rexhep Rexhepi. Une nuk po them qe ate te pergjgje ta gjeni te kryetari,i cili u sulmua pakompromis,dhe padhimbje,te cilin besoni as qe e njoh,dhe ka mundesi as qe do e kem par ndonjehere. Ai qe thiret ne Rugovizem duhet ta dije,qe Rugovizmi nuk ka qene revanshizem,as hakmarrje,ne kete vazhde meriton te menodjm vetem pak ne pajtimin e gjaqeve,ne te cilen ndonjeri nga ju ka dhene ndonje kontribut sado pak te vogel. Nese dikush sot mendon dhe pandeh qe ne duhet te kemi ate organizmin e dikurshem,kur sejcili nga kryenete obligimet e e veta partiake dua te them krahas 3% paguhej edhe anetarsia . NJe organizim te tille e kemi pasur dhe ate nuk do e kemi kurre me ,i pelqeu apo nuk i pelqeu kjo ndokujt Pas gjitha ketyre qe lexova dhe kan marre dhene e shoh site domosdosheme qe te gjithe keta burra qe e duan LDK dhe amanetine e Hyjnorit tone te takohen dhe bisedojne. Me mire eshte te bisedohet nje dite nje jave nje mauj nese eshte nevoje me nderprerje,dhete vihet deri te nje perafrim se sa te tregohemi ketu se kush eshte viktimizuar dhe po viktimizohet me shume. Keta "lot" qe po derdhen ketu nuk me pelqejne aspak,meqe te tillet mund te jen "lot" te cilet na e vrajne pranveren dhe lulet e saj qe duhet te mbijne.

Muharrem Sfarqa

Te nderuar komentues!Pergatitjet per shenimin e ditelindjes se Kolosit te lirise, pavaresise e demokracise se Kosoves Dr. Ibrahim Rugoves nga nendega e LDK-se per NRW, jane ne perfundim e siper. Inkorporimi i promovimit te librave me motive monografike dhe filozofike per Presidentin Histirik, ne kete manifestim eshte bere me qellimin me te mire. Koncenzuesi i arritur, sipas shpjegimit te kryetarit mbi prolongimine promovimit te librave te autoreve; Miftar Dragidella dhe Agim Gashi,nuk ve ne dyshim as veprimtarine e tyre, as vlerat morale e patriotike te ty

‎....tyre e as vlerat e librave te ketyre autoreve.Prandaj e theme me kompetence se , pavaresishte kesaj, qe munde te lexohet, nendega e NRW-se, cmone larte kontributin t tyre vec e vec dhe ndjehet e nderuar nga pjesemarrja e tyre e vazhdueshme ne manifestimet tona.Shpresoj qe gjuha e komunikimit t i pergjigjet frymes dhe filozofise se shenimit te ditelindjes se perdritshmit te kombit Dr. Ibrahim Rugoves, dhe se strukturimi dhe profilizimi i metejme i LDK-se, eshte nje proces i pandalshem, sikurse edhe bashkimi dhe unifikimi i i forcave te qendres se djathte rrethe trungut Rugovjan, qe do te ndodhe, pa dyshim.Prandaj, keckuptimet e castit ( si ky)- , nuk bejne ndere, ngase LDK-ja, ka nje strukture te organizuar partiake dhe organe te zgjedhura legjitime, ku munde te debatohet me kulture dhe me gjuhen e fakteve dhe argumenteve.E quaj nen sens nese ne keso situata sundohemi ( apriori) nga prirje negative. Krejte ne fund, sinqerishte Agimit i deshiroj sukses ndaj semundjes me te cilen po perballet, tash nje kohe te gjate, nderkaq, juve te tjereve, miqesishte ju pershendes!
Lili Bimi
Une ju uroj vetem shendet dhe sherim sa me te shpejte Agim Gashi.

SHakal SHakali Qe nga 14.01.1990 jam ne LDK-e , e kurre per ket fare Qazimi spaskna degjue. Kah qenka perbiru ky ne kryesi te LDK-s zoti e dite . Vetem mos te thot se ka qene ndoj far patrioti se jam lodh pej tyre.

Anton Gj Kolaj

Nje kontribut te vogel per trazime te medha:..."Trashegimia e Rugoves nuk eshte privilegj, eshte pergjegjsi... Trashegimia e Rugoves nuk ka te beje me inate,me provincializma, me tarafe me klane, me interesa te ngushta e meskine,...Trashegimia e Rugoves eshte pajtimi ne kundershti,... eshte respekti per njeri -tjetrin, sidomos per kontributin ne dobi te Kosoves". Citat nga libri i Enver Bytyqit " Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves".

Agim Gashi Të dashur miq të nderuar,

Pasiqë më duhet ta ndërroj spitalin me një klinikë speciale për sëmundjen time, po e shfrytzoj kohen për tua shkruar edhe disa fjalë për të cilat po më shtynë z. Qazim Bajgoraliu por edhe Muharrem Sfarqa e disa tjerë të cilët po mundohen të shfajsojnë veten e të më fajsojnë mua të shkretin që tërë një jetë su ndala asnjëherë pa kerkuar e synuar kurrë për ndonjë post apo edhe pozitë partiake e as kompenzim material. Po ua them hapur e po u hjeku nga koka se nuk i takoj asnjë grupi dhe nga askush i shtyrë ta shkruaj këtë leter siç pretendojnë Qazimi dhe Muharremi të ma mveshin Bile që të dytë e dinë fare mirë që unë i urrej ndarjet dhe grupet. Ndër të tjera Qazimi shkruan:

„Janë të shumtë ata të cilët kan shkruar libra dhe secili do të dëshironte të provomohej, në manifestime të tilla të organizuara për dr. Ibrahim Rugoven, e disa edhe të krahasohen me presdentin historik Ibrahim Rugova.“

Eh, i dashur Qazim, sa shumë të kam çmuar dhe konsideruar se je i paanshëm edhe pse shumë herë kam dëgjura se pengesa kryesore për marrjen time në manifestimet e LDK-së ke qenë pikrisht ti. Ti ke penguar ardhjen time edhe atje por edhe këtu ku i di ti fare mire shut siç I kam ditë edhe unë. Kohet e fundit ti ishe ai që me këmbëngulje ke penguar ardhjen time edhe në përvjetorin e rënjes së Salih Çekut por edhe të Ahmet Krasniqit. Ndersa unë Ty, je bindur edhe vetë, gjithmonë të kam rrespektuar duke të përshëndet i pari e duke tu drejtuar:-A je mire z. Kryetar!-Si po u ec puna z. Kryetar! A po ju ndëgjojnë z. Kryetar! Edhe pse e kam ditë që ti personalisht pa të bë asgjë ke ushqyer një antipati ndaj meje dhe aktivitetit tim.

Po ua them sinqerisht se asgjë nuk kam kursyer për askend dhe krejt pa asnjë kompenzim material. Dhe tani aludon se gjoja unë po dashkam të krahasohem me Dr. Rugoven dhe se unë qenkam secili që po shkruajsha libra. Dr. Rugoven dhe dashurinë ndaj vepres së tij madhore nuk ma ke mbjell as ti e as ata për rreth teje dhe ta dish se unë qysh më 1989 kam ndej gju më gju me Presidentin dhe asnjëherë nuk jam kokorit si dikush që me një foto rasti që ka qëlluar pranë tij mburret e mburret ndersa në anën tjeter asnjë thnegel nuk e ka mbytë për Kosove.

Unë jam ai dhe ndoshta i vetmi që nuk kam dashtë grupacione me çka e kam treguar veten time me libra, shkrime e albume të tëra. Në tërë veprimtarinë time kerkohet vetëm bashkimi, uniteti dhe pajtimi jo vetëm i spektrit të djathtë por të mbar kombit sepse kemi shansin të shkojmë para si popujt tjerë. Por dreqërit nuk bashkohen. Me këtë që po ua them ty dhe atyre që mendojnë si ti, mos mendoni se do mbaj ndonjë inati ndaj jush apo ndoshta do hakmerrem. Mos e dhashtë Zoti të bie në ato pozita. Përkundrazi do ju rrespektoj sikur më pare Ty dhe rrethin tend me shpresë se do të këndelleni për të shkepë dashuri në mes njerzëve tanë që kanë një qëllim. Lufta për një ardhmëri më të mire të brezave fitohet në liri duke punuar pa hile e duke e dashtë njëri-tjetrin. Vetëm bashkimi na bën të forte.

Edhe një si sqarim për të gjithë:Asnjëherë e bile mos e dhashtë Zoti që unë ta kem një fije gjelozi për miqët e mi Enver Btyçin dhe Engjëll Koliqin.Përkundrazi te dy personat që janë edhe miqët e mi ua kam propozuar unë se ju as erë skeni marrë për librat e tyre e sidomos të Enver Bytyçit. Unë kam folë edhe me Xhafer Lecin se ku mundemi me e takue, si mundemi me e sigurue që të vij. Në librin e Engjëll Koliqit jam pjesë ku kam shkrime dhe këngë kushtuar Dr. Rugoves gjë që Engjëlli i ka marr me marrveshje me mua. Atyre Ju Uroj shumë suksese edhe në të ardhëmen.

Tani këtu mundohet që të futet edhe urrejtja ndaj udhëheqjes së LDK-së në Kosovë, por e vërteta është se Ju derisa ishit kunder Isa Mustafes unë qita mbi dyqind shkrime, pesqind reklama për LDK-në e për Isa Mustafen, e përkraha plotsisht dhe pos tjerash vetë Isa Mustafa dha urdhërin që unë të jem pjesë e fushates elektorale për zgjedhjet e përgjithshme dhe se nga Gjermania udhëtova për ta kënduar këngë për Presidentin Ibrahim Rugova në sallen e madhe të Qendres së studentëve e cila ishte e mbushur përplot njerz e nja dhjetëherë më shumë ishin jashta salles. Por organizatori ishte kujdesur që atë këngë perms autoparlantëve të fuqishëm atë ditë ta dëgjonte jo vetëm Prishtina por edhe Kosova. Jo pa qëllim nga mjetet e informimit dhe televizionet (përpos dy) nuk e emituan këngën.

Ndersa miku im Muharrem Sfarqa që qindra herë hënger buken time e më duket se më njef mire shkruan: “Prandaj, keckuptimet e castit ( si ky)- , nuk bejne ndere, ngase LDK-ja, ka nje strukture te organizuar partiake dhe organe te zgjedhura legjitime, ku munde te debatohet me kulture dhe me gjuhen e fakteve dhe argumenteve.E quaj nen sens nese ne keso situata sundohemi ( apriori) nga prirje negative.” Ja pra se nuk po më bëjkan nder as të vërteten ta the! Po i dashur Muharrem, mu që LDK-ja nuk i ka strukturat mirë të organizuara edhe po ndodhin gjërat të cilat nuk do duhej të ndodhin. Ti po ja bën si në kohen e komunizmit kur thonin se “dhitë e Skraparit u përqiten 100%“. Edhe pse më njef mirë miku im i shtëpisë sime akoma se paske kuptuar se leximin përmes rreshtave e kam mësuar qëmoti.
Dhe në fund miku ynë Anton Kolaj mirë bëri që na e përkujtoj një insert të librit të Enver Bytyçit të cilin liber e kam publikuar edhe në faqen time të internetit, sepse kjo thënje duhet të jetë udhërrefyes për të gjithë por jo për dikend „nënë“ e për dikend „njerkë“!
Ju përshëndes të gjithëve dhe Ju uroj shëndet e shumë suksese në të gjitha lëmitë. Më së shumti përshëndes organizatorët e Manifestimit të dates 11 Dhjetor duke Ju uruar shumë suksese në këtë manifestim dhe manifestime tjera, mysafirëve mirëseardhje me shpresë se nuk do të më harroni. Harrimi i shpejt i mikut për një fjalë të vëretë dhe harresa e atyre që Ju duan është dobësi!
Me rrespekt Agim Gashi.
para 10 minutash · E pëlqej

 Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL! 274697_100002439304457_486149364_q
Kriste Markaj I nder.Agim,ne ldk,n tonë si fuqia politike ma e madhja ne vend,mbrenda perbrenda saj sidomos pas shkuarjes ne Amshim te dr.Rugovës,kane ardhur ne krye te saj disa njerez! sikur këpurdhat mas shiut,apo kane hyre disa partizan parashutist!.P...ershendetje dhe e kane uzurpuar te mjeren parti,sikur te jete prone e tyre që jau ka ne lane baballaret,por asnjeher kungilli nuk rri gjate mbi ujë,te jesh i bindur se me kohë do ta kuptojn edhe ata te verteten se kush jan dhe qfare kane bere per ldk,n dhe vendin,juve zotri Agim te deshiroj shume shendet dhe suksese me kanget-dhe shkrimet tua qe na afrojne ma afer vendlindjesPershendetje dhe Zoti te Ndihmoftë.


  •  Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL! 275246_100000582437455_2097760_qMentor Thaqi O Agim Gashi, ne të gjithë jemi shum të vegjël në krahasim me vepren tënde! O vlla i dashur, shikoje mundësinë e shërimit të plotë, na duhesh shum qebesa. Ev burri i Dheut, po ti qe mbi 10 vjet je në gjendje të rëndë materiale e shëndetsore..., LDK-ja jonë ishte në Koalicion pushtetor kur emëroi Ambasadorët, Konsullët dhe stafet konsullore, futen nëpër konsullata njerëz-jarana, ilake, kullonkusurin, por jo TY që do i bëje nderë Shtetit e Kombit, që do kryeje punën me nderë e përkushtim, Degha jonë e LDK-së këtu ishte por për veti e jo për ty, do ishin të nderuar të gjithë të kërkonin punësimin tënd, fatkeqsisht, asnjëri nga NE nuk e kërkoj këtë! Harroji të tjerat, të lutem! Shëndeti yt ka rëndësi për ne! Secili do vlerësohet sipas NDERIT PERSONAL! Nuk e pata ndërmend të komentoj më por më emocionoi komenti yt vëlla i dashur dhe nuk u durova! Po ta thëm hapur sërish: ATY KU NUK NDEROHESH TI, pa marrë parasyshë destinimin apo deklarimin e çfardo Tubimi, aty unë nuk shkoj sepse NUK KA SHQIPTAR QË E KA NDERUAR PRESIDENTIN RUGOVA SA TI, andaj nuk ia vlenë të shkohet pa TY! Fund!

     Agim Gashi-SQARIM PUBLIK RRETH NJË ZHGËNJIMI TOTAL! 273602_1761415821_8093624_qEnver Musa Shume te nderuar komentues dhe simpatizant te Ldk se, pasi qe i lexova me vemendje te gjitha komentet rreth ketyre mos marreveshjeve ,perplasjeve , qe tradicionalishte po na percjellin sepse vete po ua bejme argatin e dreqit te shtyre nga... interesi ku me dit se qfare ,vendosa qe edhe une te prononcohem ,por jo te pozicionohem dhe te fortifikohem kunder institucionit te kryetarit e ta etiketoj ,por as nuk dua te mbroje sepse ate e mbrone ativiteti dhe sakrifica e Tije , dhe e familjes se Tije , shume vjeqare ,por po me brengose pertej mase prononcimi i shume komentuesve , qe aspak nuk po i kontribojne proceseve dhe aspak nuk po jane konstruktive ,dhe bashke pjesmarres ne pergjegjesin e drejtimit te proceseve ,por jane ra viktime e intereseve , inateve personale e siq po shihet edhe politike e karrieriste .I vetmi prononcim qe ma ngjalli ndjenjen dhe me dha force te prononcohem ishe prononcimi i Rexhep Rexhepit ,kishte ba nje lutje prej shpiertit te vuajtur per te ngadhnjye arsyeja dhe vetem arsyeja ,qe edhe une i bashkangjitem lutjes se Rexhepit me ter qenjen dhe potencialin qe disponoj vetem e vetum qe te jemi te bashkuar dhe konstruktive e asesi sabotues dhe inatgji me prapavi te caktuar,sepse nese nuk kemi prapavi dhe deshirojme qe te kontribojme pozitivishte , e qe eshte interes i te gjithve , atehere duhet te jemi aty se bashku dhe ta komplementarizojme dhe ta mbeshtetim njeri tjetrin dhe te bashkuar jemi ma te sigurte ne penetrimin e ardhemerise . Agim Gashit i deshiroj sherim dhe besoj se dote jete metvertet Agim Gashi , kurse Miftar Dragidelles i baj apel , qe nese gjithmone ke luftuar kunder sabotimeve dhe ke fituar , tu kisha lut me sinqeritet , dhe per hire te se ardhmes edhe ashtu te lekundur te LDKse ,qe mos u konvertoni ne sabotues , sepse ne funde te fundit do te jemi te gjithe pergjegjes para te ardhmes nese nuk qendrojme dhe kontribojme pozitivishte.Shiko më shumë


  • Agim Gashi
    Agim Gashi
    Administrator
    Administrator

    Numri i postimeve : 45955
    Age : 70
    Location : Kosovë
    Registration date : 17/11/2008

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi