Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost

Shko poshtë

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  Empty Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2011 12:42 pm

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_100x144_images_stories_Autor_asllandibrani
Nga Asllan Dibrani -
Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_300x207_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-1
Pamje e sallës qe ishin prezent; zëvendës konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës më seli në Stuttgart z.Imer Lladrovci, Rektorin e shkollës Herr Schlosser, zonja Veigel, zoti Gani Gashi, me këshillin e prindërve zotin Enver Sejdiu, Nasuf Koskoviku, Qerim Rexhaj, bashkë me prindërit dhe nxënësit, dhe mësuesen Miradie Gashin

Pushimet verore mbaruan për mërgimtarët, punëtorët,nxënësit, mësimdhënësit qe ishin në atdhe për t`i takuar të dashurit e tyre dhe sikur kjo kohë pushimi ju iku akoma pa filluar mirë çmallja. Shqiptarët u kthyen përsëri atje ku tani edhe jetojnë në vendet e Evropës, një atmosferë e njëjtë ishte edhe për shqiptarët e Gjermanisë, ku këtë shtator filloj mësimi, puna dhe gjallëria. Këtë atmosferë po thuajse e patën edhe qytetarët shqiptarë të Shtutgardit, një qytet i bukur me një pamje piktoreske i shtrirë në fushëgropë, me një sipërfaqe të rrafshët, e rrethuar me vargmalet e bukura. Vjeshta e këtyre ditëve është një pamje e veçantë një bukuri me nuancat e ngrohta të ngjyrave te kuqërremta qe këto pejsazhe me ngjyrat gërshetuese te bukura janë dhe ishin gjithmonë inspirim për piktorët dhe krijuesit!
Një tubim madhështor i natyrës edukative-arsimore te mësimit plotësues në gjuhën shqipe u mbajt po në këë qytete një vatër e kulturës dhe arsimit për shqiptarët. Pra t‘gjithë se bashku prindër, mësues nxënës dhe mysafir sinjalizonin një gëzim dhe harmoni. Tubimi filloj ne ora 17:00 ku ishte kënaqësi të shohësh mërgimtarin tonë aq te organizuar, aq të kulturuar më zemër e shpirt, rreth shkollës shqipe nëpër një raste i tilla vërtetë ndoshta do të jetë edhe shembull për te tjerët. Tubimin e hapi një nxënëse e zellshme, aktive dhe mjaft simpatike, Qendresa Sejdiu, e cila u shpreh me sa vijon:


Të nderuar Prindër të nderuar nxënës dhe te tjerë!

Në Emrin e Këshillit të Prindërve dhe të organizatorëve të shkollës shqipe kam nderin dhe kënaqësinë ne kete mbrëmje ta shpalos para jush disponimin dhe harenë time për fatin e madh që më takoi mua, që unë të jem, moderatorja e parë për ta përshëndetur mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.

Përshëndes më respekt zëvendës konsullin e Konsullatës së Republikës së Kosovës më seli në Stuttgart z.Imer Lladrovci, Rektorin e shkollës Herr Schlosser, zonjen Veigel përkrahësen e shkollave shqipe, këshillin e prindërve zotin Nasuf Koskoviku, zotin Qerim Rexhaj, zotin Enver Sejdiu, përshëndes veprimtarin dhe organizatorin e shumë shkollave shqipe zotin Gani Gashi. Ju përshëndes të gjithëve prindër, nxënës, mysafirë të gjithë ata që kanë ardhur në mbledhjen e prindërve të shkollës shqipe në Stuttgart-Ost.

Në lejoni në veçanti të përshëndes pedagogen zonjën Miradije Gashi, tani mësuesja më e dashur për ne, e për këtë pjese të qytetit tonë të Stuttgartit.

Gjithnjë ishte përshëndetja edhe ne gjuhen gjermane duke ju bëre nder edhe mysafireve dhe miqve gjerman qe ishin solidarizuar me shkollimin e nxënësve shqiptare ne gjuhën amtare.

Ne skenë moderatorja ftoj, zonjën Miradije Gashin, organizatore e këtij takimi një pedagoge, një veprimtare por edhe një poete qe vargjet e saj janë futur ne shpirtin e artdashësve dhe lexuesve të ndryshëm, figura e saj ka lëne shume gjurmë të mëdha të veprimtarisë duke e ndjekur këmba këmbës bashkëshorti Gani Gashi qe të dy njerëz të punës dhe modestisë, kanë krijuar një respekt nga bashkatdhetarët tanë. Qe në fillim zonja Gashi shkurtimisht përshëndeti të pranishmit së pari ne gjuhën gjermane e pastaj edhe në gjuhën shqipe e cila fillimisht ftoj mbi 130 pjesëmarrës të ngritën në këmbë për të kënduar Himnin dhe për ta nderuar flamurin tonë te shtrenjtë të paraqitur edhe përmes video-projektorit ku të gjithë të pranishmit u entuziazmuan, e qe ne sytë e tyre u vërejt një gëzim dhe unitet mbresëlënës.

Ky është synimi ynë!!! Shtoi pedagogia "Një Komb një Shtet"


HIMNI I FLAMURIT
Rreth flamurit të përbashkuar

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_250x214_images_stories_Artikuj2_Bashkimi%20Kombit

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë atje duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,

që është i lindur tradhëtor,
kush është burr nuk frikësohet,
por vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t’i mbajmë,

të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne s’i ndajmë,
këtu armiqtë s’kanë vend.


Pas këndimit te himnit kombëtare zonja Gashi filloj ti përshëndes te pranishmit me sa vijon duke u shprehur:

Të nderuar pjesëmarrës, i nderuar zëvendës konsull i Konsullatës së Republikës së Kosovës me seli në Stuttgart zoti Imer Lladrovci, i nderuar z. Drejtor Herr Schlosser, e nderuar zonja Veigel përkrahëse e shkollës shqipe, i nderuar z.Can Tahiri veprimtar i diasporës shqiptare, i nderuar organizatori i shkollave shqipe z.Gani Gashi, i nderuar Këshilli i Prindërve z.Enver Sejdiu, z.Nasuf Koskoviku, z.Qerim Rexhaj të nderuar prindër, të dashur

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_300x231_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-7
Nxënësit duke vallëzuar në takim

nxënës, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë festë kaç madhështore. Për mua sot është një ditë e veçantë e për të gjithë ne, do të jetë sot ditë e shënuar në historikun e shkollës shqipe për këtë qytetet. Pra ky vit shkollor po e shënon datën 24.10.2011 në Stuttgart-Ost datë, që do ta kenë ne kujtesë për herë mërgimtarët nxënësit e veprimtarët, Kjo është pra dita të cilën gjatë e kemi pritur që përveç gjuhëve të nacionaliteteve tjera po radhitët edhe gjuha jonë e dashur dhe e bekuar gjuha shqipe ne zhvillimin dhe kultivimin e saj nga bashkatdhetarët e vet.
Të nderuar, unë isha dhe jam shumë e bindur se kur buçet zëri, kushtrim i Atdheut, ne ishim dhe do të jemi aty gjithnjë pran popullit i madh e i vogël, ja pra si sot! Dëshmia ma e mire është pjesëmarrja e juaj Në këtë Eveniment, unë po i a lë vendin veprës konkrete në të ardhmen, mësimit të gjuhës amtare më nxënësit tonë të dashur dhe nuk po stërzgjatëm por më lejoni të ju përgëzojë ju lumtë, se kur duam ne, të gjithë së bashku, bëjmë edhe të pamundurën të mundshme! E ndjej dhe e shohë gëzimin në fytyrat e juaja disponimin e vërtetë bile jo vetëm kaç, po i vërej ushqimet tona tradicionale që sollët sot në këtë sallë deri të torta më shqiponjë nga zonja Jehona Gashi. Unë ndjehem krenare që jam shqiptare e ndjenja ime zgjerohet akoma më tepër kur shohë përkrahjen e juaj të pahezituar. Nxënësit tonë janë kategoria primare e përkujdesjes sonë, këtë mendim e ndajnë të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. Fëmijët tanë nuk janë fajtorë që janë dhe kanë lindur në mërgim. Fajtorë është dikush tjetër....

Pastaj theksoj se nxënësit shqiptarë duhet të dinë për rrënjët e të parëve tyre, duhet të mësojnë dhe të shkruajnë gjuhën e prindërve të tyre. Duhet njohur dhe mësuar për figurat kombëtare siç i pamë në projektor, flamurin "Një Komb një Shtet", falënderim të gjithëve për respektin dhe ngritjen në këmbë për këndimin së bashku të Himnit kombëtar, për Skënderbeun, Nënë Terezën, Adem Jasharin e tjera materiale të rëndësishme të planprogramit mësimor, shumë foto të nxënësve duke mësuar, ushtruar për të vallëzim etj.




Figurat tona kombëtare, një historik i shkurtër për to ku populli shqiptar i çmon duke i përkujtuar;

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_200x246_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-2Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_200x255_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-3Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_200x185_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-4

1. Skënderbeu lindi më 6 Maj 1405 në Mat - Vdiq më 17 janar 1468 i mbuluar më lavdi dhe u vorros në Lexhë.

2. Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 Gusht 1910 në Shkup. Shumë nacionalitete dhe njerëz të vendeve të ndryshme nuk e kanë idenë së Nëna Tereza është shqiptare. Ajo që në moshë fare të re la vendlindjen dhe mori rrugën jashtë atdheut vetëm për t’i ndihmuar fëmijët dhe të varfëri. Nënë Tereza u vendos në Kalkutë të Indies, qytet ky në të cilin Nënëmadhja u bë e njohur për mes mësimdhënës dhe aktiviteteve të saja. Rezultatet te cilat shkuan aq lartë sa që shumë rrugë të qyteteve të botës u pagëzuan më emrin “Nënë Tereza“ kështu, sukses pas suksesi ajo arriti edhe Çmimin Nobel, çmimi i tillë i Nënë Terezës është krenaria jonë. Nëna Teresë-Gonxhe Bojaxhiu vdes në Kalkutë në Shtator të vitit 1997.

3. Adem Jashari lindi në ditën e Flamurit 28 Nëntor 1955 në Prekaz, në luftë kundër ushtrisë Jugusllave ra heroikisht më 56 natarët e familjes së tij. Ai mori titullin hero i Kosovës „Komandant Legjendar“ i UÇK.


Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_300x241_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-5
Pamje e një gërshetim figurash hartash dhe mbishkrime qe zonja Gashi e ka përgatitur për rastin e takimit ne Stuttgart - Ost, Ostheimschule, pra kjo pedagoge i bashkoi prindërit, nxënësit dhe mësuesit shqiptarë!

Kjo pedagoge me një entuziazëm te madh me një përkushtim te rralle nxite atdhedashurinë te nxënësit me stilin edhe etiken e edukatores se si te duhet flamuri, kombi, gjuha, figurat e kombit duke i publikuar me radhë ne videoprojektorin nga e cila ishte vazhdimisht e shoqëruar me duartrokitje frenetike duke e shpalosur plan programin për vitin 2011- 2012 për nxënësit me mësim plotësues ne gjuhën shqipe.

Të nderuar prindër, të dashur nxënës mësimin në këtë shkollë e kemi filluar qyshë më datë 14.09.2011 e sot jemi takuar për të ngritur gotën e urimit. Atëherë se bashku të gjithë gëzuar.

Pastaj moderatorja në shenjë nderimi ftoj rektorin e shkollës z.Schlosser ta merr fjalën;

Drejtori Schlosser i përshëndeti të pranishmit, e mbajti një ligjëratë shumë të pëlqyer dhe u fokusua të roli dhe rëndësia e gjuhëve në përgjithësi e sidomos të gjuha amtare e cila do trajtim shumë serioz. Përveç tjerave ai kërkoi që zonja Gashi duhet mbështetur dhe financiarisht nëse jo nga shteti atëherë nga prindërit. Ai në mënyrë të veçantë përshëndeti dhe përkrahu mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin. Pas fjalimit, tepër miqësor, në shenje mirënjohje ndau një dhuratë simbolike për shkollën shqipe duke ia dhuruar z.Miradije Gashit me te cilën edhe përfundoj diskutimin.

Vlen ta cekim se zonja Miradie Gashi punoj nga viti 2004-2006 ne mësimin plotësues por nuk pati kurrfarë pagese nga ku te gjitha shpenzimet i mbuloj vet edhe të udhëtimit edhe te gjitha tjerat duke i sakrifikuar edhe fëmijët e vet për interesin e fëmijëve tjerë, ku me një rast beri një kërkesë te ca prindër qe ta ndihmojnë së paku për nevojat e nxënësve te tyre me ju fotokopjuar

Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_300x195_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-6
Pedagogia, poetja dhe mësuesja Miradije Gashi me grupin e valltareve dhe nxënëse

disa mësime në mungesën e librave, por ne shenjë revolte pati edhe ndalim nga shkolla nxënësit e vet. E shtrënguar nga kushtet e vështira ndërpreu përkohësisht shkollimin prandaj prindërit shqiptar është mirë qe te jenë sa ma te ndërgjegjësohem qe ta kuptojnë dhe ta ndihmojnë këtë mësuese dhe te tjerët, se mbi te gjitha është interesi i fëmijëve te tyre, Sot kjo mësuese i numëron mbi 126 nxënës qe është rast i rrallë, por akoma punon pa kurrfarë pagese!
Fjalën e mori Imer Lladrovci, z,konsulli i Konsullatës se Kosovës i cili përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohje prindërve të kësaj shkolle, foli rreth shtetit, popullit mik gjerman i cili sot e në ditët më të vështira qe përkrahës i popullit tonë shqiptarë dhe po dëshmon gjithnjë e më shumë edhe në dhënien e klasave në sherbim te nxënësve shqiptarë....Lladrovci e përuroi mësuesen Miradije për këtë punë e cila s’mbahet mënd të këtë pasur organizime të tilla theksoi zoti Imer Lladrovci nder të tjera. Pastaj foli edhe për marrdhënjet bilaterale të popullit shqiptaro- gjerman qe kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rendësi qe te përforcojmë kulturën dhe vlerat tona kombëtare.

Fjalën e mori një anëtar i këshillit të prindërve Enver Sejdiu i cili përshëndeti mësuesen për kontributin e çmueshëm të sajë u zotua se do ta këtë përkrahjen e tyre.

Moderatorja Qendresa Sejdiu ftoi nxënësit të prezantojnë më radhë poezitë e tyre. Recitimin e parë filluan, Gresa Gashi dhe jeton Koskoviku, më vjershën Gjuha janë, Unsere Sprache, vargjet e Naimit u dëgjuan edhe ne gjuhën gjermane që lanë mbresa për dashurinë qe shprehen këta nxënës për gjuhën shqipe!


Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
sa e lehtë, sa e lirë,
sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo është mëmë e mirësisë,

që bie qytetërinë,
gazin e vëllazërisë,
njerëzinë e miqësinë! (N. F.)


Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart-Ost  6865_0_0_300x231_images_stories_Art-Kultur_Reportazh-shkolla-shqipe-24-10-2011-shtutgart-8
Në vijim vallën pajtusha, prezantoi grupi i nxënëseve: Dafina Papaj, Dorentina Papaj, Diellza Papaj, Fortesa Papaj, Etnike Kocinaj, Erblina Kocinaj, Mirjeta Rexhaj, Donarta Rexhaj, dhe Leonora Hajdinaj

Mandej u recitua vjersha: Kënga e kthimit, nga grupi: Elmedina Hoxha, Shkrepa Gashi, Driton Koskoviku, Mirjeta Rexhaj, Arlinda Sheji, Më një recitim të veçanet. Në radhë ishin edhe nxënëset e shkollës shqipe, Shkrepa Gashi Flamur e Shqipe, mandej Elmedina Hoxha recitoi vjershën Kosovë-Kosovë

Moderatorja Qendresa Sejdiu, ftoi mysafiret dhe publikun për tu shërbyer sipas dëshirës më ushqimet tona tradicionale, kënaqësia e asaj mbrëmje vazhdoj edhe ma tutje. Këtij organizimi i ndihmuan të gjitha nënat e nxënësve shqiptarë, por me theks të veçantë edhe zoti Gani Gashi veprimtar i pa lodhur në shërbim të kombit tonë.

Pa dyshim se takimet e tilla përforcojnë qytetarin shqiptar të diasporës në integrimin e gjithmbarshëm në kulturën tonë, por edhe në kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët. Kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rëndësi qe teë përforcojmë kulturën dhe vlerat tona.

Mandej ta citojmë një thënie të zoti Ismail Kadare ku thekson se po ta njohësh kulturën tënde din ta transmetosh, atë qe e ke, edhe tek qytetari i atij vendi, ku jeton, e cila ndihmon shumë në ngritjen dhe kultivimin e kulturës sonë tek popujt e Evropës. Me një fjalë tubimet e tilla janë të mira të çmueshme dhe me vlera qe ta rrisim reputacionin tone sipas fjalë te lartshënuara "Një Komb një Gjuhë" të bashkuar.


Foto-reportazh Shtutgard 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi