Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar

Shko poshtë

Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar Empty Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 01, 2011 5:11 pm

Kolec Traboini:Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar.

Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar.
U lind dhe ndërroi jetë në New York


Këto ditë fundtetori kineastët kanë humbur një prej kolegeve më të vjetra në profesion, regjisoren e parë të montazhit të filmit shqiptar, Vitori Çeli. Mbase sot shumëkush në moshë të re nuk e ka dëgjuar emrin e saj sepse ajo prej dy dekadash jetonte në Amerikë. Ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare New York, në qytetin ku kishte lindur në një familje emigrantësh shqiptarë më 24 maj të vitit 1928. Prindërit e saj janë kthyer në Shqipëri kur ishte në moshë të vogël dhe studimet e shkollës së mesme i kreu në Liceun e Tiranës.
Nevoja për kuadro të profilizuar në kinematografi, arti i shtatë që sapo kishte nisur të zhvillohej në Shqipëri me krijimin e Kinostudios në vitin 1952, bëri që ajo të dërgohej në Moskë për t`u specializuar në montimin e filmave. Me t`u kthyer nisi punën në montimin e filmave kronikalë, i vetmi zhanër që zhvillohej në atë kohë. Kështu me punën e saj, u bë regjisorja e parë e montazhit të filmave shqiptarë. Në vazhdimësi ajo bëhet edhe regjisorja e montazhit të filmave të parë artistikë shqiptarë, “Fëmijët e saj” 1957 me regjisor Hysen Hakani dhe “Tana” 1958 me regjisor Kristaq Dhamo. Gjithashtu bashkautore në montimin e filmit shqiptaro-sovjetik “Furtuna”1959, si dhe regjisore montazhi në filmat “Debatik”1961, “Toka jonë”1964, “Vitet e para”1965, “Përse bie kjo daulle” 1969. Realizoi edhe film artistik si regjisore, por ajo që e bëri emrin e saj akoma më të njohur ishin 35 filmat dokumentarë dhe kronikalë që realizoi si regjisore e filmit dokumentar ndër të cilët “Asdreni” me të cilin fitoi kupën e festivalit të parë të filmit shqiptar në 1976, “Vëllezërit Topulli”, “Bekim Fehmiu në Shqipëri”, “Pr. Dr. Aleksandër Xhuvani”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, “Prite, prite Skënderbenë” e tjerë.
Vitori Çeli ka qënë një shkollë e vërtetë e kineastëve të rinj shqiptarë, veçmas në vitet `70-`80, kur prodhimi kinematografik u shtua deri në 10-14 filma artistikë dhe rreth 50 filma dokumentarë në vit.
Ajo ishte nga ata njerëz që ia kushtojnë jetën e vet artit. Filmi ishte çdo gjë në jetën e saj. Nuk krijoi familje. Fëmijët e saj ishin dhe mbetën filmat që krijoi të cilët nga ana profesionale(nëse mund t`i përjashtojmë imponimet ideologjike që sillte koha e regjimi) ishin të një niveli shumë të lartë. Ajo e vlerësonte montazhin art dhe bënte që ekrani të ndjehej sa më afër lëvizjeve dhe atmosferës së realitetit. Kjo u theksua edhe në mars të këtij viti, kur kineastët u mblodhën e folën për krijimtarinë e saj në Arkivin e Filmit Shqiptar, i cili bën një punë shumë të mirë në ruajtjen dhe afirmimin e traditave në artin e ekranit të madh në të cilin Vitori Çeli ka lënë punën, pasionin dhe emrin e saj të merituar. E të vjen keq se ndërsa bëhen dekorime e vlerësime, emri i ndokujt me ose pa dashje harrohet, çfarë nuk duhet të ndodhë sepse pa ato kuadro të xhiruara të arkivës së filmit, ku tjetër mund ta shohin brezat që vijnë të shkuarën, që për mirë apo për keq ajo ishte një pjesë e jetës së popullit shqiptar.


Kolec Traboini
kineast



Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar Traboini%252C%2BCeli%252CTheodhosi%2B1976
Regjisorja Vitori Çeli me skenaristin Kolec Traboini dhe operatorin Niko Theodhosi, fitues të kupës së Festivalit të Parë të Filmit Shqiptar 1976.



Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar Film%2Bsimbol%2Bblack
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi