Ndre Mjeda, Hartuesi i rregullores së Parlamentit të parë shqiptar
Faqja 1 e 1

Nga Mentor QUKU
Dokumenti është një fletë e madhe format, shkruar me bojë e me pendë nga Ndre Mjeda, i cili ruhet në AQSH. Nuk ka datë, por në bazë të dhënave indirekte duhet të jetë hartuar nga Mjeda në vitin 1923. Dorëshkrimi autograf i Ndre Mjedës është pjesë e "Rregullores së brendshme të Parlamentit" (Kreu i dytë) që u miratua nga Parlamenti shqiptar dhe më vonë u botua si broshurë më vete në shtypshkronjën Nikaj në Tiranë, në 1923. Në këtë broshurë punimi i Mjedës përfshihet në faqet 3-4. Dorëshkrimi përmban 12 dispozita, emërtue, duke zanë fill me nenin 40 e duke shkuar deri në nenin 51. Ndërsa në broshurën "Rregullore e Parlamentit", punimi i Mjedës përfshihet në artikujt 4 deri në 15, të cilat përcaktojnë ligjin për formimin e komisionit për shqyrtimin e zgjedhjeve të deputetëve si dhe funksionimin e tij.
Problemi i hartimit të një rregulloreje që do të mbarështronte punimet e parlamentit shqiptar kishte lindur që në ditët e para të ekzistencës së tij. Më 29 prill 1921 Fan Noli bisedon me Justin Godartin në Tiranë lidhur me rregulloren e parlamentit shqiptar. Megjithate puna për hartimin e aprovimin e tij u zvarrit për rreth dy vjet.
Si lindi ideja që Ndre Mjedës t'i ngarkohej detyra e hartimit të kreut të dytë të rregullores së brendshme të parlamentit? Kreu i dytë përbënte pjesën më të debatueshme, që solli më shumë vonesa gjatë diskutimit të rregullores së brendshme të parlamentit. Më 13 mars 1923, duke marrë pjesë në mbledhjen e shtatë të sesionit, Ndre Mjeda debaton rreth procedurës së votimit të fshehtë në mbledhjet e ardhshme të parlamentit. Duke manifestuar bindjet e tij demokratike, ai ngul këmbë që të miratohej një nen i tillë, për t'i dhënë shanse opozitës që të bëheshin votime të fshehta. Ai ishte i mendimit që votimet e fshehta të bëhen, edhe po ta kërkojnë një gjë të tillë 20 vetë. Mjeda shprehet: "Ky artikull asht marrë fjalë për fjalë nga rregullorja e parlamentit italjan. Si po e shihni, nga pikëpamja e logjikës dhe e arsyes kemi shembulla në shtetet e mëdhenj". Mjedën e përkrah Hilë Mosi i cili thotë: "Kolegu ynë Dom Ndre Mjeda na tregoi rregulloren e parlamentit të Italisë, artikulli 97, kap. 16. Unë e kam këtu dhe kjo thotë se po të duan 20 veta, votimet bahen të fshehta, ndonëse atje gjinden 506 deputetë". Në botimet e bame fitoi propozimi i qeveritarëve që votimet e fshehta të bëhen kur të kërkojë shumica. Mesa duket kemi të bëjmë me një zakon të vjetër këtu në Shqipëri. Më poshtë, kur diskutohen artikujt e tjerë të rregullores së brendshme të parlamentit, Mjeda e merr pësëri fjalën duke thënë: "Me këtë kaptinë a krye duket se mbaron veprimi i deputetit. Tue kenë se mbas kësaj në këtë rregullore vjen një kaptinë veçantë, këtu do shtue mënyra se si do të bajnë benë deputati si dhe shqyrtimi zgjedhjes së tij". Zana: "pranohet". Kryetari: "Atëherë pra Zotni Dom Ndre Mjeda ka me na paraqitë një shkresë në të cilën ka me tregue mendimin e tij se si do ta bajnë benë deputati e si do të shqyrtohen zgjedhjet".
Këto të dhëna që dalin nga organi periodik i parlamentit, Bisedimet e Kuvendit Kombëtar, sqarojnë se si ndodhi që Ndre Mjeda u angazhua në kodifikimin e kreut të dytë të rregullores së parlamentit. Puna filloi me hartimin e projekt-ligjës në doërshkrim, e cila përfundoi me dorëshkrimin autograf të Ndre Mjedës që ruhet në AQSH, fondi 146, viti 1923, dosja 1, fleta 27. Dorëshkrimi i Mjedës, në të vërtetë është projekti i kreut të dytë të rregullores së parlamentit. Ky dokument e prezanton Ndre Mjedën si një demokrat me kulturë juridike të shquar, gjë për të cilën nuk duhet të çuditemi. Ai kishte shetitë shumë qendra kulturale kryesore të Evropës. Gjithashtu kishte mbledhur, studiuar dhe kodifikuar Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke botuar në Revistën antropologjike të Berlinit që në vitin 1901. Pra jo rastësisht Mjeda ngarkohej, herë pas here, me detyrën e ligjëgatitësit. Kjo ishte dashuria e vjetër e tij.
Ishte koha kur deputetët dilnin nga zgjedhësit e dytë e jo drejtpërdrejtë, gjë që linte shteg për shpërdorime e shkelje të rënda, sidomos të nxitura nga rrethet qeveritare, shkelje që synonin të pengonin zgjedhjen, për në parlamentin e parë shqiptar, e elementëve demokratë dhe përparimtarë. Për të penguar sa më shumë shkeljet e kësaj natyre, Mjeda parashikon që në katër dispozitat e para krijimin e një komisjoni për shqyrtimin e procesit të zgjedhjeve. Deputetët që do të zgjidheshin në komisjonin e shqyrtimit të mandateve të deputetëve do të betoheshin në emër të Zotit dhe të nderit personal. Në gjashtë dispozitat e tjera Ndre Mjeda përcakton procedurën që duhet ndjekur për të rrëzuar një deputet të zgjedhur jashtë ligjit, se si duhet vepruar për përsëritjen e zgjedhjeve, si bëhen mbledhjet e komisjonit të shqyrtimit të mandateve të deputetëve.
Punimi i Mjedës u shtrua për diskutim në parlament për herë të parë më 19 mars 1923, në mbledhjen e dhjetë. Në këtë mbledhje deputeti Bahri Omari do të thotë: "Të fillojmë nga Artikujt q'i dhamë zotni Mjedës për t'i formuluar se s'i kemi pranuar asnjëherë".
Më 20 mars 1923 kryetari i Parlamentit Esheref Frashëri dhe ministri i Luftës Ismail Haki Tatazati, së bashku me Godartin, bisedojnë për rregulloren e parlamentit, duke i kërkuar një kopje të rregullores së parlamentit francez. Diskutimi i projekt-rregullores së Mjedës, Kreu i dytë, rifilloi më 29 mars 1923, në mbledhjen e 16-të, ku me sa duket, deputetët kishin ardhur të përgatitur. Kryetari i Parlamentit Esheref Frashëri njofton nga posti i tij: "Bisedim mbi rregulloren e mbrendshme (Kreu II) për të parën herë". Ky diskutim fillon mbasi kanë përfunduar debatet për 99 nenet e projekt regullores, pra të gjithë kapitujt, nga i pari deri tek i shtatëmbëdhjeti, dhe ishte lënë për në fund, më problematiku, kapitulli (kreu) i dytë. Në këtë mbledhje këndohen nenet 40, 41, dhe 42 të kreut të dytë të rregullores së parlamentit, të hartuara nga Ndre Mjeda, i cili e mbrojti projektin e tij, duke marrë fjalën disa herë. Duke folur për komisionin që shqyrton zgjedhjen e deputetëve, ai tha: "Shtetet tjera kanë pa se gjithkush i priton kësaj detyrë dhe mund t'i iki, prandaj e kanë vue q'i mund t'api dorhekjen, etj. Asht e dijtun se kur ka ndonji arsye, si smundje etj. lirohet prej kësaj detyre, per ndryshe asht i detyruem t'a marrin ketë barrë". Kur kryetari i parlamentit mendon se hetimet mund të përfundojnë me tre veta, Mjeda sqaron: "Jo, se ma poshtë thuhet, qi në qoftë se mbrenda kësaj kohe nuk mbrrijnë me ba numrin ligjuer, Parlamenti zgjedh nji komision tjetër".
Debati mbi kreun e dytë të rregullores së parlamentit të hartuar nga Mjeda vazhdon në mbledhjen e 17-të, më 31 mars 1923, me artikullin 49. Kurse përfundon me mbledhjen e 19-të, ku lexohen nenet 50, 51 dhe 52. Neni 53 sqaron se kjo rregullore hyn në fuqi ditën e shpalljes ndër deputetën.
Po japim më poshtë pasqyrën e dokumenteve që ruhen në dosjen 1, të fondit 146 në AQSH, lidhur me punimin e Mjedës.
Fleta 1-5. Gjëndet drafti i regullores së Parlamentit. Mungon Kreu i Dytë.
Fleta 6-26. Draft i regullores së Parlamentit, ku perfshihen kryet 1-16. Por mungon kreu i dyte.
Fleta 27. (Rekto, verso) gjëndet autograf me bojë i Ndre Mjedës, dorëshkrim i kreut të dytë të regullores së parlamentit. Ka në fund një shtesë me laps. Në faqen rekto ka shënimin me laps: "të shtypet".
Ka edhe shtesa me laps nga Mjeda
"Nen 51. Deputati i zgjedhun ban ben e dytë. Neni 52: Për shqyrtimin e letërpërfaqësuesve të deputetve qi zgjidhen në Komisi shqyrtuese të shqyrtueme kredencjalet. (Formohet nji komisi tjeter)"
Fleta 28. (Rekto) Kreu II, i shtypur në tipografi. Ka shënimin me dorë:
"Kejo rregullore hyn në fuqi posa të bëhet shpallet nder deputet. Pranue"
Fleta 29. janë nenet 91 dhe 94, me dorë, por jo nga Mjeda.
Fleta 30. Fletë e shtypur në tipografi idem si fleta 28, Kreu II, ka shënime me laps të tjera nga ato që ka fleta 28.
Fleta 32. Vazhdon drafti i rregullores, mbyllet me kreun XVII, me nenin 112. Ka shënimet me laps. Përveç tyre ka edhe shënimin "Shqyrtimi i zgjedhjeve do të bahet mbasandej, do të redaktohet nga Z. Mjeda."
Fleta 35-52. Gjëndet rregullorja e parlamentit, drafi përfundimtar, i redaktuar nga Mjeda, i daktilogrfauar. Ka 18 kapituj gjithsej. Në fletët 35-36 përfshihen kreu i parë dhe Kreu i dytë, vetëm në rekto.
Fleta 53-67. Gjëndet rregullorja e parlamentit e shtypur në shtypshkronjën Nikaj, Tiranë, viti 1923. Fleta 54, rekto, verso ka kreun e parë dhe kreun e dytë të regullores.
Duke parë këto fakte, si dhe dorëshkrimin autograf të Ndre Mjedës mund të themi se Ndre Mjeda është hartuesi, të paktën, i kreut të dytë të rregullores së parlamentit të parë shqiptar në mars të vitit 1923. Kërkesa për diskutimin e artikujve të formuluar nga Mjeda, u pranua dhe mbas kësaj filloi leximi i tyre. Për të kuptuar se sa i debatuar ishte kreu i dytë i rregullores, kujtojmë se u vendos nga parlamenti që leximi të ndërpritej dhe i gjithë drafti i hartuar nga Mjeda të shtypej në tipografi në formë fletushke fluturake. Kjo që t'i jepej mundësia të gjithë deputetëve të parlamentit që të kishin kohë për ta lexuar, dhe që pastaj, për t'u shprehur rreth saj. Duke kërkuar në AQSH gjetëm dy kopje të kësaj fletushke fluturake shtypur në formë bocash tipografike të dorëshkrimit të Mjedës. Kjo fletë u është shpërndarë deputetëve para se të bëhej diskutimi në parlament. Ndonjë shënim me dorë që mund të ketë në këto fletë tipografike len të kuptohet se kemi të bëjmë pikërisht me vërejtje paraprake mbi punimin e shtypur të Mjedës. Dorëshkrimi autograf i Dom Ndre Mjedës është një fletë dyshe e bardhë e tipit format, shkruar me bojë të zezë me penë me kaligrafinë karakteristike të poetit.

Gazeta Shqiptare, 03/05/2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NDRE MJEDA
» Fjalimi përshëndetës në Qëndren Muzeore “Dom.Ndre Mjeda” Nga:Tomë Mrijaj
» Vdiq Vitori Çeli - regjisorja e parë e montazhit të filmit shqiptar
» Botohet per here te pare leterkembimi, Mjeda-Pedersen
» PËR 2 FËMIJËT (ANARSHISTË ) TË NËNKRYETARIT ( SOCIALIST) TË PARË TË PARLAMENTIT GREK , KA ...AZIL POLITIK

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi