Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!! Empty Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 07, 2011 1:21 am

Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!! 383353_297844530244959_100000582437455_1072745_100130150_nMentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!! 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!!

( Gëzuar Festa e Bajramit, besimtar dhe Kombi im mbarë!)

Të dashurit e mi,
vëllëzër e motra,
shtëpi për shtëpi,
n´gzim le t´shtrohet sofra!

Sot bashk do festojmë,
të dashur besimtar,
n´gëzime të urojmë
secilin Shqiptar!

Po! Sot kemi Bajram,
shpejt na vijnë Krishtlindjet,
Shqiptartë bashk i kanë,
festat dhe kremtimet!

Është një Ditë e Shenjtë,
një ditë e flijimit,
një nderim të denjtë
të Profet Ibrahimit!

Një gjë mirë e dijmë
o Kombi im i Lashtë,
t´lashtë kem trashëgiminë,
jemë n´tri Besimet bashk!

Po po, jemi shembull Bote,
për bashkjetesë ndërfetare,
epo, është Edukata jote,
o Nënëloke Shqiptare!

Urime dhe Gëzuar,
i Mbarë Kombi im,
është një Ditë e Bekuar,
një Ditë plot Shëntërim!

Gëzuar mot pas moti,
ju pastë bekuar Zoti!


Mentor Thaqi VS., 05.11.2011

Mentor Thaqi:ME FAT BAJRAMI!!! 174524_100000361960920_6486069_n

Skënder Zogaj:GJITHMONË PAC GËZIME
(Letër Mikut tim Mentor Thaci)


Urimet më të zjarrta
Nga zemra jote e artë,
I mora Mentor vëllai,
O, poeti mendjelartë!

Vargjet sikur mjalti
Të rrjedhin nga goja,
Të pastra, të kthjellta
Pa i prekun droja.

Të vërtetës o trim
Po i shërben me shpirt
Terrin e urrejtes -
Po e kthen në dritë.

Të lumtë o tribun -
Fjalët të kanë hije,
Kur i lëshon kushtrim
Për dritë diturie.

Pa gardhiqe të zeza
Trojet tona i don,
Dashurinë vëllaznore
Sa mirë e mbëlton.

Gjithë mirësia e botës
Vëllacko qoftë më ty,
Hidhësi e ligështira
Kurr mos pafsh me su!

Ardhmëria e lumtur
E shqiptarëve qoftë.
Muslim e të krishterë
Zoti i bekoftë!

Skënder Zogaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi