Cikël poetik nga Daut Maliqi
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Daut Maliqi
Cikël poetik nga Daut Maliqi
U lind më 25.11.1939 në Busavatë të Dardanës.(ish Kamenicës} Shkollën fillore e kreu në vendlindje, progjimnazin në Gjilan, ndërsa shkollën normale në Prishtinë. Nga shtatori i vitit 1960, deri në janar të vitit 1975 punoi mësues e arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore: në Koretin, në Strezoc dhe në Dardanë. Prej vitit 1975, e deri në mbylljen e saj, punoi gazetar profesionist në të përditshmen “Rilindja”. Një kohë punoi kryeredaktor i radios lokale “Radio Premiera” në Dardanë. Është marrë kryesisht me gazetari e publicistikë, me çka është bërë i njohur për tërë trevën tonë.
Daut Maliqi filloi të merret me shkrime qysh si nxënës i progjimnazit shqip të Gjilanit. Vjershat e para i botoi më 1957 në gazetën “Rilindja. Është njëri ndër themeluesit e klubit letrar “Nositi” dhe anëtar i redaksisë së revistës letrare kulturore me të njëjtin emër, të cilën revistë e boton klubi në fjalë. Nga “Nositi” i janë botuar përmbledhjet me poezi: “Rrjedhë lumi” Dardanë 2005 dhe “Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri” Dardanë 2006. Klubi i gazetarëve”D.Press”ne Dardanë,e nderoi Daut Maliqin, me çmimin per veper jetesore ne gazetari,me rastin e pervjetorit te pestë te punes qe mbajti me 24 janar 2009
Daut Maliqi jeton dhe vepron në Dardanë.
LOTËT E LOKES
Daut Maliqi |
Daut Maliqi filloi të merret me shkrime qysh si nxënës i progjimnazit shqip të Gjilanit. Vjershat e para i botoi më 1957 në gazetën “Rilindja. Është njëri ndër themeluesit e klubit letrar “Nositi” dhe anëtar i redaksisë së revistës letrare kulturore me të njëjtin emër, të cilën revistë e boton klubi në fjalë. Nga “Nositi” i janë botuar përmbledhjet me poezi: “Rrjedhë lumi” Dardanë 2005 dhe “Gjuhën ma patën prerë që në fëmijëri” Dardanë 2006. Klubi i gazetarëve”D.Press”ne Dardanë,e nderoi Daut Maliqin, me çmimin per veper jetesore ne gazetari,me rastin e pervjetorit te pestë te punes qe mbajti me 24 janar 2009
Daut Maliqi jeton dhe vepron në Dardanë.
NË DUART E MIA
Në duart e mia fle qyteti,
Flenë ëndrrat e mia,
Flenë bukuritë natyrore,
Fle ardhmëria,
Flenë vrazhdësitë shekullore.
RRJEDHË LUMI
Eci unë,
Ecën lumi,
Ndalem unë,
Vazhdon lumi,
Vdes unë,
Rrjedh lumi,
Lind Arti,
Fluturon pëllumbi,
Tërë tradhtinë,
E marrtë lumi.
BREDHJE
Pimë ujë nga legjenda,
Pushojmë buzë lumit të tharë,
Bredhim nëpër mote
Pa e ditur fundin.
NGUTIA
Mos u dëshpëro,
Mos e humb orientimin
Kur të qortojnë
E të akuzojnë
Pa argumente.
Qëndro stoik,
Mos u gëzo shumë,
Edhe kur të lavdërojnë
E të avancojnë.
Kuptoje,
Miku im i mirë,
Jeta është sfidë,
Nuk e do ngutinë.
BOTA SHUMË VONË NA KUPTOI
Nuk janë rrezet e ftohta të Diellit dimëror
Ato që ngrijnë lotët e buzëqeshjen e lëvruar,
Dhembjen nuk mund ta parandalojë
As bora, kjo dendësi e pafund bardhësie,
Që do të thithë toka nga gjiri i saj.
Në dritaren e imagjinatës sime
I shoh fytyrat e dikurshme
Të shokëve e shoqeve të mia,
Që kurrë më nuk do të qeshin.
Kam frikë se në librin e kujtimeve
Nuk do të gjej asnjë shpjegim,
Pse bota shumë vonë na kuptoi
Pas aq shumë sakrificash
Për një jetë më të lumtur,
Për një gjakim.
LOTËT E LOKES
Nënëlokja
dy pika loti
i lëshoi,
ofshau thellë,
nuk tha asnjë fjalë,
për vuajtjet shekullore
flasin rrudhat e saj.
JETA NUK ËSHTË POEZI
Më thoshe,
Jeta nuk është poezi,
Ajo i ka rrugët e veta
Si lumi rrjedhat.
Më thoshe,
Atdheu nuk mbrohet me fjalë,
E lufta i ka sfidat e veta,
Të djeg si zjarri e uji i valë.
Më thoshe,
Dashuria e sinqertë të begaton,
Tradhtia shpirtin ta lëndon,
Jetën ta shkatërron.
Më thoshe,
Jeta nuk është poezi(!),
Ajo i ka rrugët e veta
Si lumi rrjedhat.
FATIN TËND KËRKOJE
Ec, o Balë, ec,
Rrugës mos u ndal,
Kur ta kalosh lumin,
Ruaju, mos të rrëmbejnë valët.
Retë ngriten lart në qiell,
Një erë e lehtë fryn,
Rigat e shiut lagin tokën.
Ec edhe Ti, moj Dritë,
Ylberin shikoje,
Rrugës mos u ndal,
Fatin tënd kërkoje.
HAPËRIM
Aroma e luleve,
ajri i freskët,
kambanat e bagëtive,
lojërat baritore,
gurrat e ujit
kthjellët si loti,
në ballë të livadheve
jehona e kosarëve
odat e hapura
të burrave,
këngët e vashave
si sorkadhe,
bujaria e fisnikëria
e nënave tona
të urta,
përherë më kujtojnë
bardhësinë e jetës
në fshatin tim të lindjes.
TI JE SI RREZJA
Ti je si lule,
Jetës i jep aromë,
Ti je si rrezja,
E ngroh vatrën tonë.
QIRIRIT
Ti nuk me le në terr,
Nuk më lë në vetmi.
Jemi bërë shok të mirë,
Ty të kallet trupi,
Mua më digjet truri.
KOHE E AKULLT
Cka po ndodhë
Me njeriun tonë,
Askush-askujt
Nuk i beson.
Tradhtia rrënjet,
Thell po i lëshon
Lakmia për pasuri,
Po na verbon.
Kohë e akullt,
As qenit
Nuk i besohet më...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bilall Maliqi: Më tërhoqi malli i zhuritur (Cikël poetik)
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Shpat Dardhishta:Poetja Emine Maliqi – Zairi, me librin e ri poetik “Aureola në pentagram”
» Cikel poetik nga Leonora
» Cikël poetik nga Zef Mulaj
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Shpat Dardhishta:Poetja Emine Maliqi – Zairi, me librin e ri poetik “Aureola në pentagram”
» Cikel poetik nga Leonora
» Cikël poetik nga Zef Mulaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi