Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KFOR-i amerikan hoqi barrikadën

Shko poshtë

KFOR-i amerikan hoqi barrikadën Empty KFOR-i amerikan hoqi barrikadën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 09, 2011 6:52 pm

KFOR-i amerikan hoqi barrikadën

KFOR-i amerikan hoqi barrikadën KFOR-322

Pjesëtarët e KFOR-it amerikan kanë hequr sot rreth orës 02:00 të mëngjesit barrikadën që e kanë vendosur serbët.

Ushtarët e KFOR-it në këmbë kanë kapërcyer barrikadën dhe kanë vendosur tela me gjemba nga kthesa afër rrugës alternative drejt Rudnicës si dhe është bllokuar magjistralja e Ibrit nga veriu i Kosovës drejt Serbisë.

KFOR-i synon të parandalojë shfrytëzimin e kësaj rruge alternative për kalime të paautorizuara kufitare si dhe për të kontrolluar makinat në postbllokun e ri. Ndërkaq mësohet gjithashtu se Porta 1, teknikisht është operacionale dhe e gatshme për tu përdorur.

Ndërkohë, përfaqësuesit e serbëve të veriut, operacionin e sotëm të KFOR-it e kanë cilësuar të gabuar. Mediet lokale serbe citojnë sekretarin shtetërorë në ministrinë serbe për Kosovën Oliver Ivanoviq, i cili ka thënë se:

“Ndërhyrja e sotme e KFOR-it është e gabuar dhe se nuk do t'i ndalojë serbët që të bëjnë rrugë të reja alternative për në Serbi. Sipas tij, zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të gjendet në negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, citohet te kete thene Oliver Ivanoviq.

Prishtina zyrtare hedh poshtë kërkesën e Beogradit që çështja e dy pikave kufitare me Serbinë në Jarinë dhe Bërnjak të zgjidhet nëpërmjet dialogut teknik.

KFOR-i amerikan hoqi barrikadën Heqja-e-barrikades

Ushtarët e KFOR-it kanë përdor edhe gaz lotsjellës për t'i larguar serbë nga barrikada.


KFOR-i amerikan hoqi barrikadën Serbet-barrikada
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi