“Bajrush Morina:Pushim, pushim natë e ditë, që të mos shohim aspak dritë!”
Faqja 1 e 1

Bajrush Morina:“Pushim, pushim natë e ditë, që të mos shohim aspak dritë!”
Nëse nuk jemi të parët për ekonomi, biznes apo edhe për demokraci, atëherë jemi të parët në rajon, e mbase edhe në Evropë e më gjerë, që mbajmë rekordin e numrit të festave. Shteti ynë në Ligjin për festat zyrtare ka renditur një mori festash zyrtare shtetërore e fetare.
Kështu sipas ligjit në fjalë, të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 21.5.2008 dhe të dekretuar nga Presidenti i vendit më 15.6.2008, janë përcaktuar një mori festash në Republikën e Kosovës. Në kategorinë e parë janë festat zyrtare të Republikës së Kosovës të cilat janë gjithsej 11 (njëmbëdhjetë), ku janë përzier e bërë bashkë edhe ditët e festave shtetërore, edhe të fetareve. Pra sipas këtij neni të Ligjit për festat, edhe festat myslimane, katolike e ortodokse janë të barabarta me festat shtetërore - Pavarësia e Kosovës (17 shkurti) ose festa e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (9 prilli).
Por duket se hartuesit e këtij Ligji (ose Shteti i Kosovës) është treguar “zemërgjerë” edhe për “kombet dhe kombësitë” e tjera të republikës së Kosovës. Kështu sipas këtij Ligji është paraparë që të themelohet Komisioni Republikan për Festa që është në përbërje të plotë me “diversitetin e shoqërisë kosovare” dhe që ka për obligim të përgatitë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare, si dhe ditët memoriale.
Pra sipas këtij Komisioni në një periudhë “më së largu gjer në fundin e muajit tetor të vitit vijues ((i cili prej se është miratuar dhe dekretuar ky ligj në vitin 2008 nuk dihet se a është themeluar dhe a është mbledhur ndonjëherë) ka për detyrë “të nxjerrë Kalendarin e festave zyrtare dhe të ditëve memoriale”.
Gjithnjë sipas këtij Ligji ky Komision do të hartojë edhe një mori festash të tjera të cilat e përbëjnë “mishmashin” dhe koloritin e Kosovës “shumetnike”. Sipas këtij neni festa kombëtare e shqiptarëve si popull shumicë në Republikën e Kosovës, 28 Nëntori, barazohet me festën e ashkalinjve, romëve, goranëve, boshnjakëve! Respekt për festat e të gjithë popujve të tjerë që jetojnë në republikën e Kosovës, por përveç diskriminimeve të tjera që i janë bërë popullit shqiptar, si popull shumicë në vend, një diskriminim duket se po ndodh edhe në sferën e festave nacionale.
Por ky numër kaq i madh i festave në republikën e Kosovës nuk e ka vetëm problemin e diskriminimin nacional ndaj shqiptarëve. Ka edhe një barrë tjetër të rëndë të cilën po e “vuajnë” të gjitha bizneset dhe ekonomitë private të shtetit tonë “të varfër”.
Janë qindra e mijëra biznese të ndryshme, kryesisht private të cilat janë të detyruara të ndërpresin punën dhe aktivitetin e tyre prodhues e biznesor për t’i respektuar të gjitha këto “alamet” festa zyrtare të Republikës së Kosovës.
Një problem po ashtu absurd i kremtimit të festave zyrtare në Republikën e Kosovës është dyfishimi i ditëve festive edhe në rastet kur ndonjë prej këtyre festave bie në ditë vikendi. Kështu sikur është bërë një rregull e pashkruar që në rastet kur këto festa bien në ditët e vikendeve, atëherë kremtimi apo pushimi zgjatet edhe për një ditë ose dy gjatë ditëve të punës. Pra paramendoni sikur të njëmbëdhjetë festat zyrtare të binin në ditët e vikendeve (e shtunë ose e diel) dhe përveç njëmbëdhjetë ditëve të zakonshme të vikendeve të kemi edhe njëmbëdhjetë ditë të tjera kremtim e pushim në ditët e zakonshme të punës! Me një fjalë edhe njëmbëdhjetë ditë të tjera pune pushim, njëmbëdhjetë ditë të tjera të administratës shtetërore me dyer të mbyllura, po kaq ditë mbyllje të dyqaneve tregtare, ndërprerje të veprimtarisë prodhuese etj.
Gjithë këto festa në shtetin e ri të Kosovës janë shumë. Janë tepër shumë. Gjithë këto festa zyrtare në shtetin “e varfër” janë pengesë për rimëkëmbjen e biznesit privat dhe atij shtetëror. Bile as shtetet me ekonomi shumë të fortë nuk mund t’i durojnë humbjet që i shkaktojnë të gjitha këto ditë festash, ditë pushimi e ditë papune.
Pra përderisa të tjerët (vendet dhe popujt e zhvilluar) i zvogëlojnë ditët e pushimit, madje edhe e zgjasin kohën e pensionimit nga 60 në 62 (në Francë) në Republikën e Kosovës pritet që të shtohet edhe më shumë regjistri i festave zyrtare që nënkupton edhe të shtohet edhe numri i ditëve të pushimit e të papunës.
Për “sherr” duket se e kemi harruar porosinë e Naim Frashërit: “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë!”
Më shumë po na shkon për qejfi refreni: “Pushim, pushim natë e ditë, që të mos shohim aspak dritë!”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Afrim Krasniqi: Nderim apo pushim për Nënë Terezën?
» Ju jeni ata që me votën tuaj do të dërgoni në pushim këtë qeveri të korrupcionit
» Bajrush Morina:Dy krisma në Tiranë
» Bajrush Morina:“Shko e eja si Adem Peja”
» Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi