Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës

Shko poshtë

Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës Empty Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:32 pm

Gazetarët dhe Tribunali i Hagës

Bajrush Morina
Debate

Nëpër “dyert” e Tribunalit të Hagës deri më tash kanë kaluar disa gazetarë, zëdhënës apo njerëz të mediave, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk janë akuzuar ose dënuar “për krime lufte në ish-Jugosllavi”. Shumica prej tyre janë akuzuar ose disa edhe janë dënuar për mospërfillje ndaj Tribunalit apo për nxitje për mospërfillje, veprime këto të dënueshme sipas Nenit 18 të Statutit të Tribunalit, përkatësisht Rregullës 77 (A) dhe (B) të Rregullores së Procedurës së Provave të Tribunalit. Për veprime të tilla parashihen dënime deri në 7 vjet burg dhe 100 mijë euro dënim ose të dyja dënimet bashkë.
Nga përvoja e deritashme e procedimit të lëndëve gjyqësore me “autorë” gazetarë apo njerëz të mediave, del se jo të gjithë janë dënuar dhe asnjëri prej atyre që u gjenden në bankën e të akuzuarve nuk ka marrë dënimin maksimal prej 7 vjetësh apo dënimin maksimal mandatar prej 100 mijë eurosh.
Por, pavarësisht fajësisë apo pafajësisë së gazetarëve në raport me Tribunalin e Hagës, përkatësisht në përballje me aktakuzat e Prokurorisë së Tribunalit, një çështje që do të duhej të debatohej me këtë rast është relacioni i mediave dhe gazetarëve me Tribunalin, këtë tribunë më të lartë ndërkombëtare të drejtësisë për krime lufte.
Derisa po bisedoja me një mik timin gazetar, ai më propozoi që të debatojmë publikisht për një çështje të tillë, pro meqenëse unë isha nën masa të përkohshme të ndalimit për diskutim për këto çështje, i propozova që për çështje të tilla të flasim pas pushimit të masave kufizuese. Tash, kur pas 23 korrikut kanë pushuar masat e tilla, mund të them se një çështje e tillë nuk është shtruar asnjëherë për debat dhe pavarësisht “pasojave” mendoj se shumë më herët do të ishte e nevojshme që të krijohej një relacion normal i komunikimit në mes të mediave dhe Tribunalit.
Nga përvoja ime “e hidhur” mund të them se Tribunali, e në veçanti Prokuroria me hetuesit e vet në të gjitha territoret e luftës së ish-Jugosllavisë është një lloj “kurthe” që përpiqet të fusë brenda grilave sa më shumë të akuzuar, duke mos përjashtuar këtu as gazetarët. Mbase ky perceptim mund të jetë subjektiv, por fakti se ka munguar një debat, së paku një komunikim i brendshëm paraprak në mes të Tribunalit (Prokurorisë) dhe mediave ka sjellë për pasojë akuzimin dhe dënimin e disa prej gazetarëve të cilët më tepër kanë rënë “viktimë” e mosinformimit dhe e moskomunikimit në mes të këtyre dy institucioneve, Tribunalit si institucion i drejtësisë dhe mediave si institucione të informimit.
Pse mendoj se Prokuroria është një lloj “kurthe” për gazetarët?
Duke u nisur nga Rregulla 77 e Procedurës së Provave të Tribunalit që parasheh akuzën e atyre që bëjnë veprime mospërfillëse ndaj Tribunalit, siç janë botimi i ndonjë dokumenti sekret apo përpjekja për të takuar dhe ndikuar mbi dëshmitarë të mbrojtur të Prokurorisë, mungesa e një informimi paraprak, ka bërë që disa prej gazetarëve të shkelin këtë rregull dhe të gjenden prapa grilave të Tribunalit. Pra, jo gjithmonë gazetarët kanë pasur njohuri për këto veprime të ndaluara dhe të dënueshme (botimi i dokumenteve sekrete apo takimi me dëshmitar të mbrojtur) por ka raste kur edhe personi më i informuar për këtë Rregull të Tribunalit, siç është rasti i ish-zëdhënëses së Tribunalit Florence Hartman, është gjendur në bankën e të akuzuarve për shkelje të Rregullës 77, përkatësisht për botimin e dokumenteve sekrete të Prokurorisë.
Pra rasti i ish-zëdhënëses Hartman flet qartë se për Prokurorinë mund të jenë të “akuzuar” ose të dyshuar për veprime jo të ligjshme, edhe ata që për disa vjet rresht i kanë lexuar e rilexuar të gjitha këto nene e rregullore të prokurorisë. Zëdhënësja Hartman për rreth 8 vjet ka qenë zëdhënëse e ish-prokurores Karla Del Ponte. Ajo ka qenë e para zyrtare e Tribunalit që ia ka dorëzuar me dorën e vet aktakuzën për gjenocid dhe krime luftë kriminelit Sllobodan Millosheviq pas arrestimit të tij. Me një fjalë ajo e ka ditur saktësisht se çka është e lejueshme të botohet e çka jo. Por në librin e saj “Paqja dhe dënimi”, botim i vitit 2007, ajo ka botuar disa dokumente të aktakuzës kundër Millosheviqit, që sipas Prokurorisë janë dokumente sekrete dhe me këtë rast ndaj saj është ngritur aktakuzë për mospërfillje të Tribunalit.
Pra, siç shihet, për prokurorinë mund të gabojnë edhe ata gazetarë të cilët me vite të tëra mund kenë qenë punëtorë të Prokurorisë. Prandaj nuk është e rastit që edhe gazetarët e tjerë të mos jenë të akuzuar të Tribunalit.
Kështu siç vepron deri më tash Tribunali, përkatësisht Prokuroria e Tribunalit, viktimë e mundshme e tyre mund të jetë çdo gazetar që shkruan për Tribunalin apo që në ndonjë mënyre “përfshihen” apo “sillen” skaj Tribunalit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi