Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA

Shko poshtë

Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA Empty Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2011 1:47 am

Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA 211458_678723185_2799306_nKristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA 187709_100001422349563_6753460_n

Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA

"E si të mos e publikonim këtë poezi të një krijuese fare të re në moshë.. Është një himn ku mesazhi flamurizon, flatron dhe krenohet...Krenohet njeriu, e ardhmja dhe vete toka...e Arbërit ... Kosova është vendi magjik, ku kjo krijuese e ndien se jeton vërtet... Një "politikë" poetike e thellë, e bukur, impulsuese... Një mesazh i madh ... Ndaj lexojeni këtë poezi që në ...brendësinë dhe në hapësirën e saj ka qindra poezi të kriijuesve që përditë mbushin faqet e facebookut."

Shefqete Gosalci
Kristaq F. Shabani

Kristaq Shabani-Shefqete Gosalci:LNPSHA "PEGASI" KOSOVA 390637_10150388086473186_678723185_8307997_2147274263_n
ILIRIANË HOXHA ,KOSOVË

Vendi më i bukur

Kosovës , atdheut tim të lirë,
pjesë e bukur e tokës së Kombit tim

1.
Magji e rrallë
dhe e mahnitshme,
me lule e bar,
me livadhe,
me shtëpi shumë të çuditshme,
me djem e vajza lozonjare...

me male, fusha, minerale,
mbi to kraharon, këndon
Shqiponja e madhe,
duartrokasin,
Pulëbardhojnë
mijëra shtojzovalle,
këndojnë këngë
dhe hedhin valle,
pjesë e bukur
e Shqipërisë natyrale;
me trima, epose
dhe kreshnikë,
me gjak të derdhur,
të kthyer në dritë...

2.
I mbushur me parajsë
dhe dashuri,
aty s' ndodhej e liga
dhe shkatërrimi,
aty kishte këngërim
dhe pak mahi,
por aty s' ishte ëndrra
e as ngadhnjimi!...

3.
Aty sot apelojnë
Gjergj Kastrioti,
Hasan Prishtina
e Bajram Curri,
Adem Jasharëve
u ndrit sot nuri...
Aty apelon
Nënë Tereza,
shkëlqim i Kombit
nëpër breza...
Në mençuri
dhe vigjilente inteligjentja.
Po ndrit ti ,
Kosova ime,
po shkëlqen
nga njerëzit e bukur
gjuha gjeniale shqipe...


4.
I bukur, aq shumë i bukur
është vendi im,
më bukuri,
më i bukuri në botë,
këtu ka shumë gëzim,
lumturi, këngërim,
por këtu s'ka fare më dhimbje,
më pikëllim,...
Ky vend sot
është banim i Zotave...
dhe drejtohet nga Qielli,
po u prek
rrezet s'i lëshon
më Dielli!...

5.
Ky është vendi më i bukur,
këtu bëra hapin e parë në jetë,
këtu ndihem shumë e lumtur,
o njerëz,këtu tani jeta është
aq shumë e blertë.

6.

Këtu gëzon natyrshëm
shprehja profetike:
“Guri peshon më rëndë
në vendin e vet!”
Ndaj unë me shpirt e zemër
u them:
“Vetëm këtu e ndiej,
o njerëz,
se ekzistoj vërtet...”
Shiko më shumë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi