Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!!

Shko poshtë

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! Empty Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2011 11:38 pm

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! 274473_100000202629693_1368592207_n

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!!

Motra e vëllezër të dashur, dje isha në Panairin e librit 2011 në Tiranë ku prezantova edhe në promovimin e librit "Aromë gruaje" të poeteshës së shquar e mikës time të shkëlqyer Alma Papamihali. Kënaqësia u shtua edhe më shumë kur aty takova edhe disa motra tjera të dashura të cilat i dua dhe respektoj shumë duke qenë se ato vërtetë meritojnë një respekt të lartë. Ishte e palodhshmja dhe e pandalshmja znj Kozeta Zavalani, motra ime e dashur Gëzime Sinani me engjëllin e saj Xhodan, mikja ime e dashur dhe poetesha Gentjana Avdijaj, poetesha dhe mikja ime emirnjohur Shpresa Besa, përkatësisht Shyhrete Ahma, veterenja e arsimit e mësuesja e shquar Shpresa Krasniqi me bashkëshortin Hetemin, që të dy mësues të fëmijëve të mi për shumë vite me radhë e miq të mirë të shtëpisë sime, mikja e nderuar Zamira Carka të cilën tashmë e njoha edhe nga afër, miku e kolegu im i punës dhe poeti tashmë i deshmuar Xheladin Hamza por edhe shumë të tjerë që nuk arrij t'i përmend tash. Po theksoj edhe kënaqësinë që përjetova në inaugurimin e një pjese të autostrades "dr Ibrahim Rugova" prej 38 km nga kufiri në Vërmicë e deri në Therandë, Suharekë ku ishin edhe dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare - dr Sali Berisha e Hashim Thaqi me bashkëpunëtorë të cilët kanë meritat e tyre në ndërtimin e rrugës së kombit siç e quante kolosi dr Ibrahim Rugova, si dhe emërtimin e saj me emrin e një vlere të pakontestueshme kombëtare dr IBRAHIM RUGOVA.

Edhe më parë por mbase tash në pleqëri jam bërë më sentimental dhe nuk përmbahem dot nga emocionet që më krijojnë kënaqësit e përjetuara në raste e takime të këtilla mirëpo, emocionet më bëhen edhe më të fuqishme e të papërmbajtura në raste të humbjes së jetëve të njerëzve të mirë skajshmërisht sikur që kur u ktheva kuptova për humbjen e jetës në një aksident komunikacioni të mësues dhe intelektualës e humanistës së rrallë për të cilën sot qajti i gjithë qyteti i Rahovecit por gjithsesi edhe unë që e kisha mësuese për katër vite me radhë të nipit tim Arditit të cilin nuk e thërriste ndryshe veç se "Qengji im", "Qengji i mësuesës", znj VEZIRE SHALA. Vërtetë nganjëherë më krijohet përshtypja se njerëzit më të mirë, fatkeqësisht kanë fatet fatet më të liga dhe si mos të kem këtë përshtypje kur e di që Diellza ime e dashur dhe mësuesja e humanistja e rrallë znj Vezire e cila u varros sot me nderime të larta e me një pjesmarrje shumë të madhe të qytetarëve e nxënësve dhe arsimtarëve të Rahovecit e rrethinës në moshën 59 vjeçare. Është e vetkuptueshme se këtë fat të lig nuk e kishin vetëm këto të dyja. I përmotshëm qoftë kujtimi i tyre dhe të lehtë e paqin dheun e atdheut përmbi e unë nuk do ndaloj lotët e mi edhe për shumë kohë, derisa edhe vet të shkoj atje.

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! 296314_316911431657975_100000173629596_1443845_363751265_n

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! 374935_316910911658027_100000173629596_1443841_1946724787_n

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! 390725_316910508324734_100000173629596_1443839_559039266_n

Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!! 316334_316911874991264_100000173629596_1443849_799075368_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi