Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova ende mbetet jashtë kartonit të gjelbër

Shko poshtë

Kosova ende mbetet jashtë kartonit të gjelbër Empty Kosova ende mbetet jashtë kartonit të gjelbër

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 14, 2011 8:23 pm

Kosova ende mbetet jashtë kartonit të gjelbër

Kosova ende mbetet jashtë kartonit të gjelbër Kartoni_i_gjelber

Anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër nuk pritet të ndodhë gjatë këtij viti. Drejtoresha ekzekutive e Byrosë Kosovare të Sigurimit, Vlora Obërtinca, ka thënë se tashmë e kanë plotësuar aplikacionin dhe se anëtarësimi mund të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

Pas anëtarësimit në këtë mekanizëm, shtetasit kosovarë që qarkullojnë me targa vendore jashtë shtetit dhe anasjelltas nuk do të detyrohen të paguajnë sigurim kufitar shtesë.

Byroja Kosovare e Sigurimit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. Në fillim të këtij muaji një delegacion i kësaj Byroje ka qëndruar në Bruksel, me ftesë të Këshillit të Byrosë së Kartonit të Gjelbër, ku ka prezantuar të arriturat e industrisë së sigurimeve të Kosovës.

Drejtoresha Ekzekutive e Byrosë Kosovare, Vlora Obërtinca, thotë se muajin e kaluar kanë plotësuar formularin, respektivisht aplikacionin për anëtarësim. Për këtë çështje, ajo thotë se së shpejti do të kenë një takim në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara. Por, Obërtinca nuk saktëson kohën e anëtarësimit në këtë mekanizëm.

"Deri në muajin maj do të jetë teknikisht e pamundur të kalojë kërkesa jonë nëpër të gjitha instancat ligjore të parashikuara për anëtarësim, për shkak se para kësaj nevojitet edhe një anëtarësim tjetër i një konvente të ashtuquajtur Konventa e Vjenës e vitit 1969 për qarkullimin e lirë në trafik, e cila duhet të nënshkruhet paraprakisht dhe më pas të procedohet me procedurat e anëtarësimit në Byronë e Kartonit të Gjelbër", tha Obërtinca.

Si kriter për anëtarësim, Kosova duhet t'ia dorëzojë Këshillit të Byrove të Kartonit të Gjelbër një garanci bankare prej 4 milionë eurosh, e cila do të shërbejë për kompensimin e dëmeve në aspektin ndërkombëtar. Obërtinca pohon se kompanitë e sigurimeve, të cilat e kanë themeluar Byronë Kosova të sigurimeve janë shprehur të gatshme për ta plotësuar këtë kriter. Ajo flet se përfitimet e kosovarëve nga anëtarësimi në këtë mekanizëm do të jenë të mëdha.

Përveç kësaj, anëtarësimi në Byronë e Kartonit të Gjelbër do të krijojë lehtësi edhe për kompanitë kosovare, që të bëjnë pagesën e dëmeve ndërkombëtare, theksoi Obërtinca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi