Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bentler: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë

Shko poshtë

Bentler: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë Empty Bentler: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 26, 2009 9:14 pm

Bentler: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë

Komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler, ka deklaruar se deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbeten vetëm 10 mijë trupa të KFOR-it që do të organizohen në atë mënyrë për të kryer obligimet e tyre.



Bentler: Kosova nuk rrezikohet nga jashtë BENTLEER
Markus Bentler
Gjenerali gjerman ka përkujtuar se vendimin për reduktimin e trupave të KFOR-it është marrë në korrik nga Aleanca-Veriatlantike. Bentler ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë, pavarësisht tërheqjes së trupave të Spanjës për shkak se Madridi zyrtar nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.


Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler, porosit kosovarët që mos të shqetësohen për reduktimin e trupave të KFOR-it. Bentler thotë se reduktimi i trupave do të ndodhë hap pas hapi dhe se ajo ka të bëjë me përmirësimin e dukshëm të situatës së sigurisë në Kosovë.
“Lirisht mund të themi se kemi një situatë dhe një ambient të qetë në Kosovë. Këtë e them sepse sapo kam udhëtuar gjithandej Kosovës dhe situata në përgjithësi është e qetë mirëpo, akoma kemi sfida përpara. Ka vetëm dhjetë vjet që këtu ka pasur luftë dhe kujtimi është akoma i freskët tek njerëzit, shqetësim mbesin akoma disa çështje politike të cilat kërkojnë zgjidhje”, ka thënë Bentler.
Sipas tij, në Kosovë janë disa njerëz të cilët e kanë të vështirë ta lënë prapa të kaluarën. “Kemi disa njerëz të cilët e kanë të vështirë ta lënë prapa të kaluarën, sepse ndoshta kanë shumë arsye, ndoshta kanë humbur dikë, mirëpo shumica e njerëzve në Kosovë e dëshirojnë zhvillimin dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, theksoi ai.
Bentler ka potencuar se, ne po kërkojmë tolerancë ndëretnike, vlera tolerante, dhe janë disa momente kur kërkohet që grupet etnike të jetojnë së bashku, dhe aty shfaqen tensionet – si psh. në veriun e Mitrovicës. “Kemi parë problemet që janë me pikat kufitare në veri të Kosovës, kemi parë dëmtimin e veturave të misionit EULEX. Pra për mua janë tejet shqetësuese sulmet ndaj automjeteve të EULEX-it. Ky mision vërtetë është një mision i respektuar dhe duhet mbrojtur. Pra një sërë sfidash kemi përpara, mirëpo këto nuk do më ndalin mua që të punojë për progres në Kosovë”, ka shtuar ai.
Reduktimi i trupave, sipas Bentlerit, do të ndodhë hap pas hapi, dhe kjo – sipas tij – ka të bëjë më të arriturat në Kosovë. “Në të kaluarën pasur nevojë për praninë e shumë ushtarëve në Kosovë mirëpo, tash kemi institucione të sigurisë në Kosovë, kemi Shërbimin Policor që patrullon rrugëve, kemi misionin EULEX që është i gatshëm të ndihmojë policinë dhe në raste të caktuara kur paraqitet nevoja edhe të reagojë vetë. Kosova nuk rrezikohet nga jashtë. Pra kemi një situatë të qartë kur ne duhet të reduktojmë trupat e KFOR-it dhe këtë unë do ta quaja progres”, ka shtuar ai.
I pyetur ndërkaq, nëse ekziston mundësia që Forca e Sigurisë së Kosovës, që kohë më parë arriti kapacitet e para operative, t’i bashkohet në ndonjë rast forcave paqeruajtëse në operacione ushtarake, Bentler ka thënë: “Me duhet ta sqaroj që FSK-ja, nuk është ushtri, është një organizatë shumetnike me vullnetarë që mund të reagojë në situata shembull të katastrofave natyrore kur policia nuk mund ta bëjë. Ajo mund të përfshihet në çminimin e zonave të cilat fatkeqësisht akoma janë të shumta në Kosovë. Pra FSK-ja do të merret me këto punë në këtë fazë, NATO-ja do të vazhdojë të trajnojë atë edhe për dy tre vjetët e ardhshme, në mënyrë që kjo trupë të profesionalizohet. Se çfarë do të jetë statusi i FSK-së në të ardhmen kjo është një çështje tjetër që unë nuk mund të jap përgjigje”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi