Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 15, 2011 12:15 am

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM 374696_301040389915196_100000277133709_1170701_2046260833_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM 368942_100000277133709_1767121401_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ZERI IM I BRENDSHËM

Tendosje e këndëshme si një overturë
Ringjall ujdhesën, shpërndan ngrohje si furrë!
Turbullohem dhe mendimet rrebelohen!...
Kafshoj buzën të mos dridhet
Po gjymtyrët si ti kafshoj ?...
Si ta fsheh këtë drithërimë që mundon,
Frikën dhe angështinë që më mbulon?!...

Si sakrilegjues i zënë ngushtë në një kënd
"Djalli që është në mua, rapullit po i bën!"
Dëgjoj zërin e rrëfimit të mëkatit të tij
Por nuk guxoj ta shikoj në sy.
O Zot !..Ç'zë prej varri më foli
Përndezur prush e zjarr që përvëlon ?
Flaka e zjarrin që ka
Trupin tim gllabëron.

Në mëndje me sillet ajo që s'duhet ta them,
Ate që më duhet ta fsheh!...
Jepma doren, o i dashuri im i ëmbël,
Që ecja me mua të vije e lehtë si flutur
Në këmbim të përkëdhelive që ke për të më dhënë.
Jepma dorën,o engjëlli im i bukur!..

Ç'po ndodh kështu me mua?..
Para vetes ndëgjoj lutjet e një zëri të dashur,
Të etur... te dhimbshem...që unë e doja,
Që thote, ATO që unë ti them ëndërroja!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi