Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 17, 2011 4:04 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS 386084_320517434634158_100000277133709_1225204_1621945338_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS 369444_100000277133709_1404849525_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS

- Pjesë nga novela që përgatitet për shtyp -


Ju afrova ngadalë me hapat e mi të vegjël e të lehtë....Këmbët më dridheshin, i tërë trupi filloi të drithërohej...o zot, ç'ndodhte kështu me mua?Kisha ndjenjën se, nga një pulbardhë po shndrrohesha në një pulë të lagur, që dridhej në shi...Valixhja që mbaja në duar me rreshqiti, kisha humbur fuqitë. Koka po me buçiste si burite e betejes, më dukej se po rrëzoheshin muret e larta. Digjesha nga brënda, doja ti afrohesha,por, kisha dhe frikë.
Ai më pa dhe vrapoi në drejtimin tim. Pa u përshëndetur fare, më mori fluturimthi në krahët e tij. Rrotullohej si të kishte kapur një valle Pejane. Si të kishte në krahët e tij një dekoratë të bukur, dhe jo peshën e trupit tim.Unë vendosa dorën time rreth qafës së tij. Kërkoja të mbahesha diku, gjithë jetën kam kërkuar një mbështetje. Qafa ngjante si e një luftëtari të fuqishem, që bënte lidhjen e fortë me muskujt e shpatullave të gjera.Fustani im i lehtë bënte lojën e valëzimit, bashkë me erën që fëshfërinte gjatë rrotullimit.Nuk e kuptoja, ishin frymëmarrjet tona të nxituara, apo flladi që vinte nga fusha e gjërë e aerodromit. Flokët e gjatë më derdheshin si ujvarë nëpër trup. Përkëdheleshin, dhe me dukej se dridheshin nën frymëmarrjen e tij të thellë.Ai kishte çelur buzët në një buzëqeshje gazmendi të madh.Lëshonte rënkime, renkime kënaqesie, zë lumturie,sikur ishte në një mal të vetmuar.Zëri i tij i dehur nga gjelbërimi shumngjyrësh dhe cicerimat e zogjeve ngjante me dhjetra, qindra, mijra melodi.Ishte i dehur nga aroma dhe puhiza e degëve që puthnin njëra - tjetrën kur frynte era. I dehur nga shushurima e gjetheve,i dehur nga vesa e mëngjesit, i dehur nga rrezet e diellit, që aty - këtu kapërcenin si vija të shndritëshme mes fletëve dhe degëve...
E lëpirë pas trupin të tij, lëshoja një zë lutës: - Lëshome, lëshomë të lutem!Ai nuk e dëgjonte zërin tim.Vazhdonte të vallzonte me mua në përqafim! Buzëqeshte bashkë me qiellin, me rrezet e diellit, dhe kërkonte që këto momente të shndriste dhe më shumë.
***
Unë e zënë ngushtë, që ta ktheja në relalitet ndodhinë, afrova buzet e mia, të cilave u kishte humbur ngjyra, jo nga rrotullimet, por nga e gjitha ngjarja që zhvillohej rreth meje.Ndjeva afshin e tij. Ai i habitur nga puthja filloi t'i ngadalësoj rrotullimet, dhe duart e tij filluan të më lëshojnë ngadalë, sikur me buzët e mia ia thitha tërë forcën që më mbante.Gjatë derdhjes nëpër trupin e tij, fustani im i hollë, fillojë të ngrihej dhe mi zbulojë këmbët deri te kofshët e bardha.Deri atje ku rrallë hynte rrezja e dritës, dhe ajo pjesë e trupit qëndron gjithnjë e fshehur dhe si e ruajtur për dikë.E lëmuar, e butë, njomëzake dhe e pa fajshme përpara vështimeve të kalimtarëve.E përvëluar nga një aromë melhemesh, ethesh në trup nga buzët e tij, përpiqesha me njërën dorë të ulja fustanin,që të mos bëheshza gazi i botës, ndërsa dorën tjetër e mbaja fort pas qafën së tij.
Pasagjerët e tjerë që kishin zbritur bashkë me mua nga aeroplani përshëndeteshin me njerzit e tyre, që u kishin dalë ti prisnin.Të gjithë kishin mbetur të hutuar nga skena që shikonin përpara! Shikonin dhe iknin me buzëqeshje në fytyrë.Në të ikur dëgjoje ndonjë zë që rrëshqiste duke nunurisur. “Si duket bota qënka e tyre”! Tjetra thoshte: “Sa e bukur është jeta për dikë”! Një plakë pak e krrusur, mermeriti: “Dashuria i thyen kufijtë e marrëzisë”! Turma fillojë të zvogëlohej, ne akoma ishim aty, në vallzim bashkë me erën!...
Si i trullosur, ai, largojë buzët nga të miat, dhe me të dyja duart kapi kokën time dhe pëshpëriste: “Sa e bukur je, e dashura ime,sa e bukur je!Kokërr shege buza jote”!...dhe puthte përsëri. Faqet e tua të purpurta si molla në degë !...puthi edhe faqet.... “Qafa jote si kullë e kishës se Shën Katerinës”!...dhe prap bëri cermoninë e njëjtë. Lëshoi dorën e tij shumë lehtë mbi flokët e mi. Futi gishtrinjtë e gjatë si krehër mes tyre, dhe tërë kohën fliste: “ Edhe flokët të qënkat zgjatur që nga dita që u ndamë.Qënkan kthyer në fije shafari”!...duke folur afroi kokën time tek buzët e tij, sikur donte të ngopej me aromën e flokëve të mi.E shikoja dhe e ndjeja se nuk kishte ngopje.Filloi të prekte çdo pjesë të trupit tim, sikur donte ti maste një nga një, sikur donte të kontrollonte janë ato që i kishte prekur kohë më parë! Sikur nuk i besonte vetes se serish ishte ai, që prapë i prekte, dhe dehej nga aroma dhe lirshmëtia e tyre!....
Gjatë kohës që ai merrej me gjymtyrët e mi, unë mbeta e shtanguar. Fuqia vetëm shkonte e binte, zemra filloi të rrahë me shpejtësi, sikur donte të shpërthente nga kafazi! Marramëndja filloi të bënte presion te unë. Përpiqesha me çdo kusht ta mbaja shikimin tim në sytë e tij. Sytë kishin marrë drejtimin kah dielli, shikonin pikërisht atë. Në ato çaste m'u duk se dielli hyri në syrin tim, dhe ashtu si isha në përqafimin e tij, duart e mia filluan të binin teposhtë, si të ishin dy degë të thyera të një peme.Me mbështolli një hije e errët dhe humba, humba në një botë të pa qënë, por vetëm të ëndërruar. Në një ëndërr të trishtë, si në humnerë ndëgjoja zërin e tij që dukej se dilte nga një bunar: “Artaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!.............Artaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!.....Ndihmë o njerëz !...Me duhet ndihma e shpejtë... ju lutem...ndihmë!...


** *

“Arta!...Arta!...Hapi sytë të lutem” !...ndëgjova zërin e tij. Më dukej jo si thirrje e fuqishme që kërkonte ndihme, por si një thirrje e butë,si një thirrje lutëse.Si një thirrje që vjen plot melodi, dhe kjo melodi zëri më zgjoi nga të humburit tim.
Hapa syte! Buzë krevatit tim pashë Artanin.Isha e shtrirë në një krevat, por nuk kuptoja ku ndodhesha. Rrotullova sytë përqark, që të mësoja më shumë.Këtë rrotullim sysh ai e kuptoi, u ngut që të më jepte përgjigjen që unë kërkoja me sy!...
“Shpirti im! ...Shpirti im !...Në spital je, zemra ime e vogël,në spital”! Tërë kohën ledhatonte dorën time, që nuk e lëshone nga duart e tij, si duket, kishte frikë mos i iknin serish.
Nuk pata shumë kohë të sodisja ku gjendesha. Aroma e spitalit dhe medikamenteve më erdhen direkt në hundë.Isha alergjike nga këto aroma.E dija,do humbisja përsëri ndjenjat.Si ishte e mundur që këto momente të pritura me mall ti përjetoja kështu ?
Artani këtë nuk e dinte. U mundova ti tregoj me anë të shtërngimit të dorës së tij. Koha nuk me lejojë ...humba ndjenjat serish!...



* * *

Fillimisht si e trembur tërhoqa dorën time nga dora e tij.Bëra një rrotullim sysh përqark dhomës. Sytë donin ta grisnin perden e trashë me vija vertikale të verdha dhe të blerta, që e bënin dhomën ku rrija të dukej më e lartë. Këta sy donin të thyenin xhamat e dritares, dhe krisma gjatë thyerjes të më zgjonte, të më kthente në realitet.
Një cep në anën e djathtë të dritares kishte mbetur pa u mbuluar mirë nga perdja.Unë hapa sytë në formë çudie, mundohesha të shikoja sa më shumë nga ajo vrimë e mbetur.Jashtë, dukej ishte terr! Nuk shkëlqente dielli si me parë. Binte shi! Pikat që rrihnin xhamin e dritares linin vazhga si lot të një fëmije që kishte ngelur vetëm.Kot shikova! Kot u mundova të shihja me shumë! Vetëm kaq lejonte perdja, dhe vetëm kaq kapte syri im prej këtu ku isha ...
U mundova të ngrihesha. Më shtynte kureshja të dija, ku isha?E dija që jam ne spital, po ku, në cilin vënd !?
Kisha dëshirë të madhe të ngrihesha ngadalë, shumë ngadalë, si të isha një krah fluture, pa u vënë re nga askush, pa zgjuar askënd. Do të doja të isha një hije ëngjëlli, të rendja te dritarja dhe të largoja perden e trashë, që tani më ishte bërë ferrë në sy, të mundja të shikoja dhe të mësoja me shume se ku ndodhesha !Nuk lëviza.Kisha frikë mos zgjoja Artanin!
Isha me një këmishë nate që nuk ishte e imja. Ishte e hollë. Ishte nga një material mëndafshi ngjyrë vjollcë, me një tantellë të praruar në anën e djathtë të gjoksit tim.Isha e mbuluar me jorgan spitali deri përmbi brez.Nderkaq,Artani, ishte i mbledhur kruspull si një kërmill që kishte harruar kokën jashte.Koka e tij e mbuluar me flokët e shkurtër e të shprishura puthte supin tim.Njëra dorë i kishte mbetur e lidhur me dorën time, tjetrën e kishte vendosur te faqja e tij, si të ishte një jastëk i butë. Ishte i tëri i veshur, edhe këpucët e zeza sportive i kishte akoma të mbathura. Ngela një copë herë duke e vështruar, duke dëgjuar frymarrjen e tij, që vinte si një puhizë pranverore dhe ledhatonte fytyrën time.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi