Sofra Llapjane:Çka po i pengon imazhi i fotografisë së Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, mjekrroshat vehabist në Podujevë
Faqja 1 e 1
Sofra Llapjane:Çka po i pengon imazhi i fotografisë së Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, mjekrroshat vehabist në Podujevë
Sofra Llapjane:Çka po i pengon imazhi i fotografisë së Heroit të Kosovës Zahir Pajaziti, mjekrroshat vehabist në Podujevë
Për shumë vjet pas luftës më ka rënë që të përballem me papjekurinë e të rriturve që, me ose pa vetëdije, e përdhosnin figurën e Heroit. Më ka rënë që të rebelohem e të kërkoj që mos të këndojnë këngë për Zahirin, këngëtaret që duken më shumë si ‘striptizere’. Jam rebeluar edhe kur kam parë foto të Zahirit nëpër lokalet ku mbizotërojnë të dehurit, e që do të mund ta përdhosnin figurën e Heroit. Por, tash së fundi, figurën e tij e kanë përdhosur ata që e kanë gojën plot me fjalë kundër alkoolit. E kam ende mendjen të mjegullt duke menduar se çfarë ua dehu mendjen disa personave të një shoqate, që po e quajnë vehabiste, kur e mbuluam me një leckë pikturën e Zahir Pajazit dhe Hakif Zejnullahut, të varur në murin e një lokali në Besianë. Nuk dua të bëj komente për arsyetimin e këtyre djemve, kur përpiqen të shpjegojnë pse është haram të mbahen varur figurat në mur. Nuk ndihem i fortë për këso shpjegime të thella fetare. Por, ndihem shumë i fortë kur kërkoj që figura e Heroit të trajtohet me shumë kujdes.
Mesazhi i gabuar i predikuesve
Nuk arrij t’i kuptoj ata djem që vendosëm me një lehtësi të çuditshme ta mbulojnë me perde figurën e një heroi kombëtar. A thua nuk kishte restorante tjera, pa foto e piktura? Pse nuk u konsultuan me pronarët e këtij lokali, që pikturën ta heqin nga muri derisa të mbahej aktiviteti i tyre. Kjo do të ishte më e dinjitetshme sesa mbulimi me një leckë. Po e përsëris, nuk arrij t’i kuptoj këta predikues fetarë. Sigurisht edhe në këtë ceremoni, ata e kanë pasur gojën plot me ligjërata për mesazhin paqësor të Islamit. Po besoj këtë mesazh synojnë ta përçojnë tek të tjerët.
Por, a e dinë ata që me aktin e mbulimit të pikturës kanë nxitur urrejtje e paragjykime. A e dinë ata që në një moment kanë vepruar kundër një parimi fetar. E atyre do t’ua rikujtoja një sekuencë të filmit “Mesazhi”. Kur myslimanët po hynin triumfalisht në Mekë, një grua që ishte shumë e ashpër kundër myslimanëve, në një moment thotë: “Muhamedi po e mban premtimin, nuk po hyn nëpër dyer”. Ndërsa përgjigjja e burrit të penduar ishte: “Ai hyn nëpër zemra, e jo nëpër dyer”! E këta djemtë që përdhosën imazhin e Zahirit, i kisha këshilluar që të fitojnë zemrat e jo të “kacavirren nëpër mure”.
E më shumë se këshillë, ata edhe dikë që mund të ‘logjikojë’ si ata, do t’i paralajmëroja që herëve tjera të jenë të kujdesshëm. Gabimi që përsëritet është vështirë të falet. E një përgjegjësi të madhe për përdhosjen e figurave të heronjve e mbajnë qeveritarët edhe ata që rrahin gjoks se janë përfaqësues të vlerave të luftës çlirimtare. Një dekadë pas luftës, pushtetarët nuk e miratuan ende një ligj që do të sanksiononte përdhosjen e vlerave të luftës çlirimtare. Edhe shumë prej ish-luftëtarëve, që drejtojnë shoqata, janë zhytur në vetëkënaqësinë e të shijuarit të disa privilegjeve. Do t’u thosha, gjumi ka fund!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sofra Llapjane:SHKA "Josip Rela" Podujevë
» Noftim i brigades Zahir Pajaziti e Ushtrise Clirimtare te Kosoves
» Zahir Pajaziti
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Partia e Fortë inaguron Sheshin Zahir Pajaziti
» Noftim i brigades Zahir Pajaziti e Ushtrise Clirimtare te Kosoves
» Zahir Pajaziti
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Partia e Fortë inaguron Sheshin Zahir Pajaziti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi