Partia e Fortë inaguron Sheshin Zahir Pajaziti

Të marten në ora 12:00 Partia e Fortë inaguroi Sheshin Zahir Pajaziti, njërin ndër projektet madhore të partisë të mbështetur nga qytetarët. Në prezencë të nënkryetarëve, votuesve dhe mediave, Kryetari Lexhendar preu shiritin e kuq, një gjest ky simbolik për aktin gjeneroz të dhurimit të një bulevardi metropolitano-evropian, që Partia e Fortë ia dhuroi elektoratit, mu në prag të zgjedhjeve komunale. Të pranishmit u nderuan me një fjalim emocionues të Lexhendarit Arifaj, i cili më pas ndaloi në secilin aspekt investues veçmas, për të ofruar një vrojtim dhe transparencë të këtij bashkëpunimi historik të partisë me qytetarin.
“Ju mund të shihni se si ujërat me hedhje vertikale hidhen nga kënde të ndryshme por bashkohen në një pikë, simbol ky i qëllimeve tona për integrime indo-evropiane.” tha Kryetari Lexhendat Visar Arifaj.
Në këtë moment historik për Prishtinën, keni nderin të lexoni dhe shkëputni pjesë nga fjalimi i plotë i kryetarit drejtuar masave me këtë rast:
“Të nderuar qytetarë Sot jemi mbledhur këtu për ta inauguruar Sheshin e Ri, Zahir Pajaziti. Ky shesh është simbol i zhvillimit të vazhdueshëm të qytetit të Prishtinës i cili synon të bëhet një qytet i zakonshëm i Europës. Kjo do të jetë hapësira ku jeta e qytetarëve do të lulëzojë. Ku fëmijët mund të lozin e pse jo edhe të rrëzohen nganjëherë, pasi që vetëm kështu mund të rriten e të bëhen të fortë. Kjo është vetëm një dhuratë e vogël nga Partia e Fortë për votuesit e Prishtinës.
Është e pamundur për mua ta përshkruaj këtë ndjenjë kur shkoh kaq shumë fytyra të buzëqeshura dhe të lumtura pas tërë kësaj pune që është kryer deri tani. Për çfarëdo pune të mundimshme që kërkohet me ne, ky është kompensimi më i këndshëm.
Pjesë integrale e këtij sheshi, kuptohet, janë edhe ujërat me hedhje vertikale (apo fontanat siç i quan populli) duke e pasë parasysh se këto zënë një vend të rëndësishëm në politikat tone zhvillimore urbanistike, për të cilat edhe kemi vendosur që ta krijojmë drejtori të veçantë. Diodat ndriçuese (LED) shumë-ngjyrëshe në këtë shesh, sikurse në Sheshin Ibrahim Rugova, përveç ndjenjes festive që e jepin, krijojnë edhe një konsistencë me ato të përdorura në lokalet e lojërave të fatit të cilat më së miri simbolizojnë optimizmin dhe shpresen e këtij populli.
Këto pllaka gri, të vendosura me kaq kujdes, me nuanca të ndryshme, të vendosura në një mënyrë që në shikim të parë mund të duket krejtësisht arbitrare, bazohen në parimin arkitektural Monochromatic Diarrheticae të distribuimit në hapësirë, i cili përveç thyerjes së monotonisë gjatë ecjes përmes saj, ndikon dukshëm në zbutjen e simptomeve tek njerëzit me Çrregullime Obsesive-Kompulsive.
Në anën tjetër, drejtimi i vendosjes së këtyre pllakave që vazhdojnë nga Sheshi Nëna Terezë deri tek Rruga Xhorxh W. Bush, qëndron në një kënd diagonal me drejtimin e ecjes së njerëzve, gjë që instiktivisht nxitë fenomenin “ecja e gaforrës” apo anësore, në gjuhë të zakonshme. Kjo ndikon që njerëzit duke kaluar mbi këtë shesh to mos jenë të fokusuar vetëm tek caku i tyre përtej sheshit, por edhe të jenë të kthyer kah njëri tjetri e të shkëmbejnë përshëndetje rasti.
Ky është vetëm një kontribut modest prej 4,4 milionë eurosh për qytetin e Prishtinës, nga qytetarët - për qytetarët, andaj në fund të fundit vetë ju jeni ata që duhet të falenderoheni. Ne i marrim vetëm meritat.
Ju falemnderit dhe dëshiroj që ky shesh të jetë shesh i bashkimit për të gjithë qytetarët.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi në 10:46
» Zahir Pajaziti
» Noftim i brigades Zahir Pajaziti e Ushtrise Clirimtare te Kosoves
» Milazim Kadriu: Zahir Pajaziti është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
» Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi