Haziri: Kryeministri nuk e ka parë hartën e 1956-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri këmbëngul që ideja e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbi kufijtë e vitit 1956 nuk është e rrezikshme, ashtu siç e shohin grupet tjera parlamentare dhe politike në Kosovë. Kundërshtimi i kësaj ideje nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi në seancën e sotme për këtë çështje ishte i fuqishëm, për deputeti Haziri e konsideron të ngutshëm si reagim.
Përfaqësuesit e subjekteve tjera politike e kundërshtojnë këtë ide të deputetit të LDK-së, siç thonë ata për shkëmbim territoresh, por vetë Haziri thotë se mohon të bëhet fjalë për shkëmbim territoresh në këtë rast, për ndarje të brendshme apo për ndarje territorial.
“Problemi është që ju nuk e keni analizuar hartën e vitit 1956 dhe reagimi i sotëm i kryeministrit ka qenë i përshpejtuar, sepse nuk e ka parë hartën e vitit 1956. Kemi të bëjmë me një komunë të Leposaviqit me katër fshatra serbe, sepse Zubin Potoku e Zveçani si komuna janë themeluar në vitin 1984 dhe kanë qenë pjesë e administrimit të Mitrovicës së Kosovës, që më vonë e ka marrë emrin e dikuj tjetër. Mitrovica ka qenë qendër, ajo mbetet e paprekur. Lumi Ibër nuk është kufi i natyrshëm i serbëve dhe shqiptarëve, është shumë larg dhe natyrisht për katër fshatra me popullatë serbe ne nuk mund t’i lëmë peng 100 mijë banorë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka thënë Haziri për Kosovapress.
Ai thotë se nuk ka biseduar ende me subjektin e tij politik për këtë ide, ndërkohë kreu i LDK-së, Isa Mustafa në një deklarim publik, ka thënë se kjo është ide personale të deputetit Haziri, sepse LDK është për ruejtjen e tërësisë territoriale të Kosovës në kufijtë ekzistues.
Por, Haziri shtoi që Serbia do duhej ta pranonte një ide të tillë, edhe pse sipas tij, Serbia nuk dëshiron të bisedojë për këtë çështje, por tenton t’ia marrë edhe një pjesë Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Halit Krasniqi ka qenë i pari që ka reaguar në seancën e sotme përkitazi me idenë e Hazirit, duke thënë se duhet pasur kujdes me ide të tilla që mund të lëndojnë një popull, por mund të lëndojnë edhe konceptim e zhvillimit dhe përkrahjen ndërkombëtare.
“Të kërkohet ndonjë shkëmbim, të ngritët ndonjë teori, është kundërvënie e gjithë këtyre qëndrimeve dhe është një nga minimet dhe sponsorizimet që mund t’u bëhet teorive për ta shkatërruar zhvillimin tonë dhe integritetin territorial të këtij vendi”, ka thënë Krasniqi për Kosovapress.
I njëjtë ka qenë edhe reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti i së cilës, Burim Ramadani, ka thënë se AAK-ja është e vendosur në vizionin e vetë për ndërtimin dhe funksionimin e plotë të shtetit të Kosovës dhe çfarëdo lloj ideje tjetër që kalon shtetësinë e Kosovës në kufijtë që është është dëmtuese për vizion dhe të ardhmen e përbashkët të qytetarëve dhe popujve në Ballkan, e sidomos për kombin shqiptar në Ballkan.
“Ne jemi të bindur se shteti i Kosovës duhet të bëhet funksional jo në formën se si po funksionon kjo qeveri, por duhet krejt plan tjetër për ta funksionalizuar shtetin e Kosovës dhe në këtë formë ne mund të jemi faktor stabiliteti edhe për rajonet e caktuara në Ballkan, pra edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe për shqiptarët në pjesë tjera të Ballkanit. Por konsiderojmë se vetë ideja që ta ulim pozicionin tonë dhe të diskutojmë për tema të shkëmbimit të territoreve do të jetë e dëmshme për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Ramadani.
Ndryshe, propozimi i Lutfi Hazirit për kufijtë e vitit 1956 parasheh eliminimin e kriterit të kufirit të vitit 1974, ngase siç ka thënë ai, në vitin 1956 ish Republika Popullore e Jugosllavisë përmes një referendumi popullor local, por të rrejshëm dhe të manipuluar, fshatra të tëra shqiptare i ka vendosur në qendër administrative jashtë Kosovës dhe në të njëjtën kohë i ka futur qendrat serbe brenda Kosovës për ta ndryshuar demografinë. Kjo sipas tij, është bërë në të njëjtën kohë kur ka qenë edhe elaborati për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nexhat HAZIRI:KRYEMINISTRI THAÇI I PADENJË PËR TË QEVERISUR EDHE MË TUTJE ME KOSOVËN
» Agim Gashi:Dita e pare e shkollës (Kushtuar fëmijëve që ulen për herën e parë në bankat
» Momenti kur Ramushi ia gjuan harten Murat Mehajt (AUDIO)
» Ferit Ramadani (1956-2010)
» Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi