Mentor Thaqi:ÇLIRIM I RREJSHEM!
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:ÇLIRIM I RREJSHEM!
Mentor Thaqi:ÇLIRIM I RREJSHEM!
(16 e 17 Nëntor 1944, Dita kur u ripushtua
Deçani, Gjakova, Peja, ...Kosova, nga
çetniko-partizanët dhe KO, )
Atë ditë-natë,
ishte e zymtë
terrgjatë,
çuditërisht
jo nga veriu
si gjithmonë,
e keqja
nga Toka jonë
këtej doli,
erdhi,
ushtarëngratët
të veshur zi
njësoj
me nga një njollë
të kuqe n´ballë,
kuq-all,
iu ranë konaqeve
ballë oxhaqeve
dhe flisnin
n´gjuhë
“t´vllaut”-shkaut
t´lidhur vëllazëri
n´Shqipni
nga një parti
shqiptar e shki!
Eh, medet,
zemrat
u thyen,
ëndërrat
u stërthyen,
gjakrat
u mbërthyen,
t´zhgënjyer
para aktit
t´kryer
n´emër
t´çmendurisë
së kuqe
që erdhi me puçe!
Dikush
zemër na ipte
me fjalë
që boshe
dolën
dhe kot
folën!
Epo,
tanët janë
andej
nga Malësia
e Gjakovës,
nga andej erdhën,
diku shpresa
mbollën,
Kosovës
kinse Lirinë
i sollën!
- Janë komandant
shqiptar!
Është Mal Sadiku,
i parë,
është Ramiz Alia
komesar!
Janë vllaznit tanë
prej m´atanë.
Iu bënë vend
rend e rend,
të hanë,
të pinë,
të rrinë
se na sollën Lirinë!
Ev, sa shpejt
u zbeh
Liria,
gëzimi,
dhe më shpejt
erdh zhgënjimi,
helmin derdhi
shovenizmi,
i kotë qe shpresimi!
Iu tha plaku
Ali Musa,
n´konak t´vet atëhere:
- Shkau jau han kryet!
Është i pabesë,
kujdes!
- Kokëderr, i thanë,
Serbët janë vëllëzër,
përpak sa s´e vranë!
Tevona,
erdh zezona
e jona,
na shkelën,
na vranë,
na molën
e volën
të tanë!
Dikur,
Mal Sadikut
kur po i shkonte kokë
dhe ecte përtokë
thënë paskësh:
- Falje mikut,
atij v´llaut n´Kosovë,
e ka ditur,
e ka pritur,
tash është vonë
për faljen tonë!
Ky ilet
plot gjashtëdhjetë vjet
sa keq
na gjet!
Na vrau,
preu,
shqiptar,
trurin
shpërlau,
mbolli gurin
proletar,
desh na ktheu
n´Komb qyqar
deri dje
kur e hodhëm
n´pleh,
përfundimisht,
publikisht,
fuqishëm
t´vetëdijshëm!!!
Mentor Thaqi 16-17.11.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:
» Mentor Thaqi:ORA E DARDANISË
» Mentor Thaqi:Dy poezi
» Mentor Thaqi:NJË ÇMENDURI MË PAK
» MENTOR THAQI:ORI PEHRRI!
» Mentor Thaqi:ORA E DARDANISË
» Mentor Thaqi:Dy poezi
» Mentor Thaqi:NJË ÇMENDURI MË PAK
» MENTOR THAQI:ORI PEHRRI!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi