Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm

Shko poshtë

Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm Empty Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 19, 2011 2:08 pm

Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm

Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm Kriza

Buxheti për kategoritë e asistencës sociale edhe gjatë vitit 2012 është planifikuar të jetë rreth 29 milionë euro, njëjtë sa buxheti i këtij viti. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se numri i familjeve që përfitojnë asistencë nga shteti, edhe gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë prej 34 deri në 35 mijë sish.
Numri i familjeve që kanë nevojë për asistencë sociale nga shteti nuk parashihet të shënojë rritje gjatë vitit 2012 krahasuar me këtë vit që po lëmë pas. Prandaj, edhe buxheti për plotësimin e nevojave të tyre është parashikuar të jetë i ngjashëm me buxhetin e këtij viti, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi.


“Buxheti për kategorinë e asistencës sociale për vitin 2011 ka qenë 28.8 milionë euro. Po ashtu edhe planifikimi për vitin 2012 është që buxheti të jetë 28.8 milionë për familjet që përfitojnë asistencë sociale”, ka thënë Gaxhiqi.

Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, asistencë sociale përfitojnë rreth 34 mijë e 500 familje me rreth 160 mijë anëtarë, thekson Gaxhiqi.

“Para tre-katër muajve kemi pasur mbi 35 mijë familje, ndërsa tani kemi rreth 34 mijë familje, automatikisht këtu hyjnë familjet, disa prej të cilave janë shfrytëzues për një periudhë derisa t’iu përmirësohet gjendja e tyre, derisa të punësohen, pastaj dalin nga skema, parashtrohen kërkesat e reja, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ky vit në vitin tjetër”, shtoi Gaxhiqi.

Familjet përfitojnë asistencë sociale prej 40 deri në 80 euro në muaj. Por, kjo shumë konsiderohet e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e jetesës, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Rudina Heroi, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, thotë se më këtë mund të sigurohen vetëm gjërat elementare.
“Shporta e konsumatorit përben një të ardhur mujore rreth 80 euro dhe kjo tregon se familjet me asistencë sociale nën 80 euro nuk janë në gjendje të mbulojnë as konsumin e nevojshëm e mos të flasim për shpenzimet tjera siç është rryma, uji etj”, theksoi Heroi.


Kosova ka krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, dhe skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet bazike dhe kontributdhënëse, pensionet e personave me aftësi të kufizuara, të invalidëve të luftës, pensionet e Trepçës dhe të pjesëtarëve të FSK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi