Berisha kryeministër edhe në mandatin e ardhshëm

Komisioni Qendror Zgjedhor shpall fitues Partinë Demokratike
Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha se koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 46.69% të votave, koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 45.36%, koalicioni "Poli i Lirisë" 1.82% dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 5.56%.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dje rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit, sipas të cilave rezulton se koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike, "Aleanca e Ndryshimit", ka marrë 71 mandate. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste ka siguruar 65 vende në Kuvendin e ri, ndërsa "Aleanca Socialiste për Integrim" e kryesuar nga LSI ka arritur të sigurojë 4 vende. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha se koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" ka marrë 46.69% të votave, koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 45.36%, koalicioni "Poli i Lirisë" 1.82% dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 5.56%. Të përkthyera në mandate këto përqindje i japin 71 mandate koalicionit "Aleanca e Ndryshimit", duke i dhënë mundësi të krijojë qeverinë e re pa pasur nevojën e koalicioneve me parti të tjera. Sipas KQZ-së këto janë rezultatet paraprake për 4703 nga 4753 qendra votimi në të gjithë vendin.
Rezultati përfundimtar brenda treditësh
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, konfirmoi se rezultatet paraprake për zgjedhjet e 28 qershorit tregojnë se "Aleanca e Ndryshimit", e drejtuar nga Partia Demokratike, ka siguruar 71 deputetë për Kuvendin e ri. "I gjithë procesi i numërimit të votave ka qenë transparent dhe në përgjithësi ka ecur i sigurt", tha Ristani për mediat. I pyetur se kur do të dalë rezultati përfundimtar, Ristani u shpreh se, "mendoj se do të kemi një rezultat brenda tre ditësh". Ai shtoi se po numërohen kutitë e Fushë-Kuqes dhe pritet të numërohen dhe kutitë e Fierit. Përsa i takon kontrollit nga ana e KQZ-së të tabelave përmbledhëse të rezultateve të 66 KZAZ-ve në vend, Ristani tha se ka përfunduar kontrolli për Qarkun e Korçës dhe Kukësit, dhe pritet që shumë shpejt të kontrollohen dhe miratohen dhe tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve të tjera. Për herë të parë në numërimin e votave u përdor një teknologji elektronike, që sipas Ristanit, ka rritur transparencën dhe saktësinë. Sipas rezultatit zyrtar paraprak, shënohet një pjesëmarrje në zgjedhje e 1.554.430 shtetasve ose në total 50% e numrit të përgjithshëm të tyre. Përqindja më e lartë e votuesve është regjistruar në Qarkun e Kukësit me 59.07% dhe më e ulëta në Qarkun e Vlorës me 39.22%
Meta pranon ftesën për koalicion
Pas ftesës publike që i bëri lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, atij të LSI-së, Ilir Meta iu përgjigj pozitivisht ftesës së Berishës për koalicion qeverisës. Lideri i Lëvizjes Socialiste bëri të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp ku sqaroi për opinionin se vendimi është marrë pas konsultave me aktorë vendas dhe të huaj. “Është zgjidhja më e vështirë që më duhet të bej si politikan dhe si lider në dy dekada por nuk ka rrugë tjetër dhe ky është i vetmi vendim që i shërben vendit”, tha Meta. Sipas kryetarit të LSI-së kushti i vetëm për formimin e qeverisë me demokratët janë reformat në dobi të integrimit të vendit në BE. Meta theksoi se para dhe pas zgjedhjeve LSI ka bërë përpjekje për koalicion me socialistët për të shkuar në zgjedhje të bashkuar, por këto përpjekje nuk janë marrë parasysh nga PS dhe lideri i saj. Meta nënvizoi se në kushte të tilla është e pamundur një marrëveshje me Ramën pasi sipas tij kjo do të prodhonte vetëm krizë, çka nuk do të ishte në interes të vendit.
Duke folur sërish për bashkëpunimin me demokratët kreu i LSI tha se marrëveshja do të jetë transparente, dhe jo si ajo e natës së 21 prillit, kur u ndryshua kodi zgjedhor.
Berisha: Ky është koalicion integrimi
Ndërkaq në një deklaratë të mëparshme për shtyp, lideri demokrat Berisha bëri publikisht ftesën ndaj LSI për të krijuar qeverinë e re shqiptare të cilën Berisha e quajti “qeveri e integrimit të vendit në BE”. “Nga partitë me të cilat programet tona janë të afërta është LSI që ka si pikë të parë integrimin në BE. LSI ka në programin e saj punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë. Në fakt kjo parti siç e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjor, i një trysnie jodemokratike. I pyetur për bashkëpunimin me Partinë Republikane, Berisha tha se bashkëpunimi me këtë parti është para dhe paszgjedhor. Pyetjes për termat e koalicionit me LSI, lideri demokrat iu përgjigj se ato do të negociohen, por theksoi sërish se “bazat programore për koalicion ekzistojnë plotësisht”. I pyetur gjithashtu se nëse është i gatshëm t’i lërë kolltukun e kryeministrit liderit të LSI-së Ilir Meta, Berisha iu përgjigj: “Ky koalicion nuk është koalicion pazaresh karrigesh, por koalicion integrimi”.
Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
"Aleanca e Ndryshimit" 770.089 vota ose 46.69%
"Poli i Lirisë" 27.493 vota ose 1.82%
"Aleanca Socialiste për Integrim" 83.767 vota ose 5.56%
"Bashkimi për Ndryshim" 683.136 vota ose 45.36%
Rezultati i subjekteve i përkthyer në mandate paraqitet i tillë:
"Aleanca e Ndryshimit" 71 mandate në Parlament
"Aleanca Socialiste për Integrim" 4 mandate në Parlament
"Bashkimi për Ndryshim" 65 mandate në Parlament
Ndarja e mandateve sipas qarqeve paraqitet e tillë:
1. Qarku Berat - "Aleanca e Ndryshimit" 3, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, "Bashkimi për Ndryshim" 4
2. Qarku Dibër - "Aleanca e Ndryshimit" 4, "Bashkimi për Ndryshim" 2
3. Qarku Durrës - "Aleanca e Ndryshimit" 7, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, Bashkimi për Ndryshim" 5
4. Qarku Elbasan - "Aleanca për Ndryshim" 7, "Bashkimi për Ndryshim" 7
5. Qarku Fier - "Aleanca e Ndryshimit" 7, "Aleanca Socialiste për Integrim 1", "Bashkimi për Ndryshim" 8
6. Qarku Gjirokastër - "Aleanca e Ndryshimit" 2, 'Bashkimi për Ndryshim" 3
7. Qarku Korçë - "Aleanca e Ndryshimit" 6, "Bashkimi për Ndryshim" 6
8. Qarku Kukës - "Aleanca e Ndryshimit" 3, "Bashkimi për Ndryshim" 1
9. Qarku Lezhë - "Aleanca e Ndryshimit" 4, "Bashkimi për Ndryshim" 3
10. Qarku Shkodër - "Aleanca e Ndryshimit" 7, "Bashkimi për Ndryshim" 4
11. Qarku Tiranë - "Aleanca e Ndryshimit" 16, "Aleanca Socialiste për Integrim" 1, "Bashkimi për Ndryshim" 15
12. Qarku Vlorë - "Aleanca e ndryshimit" 5, "Bashkimi për Ndryshim" 7,

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milioneri Hashim Thaçi blen Kosovën dhe mandatin e tretë si Kryeministër
» Ali Berisha preferon Ramushin kryeministër e Thaçin kryetar të Kosovës
» Buxheti për asistencë sociale i njëjtë edhe vitin e ardhshëm
» Edhe këso shkrime më dergon Albnow:Које је Ваше одредиште zoti Berisha? - Ku shkon z. Berisha ?
» Braçe: Korrupsionin e Imamit e di edhe Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi