Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit

Shko poshtë

Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit Empty Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 22, 2011 9:28 pm

Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit

Nga Maxhun SMAJLI

Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit Maxhun_smajli
Mikut tim që vuan nga dhimbje të vazhdueshme

Maxhun Smajli:Shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit P1010441u

Maxun Smajli dhe Agim Gashi


Agimi që në moshën e tij rinore u vu në rrugën e ndërgjegjes duke u shtrirë në shtratin e vuajtjeve të pafund. Ngriti krye kundër pushtuesit serb dhe sistemit komunist që mbante shqiptarët në errësirën e shtypjes.


Të dashur lexues, përmes këti shkrimi, përpiqem ta shpërndaj mjegullën nga shpirti i trazuar i Agim Gashit, i cili me një breng përvëlonjëse bashkë me lavdinë e dikurshme digjet në mjegullën mëngjesore të kohës së tashme. Që në moshën e tij rinore, Agimi u vu në rrugën e ndërgjegjës duke u shtrirë në shtratin e vuajtjeve të pafund. Ngriti krye kunder pushtuesit serb dhe sistemit komunist që mbante shqiptarët në errësirën e shtypjes. Mirëpo, këto veprime i përkasin të kaluarës. Të sotmës i përket një realitet tjetër. Në banesën e tij mbretëron pamja e humbjes dhe zbrastësisë. Tek Agimi mungon qetësia shpirtërore. Tek ky njeri me mendime të heshtura, dhimbja dhe tendosja emocionale rritet. Shtrinë dorën dhe kërkon njerëzorën, dashurinë dhe miqësinë, kërkon miq të dashur. Ata që e njohin dhe e ndjejnë dhimbjen e tij. Ka nevojë për një fjalë të ngrohtë dhe në qoftëse ajo vjen nga fundi i dheut apo nga caku i pafund i hapsirës qiellore. Ka nevojë që ta kuptojnë shpirtin e tij që digjet.
Është shumë veshtirë të shohësh mikun tënd të vuaj nga dhimbje të vazhdueshme. Mirëpo, në jetë ndjekë një rutinë stirike, ku ndryshimet të turbullojnë. Shpesh ndihesh i merzitur, në ankth dhe nganjëherë bie në deshpërim.
Thuajse të gjithë i ndjejmë presionet e jetës sot, ndjejmë se nuk jemi në gjendje të bëjmë atë që dëshirojmë. Andaj, nuk është e thënë të kesh ndonjë hall të madh që të deshpërohesh. Mirëpo, kur deshpërimi të mjegullon pikpamjen për jetën është mirë të përpiqesh t’i hedhësh mendimet e tua në letër. Të shkruarit të ndihmon të organizosh rremujën që të është mbledhur në kokë nga deshpërimi.
Pra, këtë gjëndje shpirtërore mund ta sfidosh me fuqinë e mendjes, me angazhimin intelektual dhe me disiplinimin e nervave, si rrugë e sigurtë dalëse nga realiteti kohor, në qendër të së cilës nuk je i vetëm.
Dhe, për fund miku im, ju jeni poet dhe këngëtar realist, e ky realitet është torturë për shpirtin e juaj delikat. Mirëpo, përfshirja në librat tanë e këtij realiteti bënë që letërsia t’i përgjigjet jetës sonë, ku ndodhin përditë gjëra të quditshme. Kryesorja në letërsi është të pasqyrohen marrëdheniet njerëzore në të gjitha dimensionet që shkenca nuk i rrok dot.




Bota Sot
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=144944
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi